Konkretizimi është një metodë sintetike e hulumtimit shkencor e cila bazohet në operacione dhe procedura të kundërta me abstraksionin. Kjo nënkupton lëvizjen e proceseve mendore dhe njohëse nga ajo që është e përgjithshme drejt asaj që është e veçantë dhe individuale, pra nga abstraksioni drejtë konkretizimit.

Konkretizimi mund të jetë si më poshtë:

  1. Kuptimi i bashkimit (të qartësuarit): e përgjithshme – abstrakte në të veçantën dhe individualen.
  2. Kuptimi i bashkimit (të qartësuarit): – uniteti i të veçantës abstrakte me të përgjithshmen në çdo lëndë ose dukuri.

Konkretizimi, si qasje e veçantë metodike, faktikisht është sinteza e të përgjithshmes abstrakte me të veçantën dhe individualen ose abstraksionit të veçantë me të përgjithshmen. Abstraksioni dhe konkretizimi më së shpeshti në punën shkencore kërkimore zbatohen si qasje të ndërlidhura në mes veti.[1]

Shih edhe 

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Ali Jakupi:Metodologjia e punës shkencore kërkimore, Ligjërata të autorizuara, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2005, fq. 27.