Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (shkurt: GjEDNj, anglisht: European Court of Human Rights, frëngjisht: Cour européenne des Droits de l'Homme) e njohur shpesh si Gjykata e Strasburgut është një gjykatë mbikombëtare ose ndërkombëtare me seli në StrasburgFrancës. Ajo është themeluar në vitin 1959, nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata dëgjon aplikime që pretendojnë se një shtet kontraktues ka shkelur një ose më shumë nga dispozitat e të drejtave të njeriut në lidhje me të drejtat civile dhe politike të përcaktuara në konventë si dhe protokollet e saj. Ajo përbëhet nga 46 gjyqtarë, që është i barabartë me numrin e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të cilët kanë ratifikuar Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Gjyqtarët e Gjykatës qëndrojnë në cilësinë personale dhe nuk përfaqësojnë shtetin që i ka emëruar.[1]

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Krijuar më: 1959
Autorizuar nga: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Vendodhja: Strasburg
Kryetar: Guido Raimondi
Nr. i anëtarëve: 47
Mandati i anëtarëve: 9 vjet
Faqja zyrtare: echr.coe.int
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Gjykata asistohet nga një Sekretar, që përbëhet kryesisht nga sekretarë ligorë (avokatë nga të gjitha shtetet anëtare), të cilët janë tërësisht të pavarur nga vendi i tyre i origjinës dhe nuk përfaqësojnë as ankuesit dhe as shtetin. Një aplikim mund të paraqitet nga një individ, një grup individësh ose nga një ose më shumë shtete tjera kontraktuese. Përveç gjykimeve, gjykata mund të nxjerrë edhe mendime këshilluese. Konventa u miratua në kontekstin e Këshillit të Evropës, dhe të gjitha 47 vendet anëtare të tij janë palë kontraktuese të konventës. .

Funksioni

Redakto

Detyra kryesore e Gjykatës së Strasburgut është interpretimi dhe zbatimi i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që të sigurojë që shtetet firmëtare të respektojnë të drejtat dhe garancitë e përcaktuara në Konventë. Ajo e realizon këtë duke shqyrtuar kërkesa të depozituara nga individët dhe, rallëherë, nga shtetet. Kur Gjykata zbulon shkelje të një ose më shumë nga të drejtat dhe garancitë e Konventës nga një shtet anëtar, Gjykata mund të nxjerrë vendime detyruese, që detyrojnë vendet që kanë të bëjnë me vendimin të pajtohen me të.[1]

Juridiksioni

Redakto

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka juridiksion në rast se kërkuesi ka qenë personalisht dhe drejtpërdrejtë viktimë e shkeljes së të drejtave dhe garancive të përcaktuara në Konventë apo Protokollet e saj. Shkelja duhet të jetë kryer nga një nga shtetet që kanë nënshkruar Konventën dhe kërkuesi duhet të ketë ezauruar shkallët e gjykimit në vendin ku kanë ndodhur shkeljet (zakonisht, kjo nënkupton ankimimin në gjykatën e duhur, e ndjekur nga apeli, dhe rekursi pranë Gjykatës së Lartë), përpara së të paraqesë kërkesë te Gjykata. Nga momenti i zbardhjes së vendimit të Gjykatës së lartë, kërkuesi ka gjashtë muaj për të paraqitur kërkesën, pasi me mbarimin e kësaj periudhe kërkesa nuk mund të pranohet nga Gjykata.[1]

Duhet vënë re që kërkuesi nuk duhet të jetë detyrimisht qytetar i njërit prej Shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, për t’iu drejtuar Strasbourgut. Shkelja për të cilin ngrihet kërkesa thjesht duhet të jetë kryer nga një prej shteteve që kanë nënshkruar Konventën brenda juridiksionit të tij, çka zakonisht nënkupton brenda territorit të shtetit.

Reformimi i Gjykatës

Redakto

Gjatë viteve të fundit, ka pasur disa përpjekje të pasukseshme për ta reformuar strukturën dhe procedurat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në mënyrë që të sigurohet një dhënje më efikase dhe e shpejtë e Drejtësisë.

Nevoja për reformë erdhi si pasojë e mbingarkimit me çështje për gjykim. Përshembull, numri i kërkesave të mbledhura në vitin 2003 ishte rreth 39,000, që përbën një rritje prej 115% krahasuar me vitin 1998 (18,164). Ky mbingarkim nënkupton që çështjet mund të kërkojnë vite për tu marrë në shqyrtim dhe për të marrë vendimin, madje edhe disa raste që përfshijnë padi për shkelje veçanërisht të rënda të të drejtave të njeriut.[1]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Burim i të dhënave

Redakto