Guinea Bisau

Një vend në kontinentin e Afrikës
(Përcjellë nga Guineja Bizare)

12°N 15°W / 12°N 15°W / 12; -15 Stampa:KUTIAGuinea Bisau Guinea Bisau ndodhet në pjesën më perëndimore të Afrikës dhe në perëndim të vendit ka dalje në Oqeanin Atlantik. Guineja Bisau në veri kufizohet nga Senegali ndërsa në pjesën lindore dhe jugore nga Guineja, pjesa perëndimore lagët nga ujërat e Oqeanit Atlantik.

Republika e Guinesë Bisau zë një sipërfaqe prej 36,125 km2 dhe thuhet të ketë rreth 1.442.029 banorë (1976: 535 000 ban.). Për kryeqytet ka Bisaun edhe pse ishte paraparë që në brendësi të vendit të ngritje një kryeqytet i ri (Madina de Boe). Gjuhë zyrtare e administratës është portugalishtja ndërsa si gjuhë që përdoret nga populli është gjuha e quajtur kriol (portugalisht criol). Njësi monetare e Guinesë Bisau është pezoja guinease me qindarkën e quajtur centavos.

Historia

Redakto
Artikulli kryesor Historia e Guinesë Bisau

Në vitin 1446, trojet e sotshme të Guinesë Bisau nën sundimi e tij për portugezët i vuri Nuno Tristao. Në vitin 1879, qeveria portugeze këto troje i fuste si pjesë e kolonisë së quajtur Guineja Portugeze dhe gjatë viteve 1879-1942, këto troje për kryeqendër kishin qytetin Boloma pastaj Bisau. Më 1955 me ndihmën e Republikës së Guinesë dhe komitetit për liri të OAU-së fitojnë autonomin. Nën udhëheqjen e guerilit Amikar Cabral (lindur më 1924 - vrarë më 1973) populli i këtyre trojeve fillon një luftë guerile kundrejt portugezëve. Pasi që guerilët futen pjesën më të madhe të vendit nën kontrollin e tyre thirrën në jetë shtetin e Guinesë Bizare. Pas luftës, më 1974 Portugalia u pajtua me njohjen e Guinesë Bizare.

Politika

Redakto
Artikulli kryesor Sistemi shtetëror

Sipas kushtetutës së vitit 1973 organi më i lartë shtetëror është Kuvendi Kombëtar. Anëtarët e tij zgjidhen nga Këshillat Rajonale të cilët bazohen në një listë të Partisë Afrikane për Pavarësinë e Guinesë dhe Kepit të Gjelbër në të cilën mund të zgjidhen anëtarë mbi moshën 15 vjeçare. Ana ekzekutive përbëhet nga Këshilli shtetëror dhe komisionerët shtetërorë. Kryetari i Kuvendit Kombëtar është njëkohësisht edhe kryetar i shtetit.

Deri më 1974 sundonte e drejta e bazuar në ligjet e kolonialistëve portugezë përkrahë saj vlente edhe e drejta farefisnore në familje dhe martesa. Duket se që nga ajo kohë e drejta ka pësuar ndryshime.

Njësit administrative

Redakto
Artikulli kryesor Njësit administrative

Gjeografia

Redakto
Artikulli kryesor Gjeografia e Guinesë Bisau

Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë Bisau është 36,120 km2 prej së cilës 8,120 km2 janë ujë. Guinea Bisau shtrihet rreth koordinatave gjeografike 12 00 V, 15 00 P. Guinea Bisau ka një vijë bregdetare 350 km të gjatë dhe vijë kufitare 724 km.

Klima në Guinenë Bisau është ekuatoriale dhe në përgjithësi e nxehtë dhe e thatë. Sezoni i rreshjeve fillon në qershor dhe përfundon në nëntor ndërsa sezoni i thatësirës zgjat nga dhjetori në maj.

Relievi i Guinesë Bisau është kryesisht terren i rrafshët dhe i ulët dhe në lindje rrafshi i xhunglës (savana). Pika më e ulët e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta prej 300 metrave mbi nivelin e detit diku në pjesën verilindore.

Ekonomia

Redakto
Artikulli kryesor Ekonomia e Guinesë Bisau

Demografia

Redakto
Artikulli kryesor Demografia e Guinesë Bisau

Popullsia vendase përbëhet nga më se 25 popuj dhe fise. Ndër ta dallohen balantët, fulbët, malinkët dhe po ashtu të quajturit kapverdistët dhe portugezët, si dhe sirianët (Siria) dhe libanezët (Libani).

Kultura

Redakto
Artikulli kryesor Kultura e Guinesës Bisau

Arsimi veçohet për përpjekjet e ndërtimit të një sistemi shkollorë i cili ishte paraparë të përmbyllej më 1982. Sipas këtij sistemi ka shkolla fillore 6 vjeçare, shkolla 7 vjeçare të mesme me pikë synim të zhvillimit të politeknikes. Po ashtu ka një shkollë për profesionet teknike dhe 3 shkolla për ngritjen e mësuesve. Harxhimet shtetërore për arsim kapin 10% të buxhetit të përgjithshëm apo 12% të bruto prodhimit vendorë (1972: rreth 40,7 milion Escudos). Shkalla e analfabetizmit është e lartë (1972: 65%).

Shumica e popullsisë janë besimtarë të lirë natyrorë (63%), pjesa tjetër janë mysliman (35%). Katolikët (mbi 41 000) kanë një prefekturë apostolike.

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Guinea Bisau – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Guinea Bisau – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Qeveria :
  • Kryetari :
  • Parlamenti :
  • Ministria :