Gabriel Soto Borja-Díaz është një aktor meksikan, lindur me 17 prill 1975Meksiko.

Filloi si model kur ishte 18 vjeç, dhe në 1996 mori pjesë në Mister Bota, në Stamboll, Turqi. Në 1997 merr pjesë në grupin muzikor Kajro me Eduardo Verástegui. Në disk gjenden : Libres y Pasiones.

Ka luajtur në shumë telenovela, madje kur filloi në fillim, ai u kritikua shumë, si aktor pa eksperiencë.

Telenovela e parë ishte Mi querida Isabel dhe vijuan Alma rebelde, Mi destino eres tú, Carita de ángel, etj ; duke arritur në telenovelën Amigas y rivales me producent Emilio Larrosa, duke luajtur të shëmtuarin Ulise.

Në 2003 merr pjesë në Las vías del amor me të njëjtin producent me Aracely Arámbula dhe Jorge Salinas.

Në 2004 në Mujer de madera, prodhim i Emilio Larrosa, bëri që ai të luaj rol kryesor bashkë me Edith González, që më vonë u ndërrua nga Ana Patricia Rojo, bashkë me Jaime Camil dhe María Sorté. Vitin tjetër ikën në Los Ángeles ku mori pjese në një film në kinema, dhe më pas prapë në Meksiko, për programin "Bailando por un sueño".

Në 2006, kthehet në telenovela si protagonist tek La verdad oculta - Sekreti, bashkë me Galilea Montijo, Alejandra Bárros dhe Eduardo Yañez, i cili kthehet pas shumë kohësh në telenovela.

Në 2007, Gabriel lë Emilio Larrosa dhe bëhet protagonist i Alfredo Schwarz, Bajo las riendas del amor - Tradhetia, version i ri i Cuando llega el amor.

Në 2008, luan në Querida enemiga bashkë me Ana Layevska, Jorge Aravena dhe María Rubio.

Në 2009, pati birin e tij të parë, dhe do luaj në Sortilegio, prodhim i Carla Estrada, i cili luan rolin e të keqit.

Filmat Redakto