Gjeografia e Çadit
Çadi ndodhet në Afrikën qendrore, në jug të Libisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Çadit është 1,284,000 km2, nga e cila 24,800 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 19 00 L.
L I B I A SUDANI REPUBLIKA QENDRORE AFRIKANE Rep. Dem. KONGO KAMER. NIG. NIGERI 3.5 Liq. Çad |
redaktoni hartën |
Çadi ka një vijë kufitare tokësore 5,968 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Kameruni 1,094 km, Republika Qendrore Afrikane 1,197 km, Libia 1,055 km, Nigeri 1,175 km, Nigeria 87 km, Sudani 1,360 km
Çadi ka klimë tropike në jug ndërsa në veri klimë shkretëtire.
Relievi i Çadit është i gjerë e i gjorë, në pjesën qendrore terren i rrafshët me lumenj të paktë, që në pjesën veriore kalon në shkretëtirë e në pjesën veriperëndimore fillon të ngrihet në teren malorë, pjesa jugore përshkohet nga tereni i ulët. Pika më e ultë e relievit është 160m në vendin e quajtur Xhurab Depresion (ang.:Djourab Depression) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,415 metrave në "Emi Kousi" (ang.:Emi Koussi), në veri të pjesës qendrore të vendit.
Si pasurit natyrore të Çadit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Urani (U), Kaolinit , natron lloj minerali nga natriumi (Na) dhe Peshkimi në liqenin Çad . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.86% e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |