Gerrunium ishte një kështjellë ilire, në Dasaretia, në kufirin midis Ilirisë dhe Maqedonisë .

Legati Lucius Apusti, një oficer romak i dërguar nga Publius Sulpicius Galba Maximus për të shkatërruar territorin e Filipit V të Maqedonisë gjatë luftës kundër atij mbreti pushtoi dhe plaçkiti qytetin, sipas Tit Livit . Gerrunium (ndoshta Gertunium) është ndoshta i njëjti lokalitet me Gertus (Γερτοῦς), i pushtuar prej Skerdilaidit i cili ia mori Filipit dhee rikuperoi në vitin e dytë të luftës ndaj tij. Polybius përmend një lokalitet të ndryshëm, Gerus, i vendosur ndoshta pak më poshtë diku në afërsi të Antipatreias (Berat) duke ndjekur luginën e lumit Uzúmi, ndoshta në bashkimin me Devollin. [1]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Smith, William (red.). "Gerrunium". Dictionary of Greek and Roman Geography (1854) (në anglisht). Marrë më 17 korrik 2021.