Galaktikat Lokale
Shumica e galaktikave formojnë grupe që mbahen së bashku me anë të gravitetit. Disa grupe me të vërtetë janë shumë të mëdhaja, p.sh. grupet në galaktikën Virgo dhe yllnaja “Flokët e Berenisës” paraqesin mijëra galaktika që janë larg rreth 20 milionë vite drite. Ekzistojnë grupe galaktike më të vogla, një shembull është galaktika jonë - Rruga e Qumshtit. Ky grup, i quajtur Grupi Lokal, përfshin rreth 30 galaktika të larguara rreth 5 milionë vite dritë. Galaktikat më të njohura janë: Rruga e Qumshtit, Andromeda, si dhe galaktika M33 në yllësinë Triangulum (Trekëndëshe). Vetë grupet formojnë grupe më pak të dendura, të quajtura supergrupe. Këto të fundit janë objektet më të mëdhaja në Gjithësi, të larg nga njëri tjetri mbi qindra miliona vite dritë. Grupi Lokal është pjesë e Supergrupit Lokal, në mesin e të cilt është vendosur në grupin e yllnajës Virgo.
Galaktika të parregullta
RedaktoGalaktikat që nuk kanë formë të rregullt quhen “të çrregullta”. Një shembull është Mjegullira më e Vogël e Magelanit. Galaktikat e çrregullta janë shumë të vogla, shumë më të vogla se Rruga e Qumshtit, por përmbajnë sasi të madhe të gazrave prej të cilëve formohen yje të reja. Mjegullira më e Vogël e Magelanit është në mes galaktikave më të afërta të Rrugës së Qumështit, mund të shihet në Hemisferën Jugore.
Galaktika elipsoide
RedaktoGalaktikat elipsoide janë shumë pak në numër në Grupin e Galaktikave Lokale, dhe shihen shumë dobët. Një shembull është galaktika M87 prej Grupit Virgo. Është një top i madh i përbërë prej mijëra miliardëve yjeve të kuq të vjetër dhe disa nova. Yjet gjithmonë lëvizin në të njëjtin drejtim në një galaksi elipsoide.
Galaktika spirale të kryqëuara
RedaktoNGC1365, pjesë e grupit Fornaks është galaktikë spirale me “urë” të shkurtë e përbërë prej yjeve më të vjetra. Skajet (mbarimet) e urës përfaqësojnë krahë. Ajo spirale quhet urë. Ura rrotullohet sikur të jetë trup i ngurtë, sidoqoftë, është e përbërë prej miliona yjesh të ndara. Është e mundur që Rruga e Qumshtit të jetë asi lloj galaktike.
Statistika
RedaktoEmri i galaktikës | Distanca (vite drite) | Diametri (vite drite) | Ndriçimi (miliona Diej) | Forma |
---|---|---|---|---|
Hyjplimja | 0 | 100.000 | 15 000 | Spirale |
Mjegullira më Madhe e Magelanit | 170 000 | 30 000 | 2 000 | Spirale e çrregullt |
Mjegullira më Vogël e Magelanit | 190 000 | 20 000 | 500 | E çrregullt |
Drako | 300 000 | 3 000 | 0.1 | Elipsoide |
Karina | 300 000 | 3 000 | 0.01 | Elipsoide |
Skulptori | 300 000 | 6 000 | 1 | Elipsoide |
Sekstans | 300 000 | 3 000 | 0.01 | Elipsoide |
Pasqyra Ursa | 300 000 | 2 000 | 0.1 | Elipsoide |
Fornaks | 500 000 | 6 000 | 12 | Elipsoide |
Luani I | 600 000 | 2 000 | 0.6 | Elipsoide |
Luani II | 600 000 | 2 000 | 0.4 | Elipsiode e çrregullt |
NGC 6822 | 1 800 000 | 15 000 | 90 | Elipsiode e çrregullt |
WLM | 2 000 000 | 6 000 | 90 | E çrregullt |
Andromeda | 2 200 000 | 150 000 | 40 000 | Spirale |
Andromeda I | 2 200 000 | 5 000 | 1 | Elipsoide |
Andromeda II | 2 200 000 | 5 000 | 1 | Elipsoide |
Andromeda III | 2 200 000 | 5 000 | 1 | Elipsoide |
M32 | 2 200 000 | 5 000 | 130 | Elipsoide |
NGC 147 | 2 200 000 | 8 000 | 50 | Elipsoide |
NGC 185 | 2 200 000 | 8 000 | 60 | Elipsoide |
NGC 205 | 2 200 000 | 11 000 | 160 | Elipsoide |
M33 | 2 400 000 | 40 000 | 5 000 | Spirale |
DDO 210 | 3 000 000 | 5 000 | 2 | E çrregullt |
Peshqit | 3 000 000 | 2 000 | 0.6 | E çrregullt |
Gr 8 | 4 000 000 | 1 500 | 2 | E çrregullt |
Shigjetar | 4 000 000 | 4 000 | 1 | E çrregullt |
Pegasus | 5 000 000 | 7 000 | 20 | E çrregullt |
Luani A | 5 000 000 | 7 000 | 20 | E çrregullt |