Xhakomo Puçini
Giacomo Antonio Domenico Michele Secondo Maria Puccini (i njohur më mirë me emrin Xhakomo Puçini , lindi më 22 dhjetor 1858 - dhe vdiq më 29 nëntor 1924) mendohet si një nga kompozitorët më të mëdhenj operistikë të fundshekullit të 19 dhe të fillimshekullit të 20. Operat e tij më të njohura janë: La bohème, Toska, dhe Madama Butterfly të cilat janë ndër më të shfaqurat në repertorin standart.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/9/9b/GiacomoPuccini.jpg/200px-GiacomoPuccini.jpg)
Puçini shkroi 14 opera, dhe shumë këngë, të cilat janë shumë të njohura nga publiku mbarë botëror, veçanërisht aria Nessun dorma, nga Turandot e cila u këndua nga Luciano Pavarotti, në vitin 1990 me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili u zhvillua në Itali.
Jeta
RedaktoPuçini u lind në Luka , të Italisë në një familje me traditë të gjatë muzikore. Pas vdekjes së të atit Mikele Puçinit kur ai ishte vetëm pesë vjeç, ai u dërgua të studionte me xhaxhain e tij Fortunato Magi, i cili e mbante atë për një student të keq e të padisiplinuar. Më vonë, ai hyri si organist në kishë dhe mjeshtër kori, por ai nuk ishte ende i frymëzuar të bëhej kompozitor operash, gjersa pa një shfaqje të Aidës së Xhuzepe Verdit. Ai dhe një shok i tij bënë gati 21 km rrugë në këmbë për të shikuar një shfaqje në Piza.
Muzika
RedaktoVeprat
RedaktoShiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Enciklopedia Britanike: Xhakomo Puçini
- Stampa:ItQendra e studimeve Xhakomo Puçini
- Stampa:ItProjekti Puçini
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |