Hasan Reçi
Hasan Reçi (Tiranë, 17 janar 1904 - 22 mars 1948) qe arsimtar, themelues i Grupit Komunist të Tiranës, antifashist i burgosur nga autoritetet italiane dhe pas çlirimit i pushkatuar me grupin e dytë të deputetëve.
Referime
RedaktoLindur në Tiranë më 17 janar 1904, i biri i Selim Reçit, vinte nga një familje e thjeshtë. Hasani mbasi kreu filloren në Tiranë, në fillimvitet 1920 ndoqi Normalen e Elbasanit që e mbaroi më 1928. Më 1924 veproi me shoqërinë "Bashkimi".
Jep mësime në shkollën teknike të Tiranës. Më 1928 organizoi lidhjen sindikaliste të mësuesve. Ka qenë dy vjet drejtor i shkollës fillore, ka drejtuar dy vjet revistën "Edukata e re".[1] Ra në kontakt me Skënder Muçon dhe Hysni Lepenicën të Komitetit Çlirimtar Nacional.[2] Më 1930 pasi bashkëpunon me Ali Kelmendin për përpjekjen e organizimit të një celule, formon më 1931 grupin e vet komunist të përbërë nga Xhevdet Doda, Mustafa Gjinishi, Uan Filipi, Mustafa Kaçaçi, Isuf Kambo, Dali e Esat Ndreu, etj. - me rëndësi përbënin ushtarakët. Bazë pati konviktin "Vaso Pasha" ku zhvilloheshin bisedat dhe përhapeshin materiale propagandistike me nxënësit, shumë prej tyre nga viset shqiptare jashtë Shqipërisë londineze.
Në vitet 1935-1939 u burgos për pjesëmarrje në kryengritjen e Fierit dhe pjesëmarrës i "Grupit të Fshehtë" u burgos në kalanë e Gjirokastrës.[1] Petro Marko e përshkruan që kishte marrë famë, se u kishte qëndruar stoikisht torturave në Fier.[3]
Nga viti 1939 e deri më 1941 qëndron në Mbretërinë Jugosllave ku me Mustafa Gjinishin u bënë bashkë, u takua edhe me Myslym Pezën e Haxhi Lleshin. Rikthehet në atdhe dhe e gjen grupin e vet gati krejtësisht të shpërbërë. Në vitin 1942 dënohet sërish me vdekje, por dënimi i kthehet në burg të përjetshëm. Rasti i grupit me të cilin u arrestua, meqë s'u zbatua ligji i propozuar nga vetë Hasan Dosti, çoi në dorëheqjen e këtij ministri nga kabineti Kruja. Dënimin e vuajti në Itali për 20 muaj në ishullin e Shën Stefanit. Kur kampi lirohet prej amerikanëve të armatës së 8-të, u shërben atyre si përkthyes anglishteje.[1] Kryeson një komitet shqiptarësh që u bënë ndërlidhës të shqiptarëve dhe amerikanëve, u trajnuan[4] dhe më pas u kthyen Shqipëri më 1 maj 1944 me anë të një nëndetseje.[1]
La të qenët përkthyes dhe vajti në mal tek Brigadat e 5 dhe e 7-të. Merr pjesë në kongresin e Përmetit e në mbledhjen e Beratit. Pas lufte u emërua shef i bursave dhe konvikteve në Ministrinë e Arsimit. Më 22 janar 1948 u dënua me vdekje me grupin e dytë të deputetëve dhe pushkatohet[1] me Kolë Berishën, Spiro Ruçon, Sinan Gjonin dhe Islam Radovickën mëngjesin[5] e 22 mars 1948.[4]
Referime
Redakto- ^ a b c d e Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 104. ISBN 9789928106384.
- ^ Frashëri, Kristo (2005). Hasan Reçi: 1904-1948. Tiranë: Toena. fq. 10. ISBN 99943-1-091-7.
- ^ Marko, Petro (2000). Intervistë me vetveten: Retë dhe gurët. Tiranë: Omsca. fq. 163. ISBN 99927-40-33-7.
- ^ a b Dervishi, Kastriot (21 mars 2018). "U liruan nga amerikanët por u ekzekutuan nga komunistët". observatorikujteses.al.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Marko 2000, p. 484.