Grabovë e Sipërme
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Grabova është një fshat në komunën Shënepremte, rrethi i Gramshit, Qarku i Elbasanit, Shqipëri. Ndahet në dy pjesë, Grabova e Sipërme dhe Grabova e Poshtme.
Grabovë e Sipërme | |
---|---|
Komuna Shënepremte |
---|
Shënepremte (Lenie) · Bicaj · Grabovë e Poshtme · Grabovë e Sipërme · Kuratë · Valth |
redaktoni kutinë |
Historia e Grabovës
RedaktoGrabova ka qenë nje fshat mesjetar krijuar ne shekullin e dhjetë. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonë brenda një dite në shekujt XVII-XVIII. Në periudhën e Mesjetës fshati Grabovë e Sipërme (atëherë qytet me 12.000 banorë) ka qenë në lulëzim të plotë. Dëshmi të gjalla janë dhe sot, prania e tri urave me gurë, njëra prej tyre e periudhës antike si dhe Kisha e Shën Kollit, me ikona të vëllezerve Çetiri, të cilët ishin të lindur në Grabovë.
Braktisja e Grabovës ndër shekuj do të ishte më e keqe për zonën në vitet e diktaturës, kur banorët nuk mund të konservonin më zakonet dhe traditën e tyre, pasi kooperativa do t’i shfrytëzonte deri në pikën e fundit dhe të hollat nuk i mjaftonin as për t’u ushqyer.
Pozita Gjeografike
RedaktoGrabova ndodhet ne koordinatat 40° 47' 43" Veri, 20° 24' 31" Lindje. Ne kete fshat njohin vetem dy stinë, pranverën dhe dimrin. Grabova ndodhet në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit duke bërë pjesë në zonën me klimë mesdhetare malore. Temperaturat nga 4 deri në 12 gradë Celsius, regjistrohet si mesatare 17.4 gradë për muajin më të ngrohtë dhe -2.2 gradë për muajin më të ftohtë. Shumë afër Grabovës ndodhet Liqeni i Zi i shquar për efektin kurues nga përbërjet minerale në të. Pasuritë e Grabovës janë vlerësim i natyrës sipas banorëve të cilët kanë ditur të ruajnë gjithmonë identitetin e tyre dhe të zonës për të pritur të ardhmen e premtuar.
Eshte e rendesishme te theksohet qe Grabova e dikurshme ka qene pozicionuar ne ate qe sot quhet Grabova e Poshtme dhe kisha e saj ndodhej matane rrjedhes se lumit dhe quhet Shen e Premte (nga e cila mori dhe emrin Komuna e Lenies (Shënepremte)
Popullsia
RedaktoGrabova gjithmone ka qene e populluar nga Vllehët. Eshte e rendesishme te theksohet qe në Shqipëri njihen dy degëzime të vllehëve të ngulitur: frashëriotë dhe grabovarë.
Karakteristikat
RedaktoGrabova, ky emër shekullor përtej zonës malore të Gramshit vazhdon të turbullojë mendjet e njerëzve për misterin dhe fshehtësinë së bashku me thesaret arkeologjike që konservon. Një turist apo i interesuar për herë të parë do ta kishte të vështirë për faktin se për të shkuar në Grabovë rruga është e lodhshme, e pashtruar dhe shpesh një mundim. Por falë peizazheve dhe bukurisë së kësaj zone, vështirësitë janë të pandjeshme. Bukuritë janë të gjithanshme dhe më shumë të pa prekura nga njeriu.
Sapo shikon liqenin e Dushkut, mbushur me zambak uji, kupton se je larg realitetit të përditshëm dhe zhurmës mbytëse të qytetit. Më shumë freskinë e ndjen në verë ndërsa në dimër, dëborë, bardhësi, ndërsa magjia behet akoma më e bukur kur zbulon shtëpitë me gur, oxhakët shekullorë dhe ata njerëz që jetojnë një jetë të shëndetshme edhe pse gjatë kësaj periudhe janë plotësisht të izoluar nga civilizimi.
Shprehja e djeshmja dhe e sotmja, e hershmja dhe e tashmja janë ulur këmbëkryq në këtë zonë. Grabova e ka vitlindjen në shekujt e parë të njerëzimit duke u quajtur një ndër qytetërimet e hershme shqiptare. Grabovarët do të mbahen mend për mjeshtëritë e tyre në punimet me dru, përpunimin e bulmetit dhe të ndërtimeve. Kalaja shekullore me murin e gjerë karakteristik, sendet arkeologjike ku, tashmë shumica prej tyre mund të gjenden në Evropë, ndër gjërat e vjetra dhe me vlerë, e bëjnë zonën më të mistershme aq sa do të mendonim se ekziston edhe një qytet i nëndheshëm që shpesh banorët e quajnë Grabova e Poshtme.
Sendet arkeologjike si enë balte, vegla pune, maja heshtash dhe sidomos fragmentet e mureve të kalasë të ruajtura edhe sot dëshmojnë se Grabova nuk është thjeshtë një gojëdhënë.
Urat me harqe do të ishin një tjetër element i mjeshtërisë së grabovarëve. Nga tre urat hark të ndërtuara mbi përrenjtë e shumtë do të mbetej në këmbë edhe sot vetëm një prej tyre ajo mbi përroin e Sharrës që ka një hapësirë drite mbi 15 metra dhe është e ndërtuar me gurë të skalitur. Në mesin e qemerit nga ana e poshtme varej një kambanë e cila tundej kur frynte erë e fortë duke lajmëruar udhëtarët për rrezikun nga era e fortë.
Edhe pse te ruajtura per me teper se nje mije vjet tri nga shtate urat karakteristike te Graboves ne Rrethin e Gramshit rrezikojne te shemben. Te ndertuara pergjate degezimit te rruges se vjeter Egnatia qe shkon drejt Voskopojes rreth vitit 997 te mijevjecarit te sapo mbyllur urat e mbetura jo vetem mbartin mbi shpinen e tyre tere historine e Graboves por ceshte me e rendesishmja ato ende sot vazhdojne te sherbejne per kalimin e udhetareve dhe transportin e mallrave. Grabova si nje nder qendrat me kryesore te populluara pas Voskopojes i flet historise se re te ketij populli me kulturen dhe civilizimin bizantin e romak nepermjet nyjave lidhese te rruges se vjeter Egnatia njera nga deget e se ciles kalonte edhe ne Grabove drejt Shqipërise se Mesme dhe asaj Verilindore.
Por tradita në fushën e ndërtimit do të përbënte një ndër krenaritë e grabovarëve duke përmendur kishën e Shën Kollit me afresket dhe ikonostasin prej druri të gdhendur duke vazhduar me kambanoren që zë një pjesë të madhe të kishës. Por edhe kisha e Shën e Premtes ose e Shën Parashqevisë paraqet edhe njëherë numrin e madh të banorëve të dikurshëm.
Piktorët e familjes Çetiri, Gjergj Nikolla, Johani, Gjergji dhe Nikolla janë quajtur pinjollët e familjes së piktorëve që kanë gdhendur dhe pikturuar në shumë kisha të Shqipërisë së mesme dhe të jugut.
Sipas studjueses Llambrini Mitrushi,që ka studjuar kodikun (librin) e kishës së Shën Kozmait, ekzsitojnë të paktën dy letra të dërguara nga Ali Pashë Tepelena banorëve të zonës. Pashai i Janinës u bënte thirrje atyre të ndërtohej kisha me ndihma të mbledhura në popull. Ja teksti i letres se pare:
Letra e parë:"Juve rumë të nahijes së Beratit, myzeqarë dhe vllehe grabovarë, katunde dhe çifliqe. Ju lajmëroj se ja ku vura një epitrop që të më ndreqë manastirin e plakut Kozma; ndihmova dhe unë me aspra e të ndihmoni dhe ju si t'ju thotë dhespoti, me qëllim që të ndreqet ky manastir.Për ata që nuk do të japin ndihmën e tyre, do të më mbetet hatëri dhe pastaj dot'i paguajnë dyfish.Sikundër ju urdhëroj ashtu të bëni pas këtij vendimi
Në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe gjatë gjysmës së parë të shek. XIX zhvilluan veprimtarinë e tyre piktorët e familjes Çetiri nga Grabova. Krijimtaria e tyre shtrihet kryesisht në krahinën e Myzeqesë, në Vlorë, Berat, Fier e në Lushnjë ku shumë afreske dhe ikona mbajnë firmën e tyre, si në kishën e Shën Vlashit (Vlorë) më 1792, të Shën Kollit (Vanaj – Myzeqe) më 1795, në kishën e Shën Thanasit në Karavasta (më 1797) etj. Lanë një krijimtari mjaft të pasur dhe kanë realizuar qindra skena në mure e në ikona. Tematika dhe stili i këtyre ikonografëve janë të njëjtë me ato të vëllezërve korçarë Konstandin dhe Athanas Zografi, si edhe të Konstandin Shpatarakut
Shiko edhe
RedaktoBurimet
Redaktohttp://www.ancientfaces.com/surname/grabova-family-history/656552