Gazmend Pallaska
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Gazmend Pallaska (i lindur më 24 shkurt 1955 në Prishtinë, Kosovë) ka qenë njëri ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë në Jugosllavinë e dikurshme. Tani vepron si avokat në Prishtinë.
Jeta
RedaktoGazmend Pallaska debutoi në vitin 1970 si këngëtar i shansoneve dhe shllagerëve. Katër herë (1974, 1976, 1982 dhe 1983) mori pjesë në Jugovizion (Jugovizija) (garën parakualifikuese jugosllave për në Evrovizion). Ai ishte një nga këngëtarët e rrallë shqiptarë që njiheshin edhe jashtë trojeve shqipfolëse të Jugosllavisë.
Krahas karrierës si këngëtar, ka studiuar edhe drejtësinë. Me iniciativën e tij u themelua "Lidhja e artistëve të estradës Kosovare", kryetar i së cilës ishte vet ai.