Norvegjia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Verior dhe pjesën veriore të Atlantikut, në perëndim të Suedisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307,860 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 16,360 km 2 ujë.

S U E D I A
FINLANDA
RUS.
ESTONIA
Hamerfest
redaktoni hartën

Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km) , ishujt e vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri tokësorë është 2,551 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Rusia (196 km), Finlanda (736 km) dhe Suedia (1,619 km).

Klima e Norvegjisë është klimë bregdetare oqeanike përgjatë bregdetit dhe kryesisht e ftohtë dhe e lagësht si në dimër dhe në verë.

Pjesa më e madhe e relievit të Norvegjisë është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët që formon liqene të shumta. Pjesa veriore është e ngrirë gjatë gjithë vitit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të oqeanit ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,469 metrave në një vend të quajtur Galdëhopingen ( ang.:Galdhopiggen).

Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, gazi natyrorë, hekuri, bakri, plumbi, zinku, titani, nikeli, peshkimi, pylltaria si dhe prurja e ujit.