Gjeografia e Francës
Franca ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në gjirin e Biskajt (ang.Biscay) dhe kanalin anglezë (ang. English Channel), në mes të Belgjikës dhe Spanjës në juglindje të Britanisë Madhe dhe me dalje në detin Mesdhe në mes të Italisë dhe Spanjës. Sipërfaqja e përgjithshme e Francës është 547,030 km2 duke lënë anash viset tjera nën administrimin e saj, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 2 00 L dhe 551,600 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,400 km 2 ujë.
BRITANIA E
MADHE BELGJ.
HOLANDA
GJERMANIA
LUKSEMBURGU
AUSTRIA
ZVICRA
ITALIA
MONAKO
ANDORA
S P A N J A
Korsika
(FR)
|
redaktoni hartën |
Vija bregdetare e Francës është 3,427 km e gjatë dhe vija kufitare tokësore është 2,889 km që e ndajnë atë nga Belgjika (620 km), Luksemburgu (73 km), Gjermania (451 km), Zvicra (573 km), Italia (488 km), Monako (4.4 km), Spanja (623 km) dhe Andora (56.6 km).
Klima e Francës në përgjithësi është me dimër të ftohtë dhe verë të butë por kjo nuk vlen për viset ë bregdetin e Mesdheut ku dimëni është i butë dhe vera e nxehtë.
Pjesa më e madhe e relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta, pjesa tjetër jugore përshkruhet nga Pirinjtë dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin përgjatë lumit Rëne (ang. Rohne) (-2m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 4,807 metrave në qafën malore Mont Blank (ang. Mont Blanc).
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, hekuri, boksiti, zinku, uraniumi, gipsi, pylltaria dhe peshkimi.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Francës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |