Metodologjia
Metodologjia (greqisht:μεθοδολογία) paraqet studimin sistematik, shkencor dhe profesional në një fushë të caktuar. Ajo përfshin analizën teorike të metodave dhe parimeve hulumtuese që lidhen me një degë të diturisë. Në mënyrë tipike, ajo përfshin koncepte të tilla si paradigma (mostra), modeli teorik, fazat, instrumentet dhe teknikat sasiore e cilësore.[1]
Përkufizimi
RedaktoNë të kaluarën metodologjia ka qenë përkufizuar si:
- "Analiza e parimeve, metodave, rregullave dhe postulateve hulumtuese të përdorura nga një disiplinë";
- "Studimi sistematik i metodave hulumtuese që janë, mund të jenë, ose janë zbatuar brenda një disipline të caktuar të njohjeve shkencore";
- "Studimi ose përshkrimi i metodave hulumtuese".[2]
Metodologjia ofron një mbështetje teorike për të kuptuar se cila metodë, grup metodash ose praktikash më të mira mund të aplikohen në rastin konkret, për shembull, për të llogaritur një rezultat specifik.
Ndarja e metodologjisë
Redakto- Metodologji e përgjithshme
- Metodologji e veçantë (Metodologjia e sociologjisë, psikologjisë etj.)
- Metodologji specifike (Metodologjia e psikometrisë, didaktikës, etj.)
Metodat hulumtuese
RedaktoKërkimet shkencore
RedaktoQasjet metodologjike
RedaktoEkzistojnë dy qasje kryesore metodologjike:
- Qasja kualitative
- Qasja kuantitative
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Irny, S.I. and Rose, A.A. (2005) “Designing a Strategic Information Systems Planning Methodology for Malaysian Institutes of Higher Learning (isp- ipta), Issues in Information System, Volume VI, No. 1, 2005.
- ^ Baskerville, R. (1991). "Risk Analysis as a Source of Professional Knowledge". Computers & Security (në anglisht). 10 (8): 749–764.
- ^ LIGJIN PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE - SHKENCORE Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 29 shtator 2007 tek Wayback Machine