Grupi Komunist i Tiranës
Grupi Komunist i Tiranës ose Grupi Komunist i Hasan Reçit ka qenë një organizim parapartiak komunist i formuar në Tiranë nga arsimtari Hasan Reçi.
Themelimi
RedaktoMe dërgimin e Ali Kelmendit me porosi të Gjergj Dimitrovit në Shqipëri, Reçi qe njeriu i tretë që u rekrutua prej Kelmendit për të krijuar qendrën organizative. Përpjekja dështoi, por Reçi formoi grupin e tij përmes të njohurve, duke pasur si bazë konviktin "Vaso Pasha". Tri celulat e para që sipas Tahir Kadaresë u formuan më 1932, njësi trevetëshe, u organizuan nga Reçi, Niko Konda dhe Demir Godelli. Në kohë të ndryshme Reçi përfshiu në grup Xhemal Kadeshën (më vonë "zjarrist"), Xhevdet Dodën, Mustafa Gjinishin, Uan Filipin, Mustafa Kaçaçin, Isuf Kambon. Pikë e fortë e grupit ishin ushtarakët, i improvizuar nga Kosova. Një ndër to, Asim Vokshi, kur ishte me shërbim në Gjirokastër, ka lidhur në një treshe komunistësh Petro Markon, Zylyftar Veleshnjen dhe Zenel Hekalin. Marko ndante në Tiranë shtypin komunist grek.
Emra të tjerë ushtarakësh të përmendur janë Todi Naço, Leng Bengliani, Lutfi Kolaneci, Dali dhe Esat Ndreu, Mehmet Bajraktari, Hamdi Frashëri, Prek Uli, Qazim Kondi, etj. Pas burgosjes së 21 oficerëve më 1937, grupi pothuaj u shkri.
Njëra nga celulat, e përbërë nga Reçi, A. Plasari, K. Berisha dhe P. Deda, ra në gjurmët e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Reçi arrestohet me rastin e kryengritjes së Fierit. Me burgosjen e tij, drejtimin e grupit e merr Xhevdet Doda, anëtar i Grupit Komunist të Korçës[1].
Burime
Redakto- ^ Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 105-107. ISBN 978-9828-106-38-4