Gjurmë në histori
Libri Gjurmë në histori, letërsi dokumentare, në të cilën përfshihen dokumenta dhe dëshmi nga jeta e Palok Traboinit si dhe pjesë nga shkrimet e tij botuar në shtypin shqiptar në vitet e luftës për pavarësi, u botua nga i biri Kolec Traboini pas hulumtimeve të gjata nëpër vite, në arkivat, bibliotekat dhe kujtesën e njerëzve, sepse nga babai tij i vdekur nuk kishte arritur te ruhej asnjë dokument, madje vete origjinali i poemës "Lufta e maleve" shkruar në Prizren në 1911 dhe botuar tashmë në këtë libër për herë të parë, ishte zhdukur dhe pak shpresa mbeteshin të gjendej. Libri ne mënyrë të dokumentuar përfshin veprimtarinë atdhetare të Palok Traboinit si një kryengritës e bashkëluftëtar i heroit Ded Gjo Luli, si mësues i gjuhës shqipe që në vitin 1908 e për katër dekada me rrallë, si publicist i shtypit të pavarësisë dhe poet, krijues i një poemë me rreth 1600 vargje mbi kryengritjen e Malësisë së Madhe në vitin 1911, dëshmi autentike të ngjarjeve me rendësi historike. Vlerën e librit e shtojnë edhe fotografitë origjinale të ruajtura me kujdes nga Fototeka "Marubi" Shkodër.