Gostia është tërësia e ushqimeve që nuk janë domosdo të nevojshme por që shtrohen përhirë të miqve si rend i fundit në tryezë.

Gosti thirret shpesh edhe drekat apo darkat e shtruara me ushqime jashtë normave të zakonshme shoqërore mirëpritëse përhirë të ndonjë gëzimi apo përhirë të miqve të veçuar. Këto darka apo dreka zakonisht si rend të fundit të shtresës së tryezës d.m.th si kurorëzimi të ushqimit kanë ëmbëlsira.

Në fjalorin e vjetër të gjuhës shqipe për gostinë thuhet se gostia është drekë a darkë me të gjitha të mirat, që shtrohet në raste gëzimi dhe ku marrin pjesë miq e të ftuar të tjerë[1] dhe gostia janë ushqime, sidomos ëmbëlsira, që çohen si dhuratë në një drekë a në një dark të shtruar gëzimi.[1]

Për të kuptuar shpjegimin e dytë duhet të dihet rrjedhat e organizimit të dasmave, organizimit të pa varrimit apo organizimit të festave të mëdha në të cilat organizatori (gostari) ndërmerr masat për ushqimet, pijet dhe muzikën. Përderisa në raste vdekje, të afërmit e familjes (farefisi) e ndihmon organizatorin me ushqime do mos do (tava, gjellëza, pite), në raste gëzimi këto ndihma të farefisit vijën si ëmbëlsira të përgatitura për gosti pas drekës a darkës.

Shiko dhe këtë

Redakto

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ a b FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE (Tiranë, 1980)