Gjeografia e Lihtenshtajnit
Lihtenshtajni ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në mes të Austrisë dhe Zvicrës. Sipërfaqja e përgjithshme e Lihtenshtajnit është 160 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 16 V, 9 32 L, përndryshe është vend kontinental dhe nuk ka dalje në ujra.
redaktoni hartën |
Vija kufitare e Lihtenshtajnit është 76 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Austria (34.9 km) dhe Zvicra (41.1 km).
Klima e Lihtenshtajnit është klimë kontinentale e ftohtë, me dimër të vranët e me reshje bore e shiu, me verë të vranët e të lagësht.
Pjesa më e madhe e relievit është terren me bjeshkë (Alpet) përreth luginave të lumenjve . Pika më e ultë e relievit gjendet në vendin e quajtur Rugeler Rit (ang.:Ruggeller Riet) (430m, në pjesën veriore) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,599 metrave në vendin e quajtur maja e hirtë (ang.:Grauspitz) në pjesën jugore të vendit në kufi me Zvicrën.
Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: prurja e ujit si dhe toka e punueshme.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Lihtenshtajnit është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |