Gjuha artificiale

(Përcjellë nga Gjuha Artificiale)
This is the stable version, checked on 5 dhjetor 2017. 1 pending change awaits review.

Gjuha artificiale është një idiomë e krijuar nga një person ose një grup shumë i vogël njerëzish, të cilët me kalimin e kohës mund të zgjerojnë fjalorin dhe zhvillojnë gramatikën. Ndryshimi i vetëm me gjuhët normale është se artificialet nuk janë zhvilluar natyrshëm nga shoqëria.

Akti i krijimit i një gjuhe t tille quhet glossopoiesi, nga greqishtja glóssa = "gjuhe" e póiesis = "krijim. Autoret e gjuhëve artificiale quhen glossopoete për te theksuar aspektin krijues dhe artistik te kësaj praktike.

Disa gjuhe megjithëse sot mund te cilësohen si artificiale ato kane lindur nga shoqëri te caktuara por janë përdorur për te dhëna sekrete ose qëllime te fshehta.

Ndonjëherë ato cilësohen si "gjuhe te planifikuara" dhe shpesh here janë krijuar për te ndihmuar gjuhet ndërkombëtare. Disa njerëz qe flasin esperanton kane thëne : "Esperanto është gjuhe artificiale ashtu siç është makina një kall artificial".

Klasifikimi i gjuhëve artificiale

Redakto

Klasifikimi i gjuhëve artificiale sipas qëllimit te krijimit :

  • Gjuhe ndihmese : ato qe janë projektuar për komunikim ndërkombëtar ;
  • Gjuhe artistike : ato qe kane lindur për shkaqe dialektore ;
  • Gjuhe Logjike : ato qe janë projektuar për eksperimentime ne fushat filozofike dhe logjike.

Gjuhet artificial mund lindin nga hici ose te jene derivat i një gjuhe tjetër. Ne ato te tipit te pare, fjalori dhe gramatika janë te shpikura nga autori ndërsa ne ato te tipit te dyte fjalori dhe struktura gramatikore janë krijuar duke u mbeshtur ne një ose me shume gjuhe natyrale.

Gjuhe artificiale dhe gjuhe natyrale

Redakto

Mbetet i pamohueshëm fakti se gjuhet kane te njëjtat mundësi, te njëjtin funksion dhe kane nevoje për një fjalor dhe një gramatike. Çdo gjuhe duhet te jete e përthyeshme.

Ndryshimi midis gjuhëve natyrale dhe atyre artificiale qëndron ne faktin se te parat janë zhvilluar dhe asimiluar ne kohe nga njerëzit ndërsa artificialet janë krijuar nga një rreth me i vogël individësh dhe nuk përdoren ne mase megjithatë ekzistojnë raste njerëzish te cilët e kane te lindur një gjuhe te tille. Kjo pasi ata e kane mësuar atë gjate fëmijërisë. Esperanto flitet nga 2000 persona te cilët e kane gjuhe te lindur megjithëse artificiale.

Një anëtar i Institutit te gjuhës klingon, d'Armond Speers u përpoq te edukonte te birin me gjuhen klingon, por pas dy vjetësh filloi te haste veshtiresitë e para pasi fjalori i gjuhës klingon ishte shume i kufizuar dhe kishta mungesa shume te mëdha ndera fjale si "tavoline" apo "shishe" nuk ekzistonin.

Eksperimenti i tij dështoi ne disa drejtime megjithëse djali fliste gjuhen rrjedhshëm. Nëse krijimi i një gjuhe prek vetëm nivelin leksikor atëhere nuk behet fjale për gjuhe artificiale por për zhargon (l'larO francez ose slang-u anglez).

Hipoteza Sapir-Whorf, flet për relativitetin ne gjuhe, sipas te cilit një gjuhe mund te zgjeroje ose te kufizoje menyrën tone te te menduarit.

Sipas kësaj hipoteze, një gjuhe "me e mire", e ndërtuar dhe e përsosur artificialisht, i mundëson folësit saj te arrije një nivel me te larte inteligjence, ose te kuptoje një numër me te madh mënyrash te menduari.

Se sa i vlefshëm është ky pohim do te tregoje koha... cila gjuhë është me e sakt.

Gjeneza dhe zhvillimi i gjuhëve artificiale

Redakto

Për te pasur një gjuhe artificiale është e mundur te gjesh momentin e publikimit dhe krijuesin te saj i cili përcakton formën e sistemit (fonologji, morfologji ose sintakse). Pas publikimit fillon procesi i natyralizimit te saj.

Ne gati 1000 projekte për krijim gjuhesh vetëm 10 ja kane dale mbanë, ndërsa vetëm esperanto ka arritur te flite ne me shume se një brezni. Për te natyralizuar një gjuhe nevoitet një mbështetje e madhe politiko-institucionale afatgjate dhe studimi i saj ne shkolle.

Nell'arco di una generazione si avranno parlanti nativi (L1). una lingua inventa del tutto naturalizzata condivide con le lingue storico-naturali tutte le proprietà fondamentali a eccezione della priorità storica del parlato. Një nga gjuhet artificiale jo ndihmës qe e ka kryer procesin e natyralizimit është hebraishtja moderne, qe është mbështetur shume ne hebraishten e vjetër biblik.

Nga gjermanizimi i saj rrjedh dhe gjuha yiddish, qe flitet nga hebrenjtë e Evropës Qendrore.

Motivimi i gjuhëve artificiale

Redakto

Motivimi për krijim e një gjuhe artificiale ka shume rendësi pasi askush nuk do ta bënte diçka te tilla pas arsye.

Shpesh për krijuesin gjuhe te tilla janë "për te shprehur vetveten", dhe marrin një kuptim te shenjte për autorin e tyre. Edhe “klingon”, duke qene se u krijua për disa pjese te serialit Star Trek për lindjen dhe zhvillimin e saj i jep shume merita këtij filmi. Një arsye tjetër është për te vendosur barazinë.

Krijohet një gjuhet artificiale për te vendosur komunikim midis dy individëve te cilët nuk kane asnjë gjuhe te përbashkët. Këtu theksohet edhe me shume funksioni ndihmës i knje gjuhe artificiale. Kur një gjuhe artificiale ndihmon, krijuesi i saj përpiqet te zgjeroje sa me shume rrethin e folësve te saj.

Është shume e mundshme qe me pas ky komunitet te krijoje institucione për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhes për te arritur deri ne procesin e burokratizimit te gjuhës artificiale. Aktualisht janë vetëm kater gjuhet qe kane arritur ne këtë stad : Esperanto, Ido, Interlingua dhe Volapyk.