Induksioni (i kundërt me deduksionin )[1] ashtu si edhe metoda induktive në këtë rast shkon nga ajo që është e përveçme dhe e veçantë duke arritur në atë që është e përgjithshme.

Për shembull:

- "Toka është planet".

- "Toka bën pjesë në sistemin diellor".

kurse konkludimi sipas induksionit

- "Planetet janë pjesë të sistemit diellor".

Metoda induktive është mënyrë e zbatimit të konkluzioneve sistematike, ku në mbështetje të fakteve të ndara dhe të posaçme vie deri te konkluzioni për gjykim të përgjithshëm, nga vrojtimi i rasteve konkrete të veçuara, si dhe të fakteve arrihet deri te konkluzionet e përgjithshme. Mënyra induktive e të konkluduarit ka rëndësi të madhe në shkencë, sepse me këtë mundësohet që nga njohuritë dhe faktet e veçanta, vjen deri te përgjithësimi dhe formësimi i ligjshmërive, përkatësisht deri te dituritë për fakte dhe ligjshmëri të reja.

Shumë fjalorë e përcaktojnë arsyetimin induktiv si derivim i parimeve të përgjithshme nga vëzhgimet specifike, edhe pse disa burime nuk pajtohen me këtë qasje.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Copi, I. M.; Cohen, C.; Flage, D. E. (2007). Essentials of Logic (bot. Second). Upper Saddle River, NJ: Pearson Education. ISBN 978-0-13-238034-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Deductive and Inductive Arguments, Some dictionaries define "deduction" as reasoning from the general to specific and "induction" as reasoning from the specific to the general. While this usage is still sometimes found even in philosophical and mathematical contexts, for the most part, it is outdated. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto