Gradishta e Belshit
Gradishta e Belshit (apo Kalaja e Belshit) në krahinën e Dumre-së është një monument i trashëgimisë kulturore në Belsh, rrethi i Elbasanit, në qarkun e Elbasanit, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "", i miratuar me numër "586 e 4874 më 17.03.1948 e 23.09.1971".
Gradishta e Belshit | |
---|---|
Vendndodhja | Belsh, Elbasan, Elbasan, Shqipëri |
Organi drejtues | DRKK Elbasan |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 17.03.1948 e 23.09.1971 |
Nr. i referencës | EL030 |
Histori
RedaktoGradishta e Belshit mbante popullsi të fisit ilir të Parthinëve. Në Gradishtë është gjetur një varri princëror i një princi Ilir, i quajtur Princi i Belshit. Princi ishte varrosur me nderime të mëdha rreth viti 350 para Krishtit, me rreth 70 objekte arkeologjike, që sot gjenden të ekspozuara në muzeun historik të lashtësisë dhe antikitetit të landit të Austrisë së sipërme në Asparm. Gjithashtu, në Gradishtë nga germimet arkeologjike janë gjendur edhe shumë objekte të tjera balte, portrete të ndryshme në terrakotë si dhe enë për pije me figurën e Afëridtës etj. Faltorja e Afërditës ndodhej jo larg liqenit të Seferanit, në të cilin hidheshin enë, terrakota si dhurata për perëndinë në ushtrimin e kultit të saj. Qeramika me kokën e Afërditës zinte vend të vecantë në kultin e banorëve të qytetit ilir të Belshit.[2]
Referime
Redakto- ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
- ^ Bashkia Belsh. "Historia e Qytetit". Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2018. Marrë më 21 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |