Gjergj Vlashi (Durrës, 18 korrik 1928 - 4 tetor 2020) ka qenë regjisor, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar. Ka qenë për disa vite si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ka marrë pjesë me trupën e Durrësit në shumë festivale, duke fituar disa çmime të para. Gjithashtu ai është autor i librit "Si vihet në skenë një shfaqje estradë" dhe i shumë artikujve e studimeve për estradën dhe teatrin. Krahas punës si regjisor ka zhvilluar një veprimtari të dendur letrare, si shkrimtar dhe përkthyes. Është nderuar nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me Urdhërin “Nderi i Kombit”.

BiografiaRedakto

Gjergj Vlashi ka lindur në Durrës më 18 korrik të vitit 1928. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në qytetin e tij të lindjes dhe në Itali.. Që në moshe të re është marrë me teatrín amator dhe debutoi në disa shfaqje si "Nën gështenjat e Pragës', "Prefekti", "Çani hoxhë", etj. Më 1953 është emëruar regjisor në klubin detar “Mujo Ulqinaku”.

Pas shërbimit ushtarak punoi si regjisor ne klubin e portit detar, më 1957 caktohet regjisor i shtëpisë së kulturës dhe më 5 maj 1960, kur krijohet estrada profesioniste, emërohet regjisor i saj dhe punon me atë trupë deri në vitin 1990 kur del në pension.

Në karrierën e tij të gjatë, ka vënë në skenë mbi 100 premiera, kryesisht me trupën e Durrësit. Perveç saj, ka punuar dhe me trupat e Tiranës, Shkodrës, Korçës, Lushnjes, Pogradecit, Estradës së Ushtarit etj. Ka vënë në skenë dy premiera me studentët e Artit Dramatik të Akademisë së Arteve ku ka qenë disa vite pedagog i jashtëm.

Ka marrë pjesé në shumë festivale estradash dhe ka fituar shumë herë çmime me trupën dhe duke zéné vendin e parë si regjisor. Ndër çfaqet e tij më të mira mund të përmendim, “Kush e ka rradhën”, “Me kamxhikun e satirës” (me krijimtarinë e Fan Nolit), “Album satirik” (me krijimtarinë e Ismail Kadaresë), “Sofra ballkanike” etj.

Në vitin 2000 ftohet në festivalin e Kajros pér të mbajtur temën “Regjisura në Shekullin e Njëzetë” dhe për të marë pjesë në Festivalin Eksperimental egjiptjan.

Në vitin 2002 ftohet në Festivalin “Buzeqeshjet e Europës” në qytetin verior italian te Civilidade të Friulit ku, një trupë italiane, shfaq komedinë e tij “Xhaketa”

Si shkrimtar ka botuar 17 libra; gjashtë romane, tetë vëllime me tregime dhe katër libra për fémijë. Ka shkruar disa skenarë filmash. Zotëron shtaté gjuhë të huaja dhe është marrë edhe me pérkthime duke botuar libra të Kafkës, Buxatit, Saramagos, A. Kristit, dramën e Aleksandër Moisiut “I burgosuri”, dy antologji – njërën té tregimit hispanoamerikan dhe tjetrën të tregimit austriak të shekullit të njëzetë - si dhe dy drama të Pirandelos.

Megjithëse në moshë té shtyrë vijon të merret me puné krijuese. Trupa e Teatrit të Durrësit ka shfaqur komedinë “Dy vëllezër e gjysëm”, kurse Teatri i Kukullave pjesën pér fëmijé “Zemërimi i komçave” me të cilën zuri vendin e parë në festivalin e Pogradecit në vitin 2007.

Është i martuar me Shpresa Velajn, mësuese, dhe kanë dy djem, Zefin i cili është piktor dhe jeton në SHBA kurse tjetri, Floriani, është violinist në “Orquesta Sinfónica de Galicia” (Spanjë) dhe drejton “Grupo Instrumental Siglo XX”.

BotimeRedakto

- Romane

Njeriu i netëve të vjeshtës

Damian P.

Ai, ajo dhe vdekja

I ngujuari dhe hija

Udhetimi yt mbyllet me klithma

Kulla e Zhabinëve

- Vëllime me tregime

Pesë dritaret

Muzikë nate

Të shtunën pasdite

Netë të ftohta në bregdet

Tregimi i ëndërruar

Tregime të zgjedhura

Bonsai me tregime I

Bonsai me tregime II

- Letërsi për fëmijë

Dhjeté pa dy

Lokomotiva e vogël

Një ditë e gjatë vere

Djemtë e zgalemit

- Teatër & Komedi

Dhoma Nr. 13

Komploti i grave

Dy véllezër e gjysëm

NderimeRedakto

1994 “Artist i Popullit”.

1994 Çmimin “Torra” si personalitet i vitit.

1999 “Nderi i Qytetit”

1999 “Njeriu i Shekullit për qytetin e Durrësit”

2006 çmimin nderues nga Biblioteka e Qytetit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit.

2008 “Qytetar Nderi i Durrësit”.

2012 "Mjeshtér i Madh" titull dhënë nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi,

2016 "Nderi i Kombit" titull dhënë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani

ReferimeRedakto