Guinea

Një vend në kontinentin e Afrikës
(Përcjellë nga Guineja)
This is the stable version, checked on 25 maj 2020. 1 pending change awaits review.

11°N 10°W / 11°N 10°W / 11; -10

Guinea është republikë që ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës dhe në perëndim të vendit ka dalje në Oqeanin Atlantik. Sipërfaqja e Guinesë është e kufizuar në veri nga Senegali, në veri-lindje nga Mali, në jug-lindje nga Kote de Ivori, në jug nga Liberia e Siera Leone, në perëndim vije bregdeti deri në veri ku gjendet kufiri me Guinenë Bisau.

Shpalli pavarësinë në 1958.

Historia

Redakto
Artikulli kryesor Historia e Guinesë

Shteti më i rëndësishëm i kohës para kolonizimit ishte mbretëria myslimane Fulbe në rrafshnaltën Fouta-Djalon. Kjo mbretëri ishte themeluar më 1725 nga Karamoko Alfa, kryeparë i Alamy-it të Fulbëve. Pas vitit 1870, qyteti Kankan ishte bërthama e mbretërisë së quajtur Samory (Touré). Në vitin 1842, francezët zunë vend në bregdetin e Guinesë të cilën e quanin Rivéra du Sud. Më 1882 alamët e pranojnë sundimin francezë dhe më 1890 themelohet Conarky. Në vitin 1891 në këto anë si pjesë e Afrikës Perëndimore Franceze, francezët themelojnë kolonin e tyre që e quanin Guineja Franceze. Si pjesë e kësaj kolonie Guineja e sotshme ishte nga viti 1895 deri më 1958.

Me nismat e Seko Toureut, i cili që nga viti 1957 ishte ministër i presidentit të Guinesë Franceze, popullsia e refuzonte bashkimin në Shoqërinë Franceze. Më 2 tetor 1958, nën bllokadën e ndihmave franceze, Guinea shpallë pa varësin të cilën më pastaj e pranon edhe Franca. Në shtetin e ri, më 1961 u shpall republika dhe populli për president të saj zgjodhi Seko Touren i cili u rizgjodh më 1968 dhe më 1974.

Pas fazës së parë në politikën e brendshme përcolli vijën e revolucionit socialist ndërsa në politikën e jashtme bënte përpjekje për një të ashtuquajtur politik e brokadës së lirë për të cilën gjeti mbështetje nga presidentët e shtete fqinje si K. Nkrumah (Gana), M. Kejta (Mali), si dhe nga shtetet e bllokut lindorë. Marrëdhëniet e Guinesë me Francën dhe shtetet perëndimore kanë qenë më lëkundje të mëdha. Në politiken e kontinentit Guineja, sidomos pas themelimit të OAU-së më 1963, ka mbështetur lëvizjet për liri të zezakëve afrikan në anët e zaptuara portugeze. Kjo mbështetje është vërejtur me të madhe në Guinenë Portugeze (Guineja Bizare).

Frika nga betimet për komplote kanë shkaktuar që të ashpërsohet sundimi dhe të merr formën e diktaturës. Më 1970 nga ana e mërgimtarëve të Guinesë u ndërmor një puç i cili dështojë ndërsa më 1972 Sekou Toreu si president thirri ministrin e presidentit.

Politika

Redakto
Artikulli kryesor Sistemi shtetëror

Sipas kushtetutës të vitit 1958 dhe përmirësimeve në vitin 1963, pushteti qëndron në duar të popullit i cili e zbaton atë në kuvendin kombëtar. Anëtarët e parlamentit (1974: 150 an.) zgjidhen nga Këshilli Kombëtar i Revolucionit prej një liste të përpiluar nga Parti Démocratique de Guinée (PDG). Pushteti ekzekutiv është në duar të presidentit i cili e thërret kabinetit e tij. Kuvendi Kombëtar po thuaj se nuk e kufizon aspak të drejtën ekzekutive të presidentit.

Stema shtetërore ka shprehje: Punë, Drejtësi. Solidaritet. Qeverisja bëhet në 4 njësi territoriale të nivelit të regjioneve dhe 29 njësi territoriale të nivelit të provincave.

E drejta e trashëguar nga kolonialistët francezë po thuaj se është e pa prekur. Ligjet e reja nxirren sipas shembullit francezë mirëpo janë të ndikuara nga socializmi afrikanë dhe nga respekti ndaj trashëgimisë nga feja islame (b.f. martesa e shumëfishtë, paja e nuses). Ndërsa në përditshmërinë e popullit vlejnë zakonet fisnore.

Njësit administrative

Redakto
Artikulli kryesor Njësitë administrative

Gjeografia

Redakto
 
Guinea
Artikulli kryesor Gjeografia e Guinejës

Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë është 245,857 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 11 00 V, 10 00 P. Guineja ka një vijë bregdetare 320 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,399 km.

Klima në Guine në përgjithësi është e nxehtë dhe lagësht. Sezoni i reshjeve fillon në korrik dhe përfundon në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë mbanë nga dhjetori deri në maj.

Relievi i Guinesë në përgjithësi është teren i rrafshët bregdetar që në brendi të vendit merr formën e malore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,752 metrave në majën e malit "Nimba" (ang.:Mont Nimba), në jug, afër trekëndëshit kufitar Bregu i Fildishtë-Liberi-Guine.

Ekonomia

Redakto
Artikulli kryesor Ekonomia e Guinesë

Demografia

Redakto
Artikulli kryesor Demografia e Guinesë

Popullsia ka rritje vjetore të dukshme rreth 2,3%. Grupet më të rëndësishme të popullsisë janë: popullsia e quajtur Fulbët (Fouta-Djalon), Malinket (Guinenë e sipërme) dhe popullsia e quajtur Susu (Guinenë e poshtme). Dendësia e popullsisë është mbi 18 banorë për kilometër katror . Në Fouta-Djalon, dendësia është dukshëm më e madhe (mbi 40 ban./km2), ndërsa në Guinenë e sipërme dukshëm më e ultë (rreth 7 ban./km2).

Kultura

Redakto
Artikulli kryesor Kultura e Guinesë

Arsimimi veçohet me shkollimin pa pagesë e të detyrueshëm nga mosha 7 deri 15 vjeçare. Ka shkolla fillore 6 vjeçare, shkolla të mesme, akademinë teologjike të themeluar më 1963 dhe akademinë e arteve në kryeqytet, akademinë e fizikes në Kankanë, dhe akademinë e qeverisjes në Bamako. Për arsimim harxhohen mbi 507 milion SY (20,8% e buxhetit të përgjithshëm gjegjësisht 5,8% e prodhimit të përgjithshëm kombëtar të vendit). Shkalla e analfabetizmit është nën 90%.

Feja dominuese është ajo islame. Rreth 75% e popullsisë i takojnë kësaj feje e cila në këto anë depërtoj në shekullin e XVIII. Besimtar të besimeve natyrore janë diku nën 24% e popullsisë të cilët jetojnë kryesisht në afërsi të anëve të pyjeve. Besimtarët katolik të fesë së krishterë (mbi 35 000) kanë provincën Conakry dhe një prefekturë apostolike. Ndërsa për 3 000 besimtarët protestant përkujdesen 6 shoqëri misionare.

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Guinea – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Guinea – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale