Gjeneralizimi do të thotë qasje e përgjithësimit, përkatësisht qasje e kuptimit, me të cilën nga një kuptim i veçantë kalohet në tjetrin, në përgjithësim (të përgjithësuar). Sipas këtyre qasjeve, mund të konstatohet se:

- problemi është çështje e ekzistimit të dukurisë dhe të lidhjeve, ndonëse shpeshherë gjeneralizimet janë të gabueshme,
- gjeneralizimet nuk japin gjithmonë vlerësime autentike (p.sh. automobilat i kanë katër rrotë, që është gjeneralizim, pasi që në rastet tjera mund t’i kenë tri, tetë ose maunat njëzetë rrotë, etj.)

Metoda e gjeneralizimit është qasje e të kuptuarit të përgjithshmërisë, me çka një kuptim i veçantë vjen deri te përgjithësimi, gjeneralizimi. Në bazë të vrojtimeve të ndara, të veçanta, ekzekutohen, definohen përfundimet (konkluzionet) e përgjithshme, të cilat do të jenë reale vetëm në rastet kur mbështetjen e kanë në fakte të vërtetuara, të konfirmuara.[1]

Përgjithësimi (ose gjeneralizimi) është formulimi i koncepteve të përgjithshme nga disa shembuj të veçantë duke  abstraksuar vetitë e përbashkëta. Përgjithësimet paraqesin ekzistencën e një domeni ose grupi elementesh, me një ose më shumë karakteristika të përbashkëta që dalin nga këto elemente (duke krijuar kështu një model konceptual). Si të tilla, ato janë baza esenciale e të gjitha konkluzioneve të vlefshme deduktive. Procesi i verifikimit është i nevojshëm për të përcaktuar nëse një përgjithësim është i vërtetë për çdo situatë të dhënë ose jo.

Për shembull, termi kafshët është një përgjithësim i termit zogu , sepse çdo zog është një kafshë, ndërsa ka kafshë të cilat nuk janë zogjë (qentë, për shembull).

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Ali Jakupi:Metodologjia e punës shkencore kërkimore, Ligjërata të autorizuara, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2005, fq. 28.