Glaciologjia
Glaciologjia është shkencë që i takon shkencës se hidrologjisë, e cila ka për qëllim studimin e akullnajave, proceset e krijimit të tyre si dhe studimin e ndikimit të tyre në mjediset jetësorë. Fjala gleçer rrjedh nga latinishtja "glacies" që do të thotë akull ose acar. Glaciologjia është shkencë interdisiplinare e tokës e cila ndërthuret ngushtë me gjeologjinë, klimatologjinë, meteorologjinë, hidrologjinë, biologjinë dhe ekologjinë.