Gjelë Gjikola (lindur më 18 janar 1927) është një ish-e internuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Gjela, e bija e Gjetë Macaj, u internua bashkë me kunatën Mrikë Gjikola dhe vjehrrin, Gjin Gjikola, në vitin 1948, fillimisht në Burrel e më pas në Kampin e Tepelenës.[1]

Gjelë Gjikola fotografuar nga Loreta Cuka

Internimi

Redakto

Gjelë Gjikola u martua me Prengë Gjinin në moshën 20 vjeçare dhe jetuan së bashku për 4 vite.[2] Bashkëshorti i Gjelës, Preng Gjikola tentoi arratisjen nga vendi dhe u pushkatua në kufi, në 1948. Ata ishin mbështetës të Muharrem Bajraktarit, Abaz Kupit, Qazim Mulletit dhe shumë të tjerëve që u deklaruan hapur kundër regjimit të porsainstaluar. Dyqanet që i administronin prej vitesh ua mbyllën dhe u sekuestruan që në vitet e para pas Luftës. Preng Gjikola vendosi të dilte kundër regjimit të Enver Hoxhës, duke u arratisur bashkë me 60 burra të tjerë.[3]

Menjëherë në gusht të 1948 Gjela (asokohe lehonë me vajzën treditëshe, Dilën) u internua së bashku me kunatën Mrika fillimisht në Burrel, ku qëndruan katër muaj në hetuesi. Ky izolim në BUrrel mori fund kur burrat e tyre që kishin kaluar në Jugosllavi i kishin vrarë.[4] e më pas u dërguan në Kampin e Tepelenës, ku iu nënshtruan punës së detyruar.Në vitin 1951 Gjela humbet vajzën e saj 3 vjeçare për shkak të tifos dhe epidemisë së dizanterisë, si pasojë e mungesës së ushqimit, ngrohjes, higjienës dhe ilaçeve.[5] Kjo epidemi iu mori jetën dhe dhjetëra fëmijëve të tjerë. Gjikola e varrosi vetë pranë kampit fëmijën e larguar nga jeta dhe vijoi dënimin me punë të detyruar deri në fund të vitit 1952, kur u liruan dhe u kthye në Kurbnesh. Pas kthimit ajo punoi në kooperativë dhe miniera.[6]

Rigjetja e varreve

Redakto

Pas 55 vjetësh Gjela u rikthye së bashku me kunatën Mrika në Turan të Tepelenës ku arritën të rigjenin varret e vajzave të mitura. Pas një procesi të gjatë, rehabilitues, të mbështetur nga të tretë, u arrit identifikimi, gjetja dhe zhvarrosja e vajzave më 13 qershor të 2006 dhe rivarrimi në Selitë të Mirditës.[7] Të dyja nënat arritën të zhvillonin një ceremoni mortore për të përkujtuat fëmijët e larguar nga jeta në Kampin e Tepelenës, duke i sistemuar në dy arkivole të vegjël.[8][9][10]

Gjatë një dëshmie gojore në AIDSSH, në kuadër të projektit “Edhe muret kanë veshë”, Gjela tregon: “Nuk mund të vdisnim pa gjetur eshtrat e dy vogëlusheve që na vdiqën në internim. Për shumë kohë kemi menduar gjatë nëse do të mund të shkonim pikërisht në atë vend, i cili është shumë larg nga Mirdita. Por më në fund ndodhi. Së bashku me të afërmit e mi dhe me ndihmën e Komunës së Kurbneshit, ne dy kunatat mundëm të mbërrinim në atë vend. E gjithë zona kishte ndryshuar, madje dhe lapidari që e kishim piketuar si shenjë, nuk ekzistonte. Por ama vendin e kujtuam dhe e njohëm. Iu referuam shenjave të tjera, por mbi të gjitha instiktit të nënës. Pas disa gërmimeve u bë e mundur gjetja e eshtrave të fëmijëve të varrosur para 55 vjetëve”.

Dekorimi

Redakto

Në 23 gusht 2018 Gjelë Gjikola u dekorua me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta. Ky titull iu dha në shenjë nderimi e respekti, e me mirënjohje të veçantë për vuajtjet e sakrificat në kampet e internimit.[11]

Referime

Redakto
  1. ^ http://www.shqiperia.com/blog/gjele-gjikola-mes-6-mije-te-uriturve-ne-kampin-e-tepelenes-vajza-3-vjec-me-vdiq-tu-lyp-uje/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 22 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://kujto.al/gjele-gjikola-ne-kampin-e-tepelenes-lashe-shpirtin/
  4. ^ http://www.observatorikujteses.al/gjele-gjikola-ne-kampin-e-tepelenes-ku-me-vdiq-vajza-3-vjec/
  5. ^ http://shqiptarja.com/lajm/fatbardha-saraci-gjele-e-mrike-gjikola-pas-55-vjetesh-gjejne-eshtrat-e-femijeve-ne-tepelenw
  6. ^ http://www.radiandradi.com/gjela-gjikola-na-vdiqen-foshnjat-kerkimi-i-eshtrave-pas-55-vjetesh-nga-fatbardha-saraci-mulleti/
  7. ^ http://opinion.al/deklarata-komuniste-mbi-kampin-e-tepelenes-pas-55-vitesh-gjenden-trupat-e-dy-vajzave-mirditore-ne-turan-te-tepelenes/
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 22 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ http://madame.mapo.al/ja-ceshte-kujtesa-historike-gjele-gjikola-i-varrosem-vajzat-prane-nje-varri-monumental-te/[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  10. ^ https://www.voal.ch/rrefimi-trondites-gjele-gjikoles-foto-dhe-video-ne-kampin-e-tepelenes-ku-vdiq-vajza-3-vjece-nga-admirina-peci/
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2018. Marrë më 30 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)