Gurdvara Nanak Shahi
Gurdvara Nanak Shahi (bengalisht: গুরুদুয়ারা নানকশাহী, ਗੁਰਦੁਆਰਾ ਨਾਨਕ ਸ਼ਾਹੀ) është gurdvara (tempull sikhist) kryesore sikhiste e Bangladeshit.. Gjendet në Kampusin e Universitetit të Dhakës, pranë ndërtesës së Fakultetit të Arteve dhe konsiderohet si më e madhja nga 9 deri në 10 gurdvarat në vend. Dikur ishte e njohur si Suxhatpur Sikh Sangat, pasi gjendej në atë që atëherë quhej "Suxhatpur muza".[1]
Gurdvara Nanak Shahi | |
---|---|
bengalisht: গুরুদুয়ারা নানকশাহী ਗੁਰਦੁਆਰਾ ਨਾਨਕ ਸ਼ਾਹੀ | |
Emrat forumes | Suxhatpur Sikh Sangat |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksionale |
Tipi | Gurdvara |
Stili arkitektural | Arkitektura Sikiste |
Vendndodhja | Kampusi i Universitetit të Dhakës, pranë Fakultetit të Arteve, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°44′01″N 90°23′37″E / 23.7336051°N 90.3936186°E |
Përfundimi | 1830 |
Renovimi | 1988–1989 |
Historia
RedaktoKjo gurdvara përkujton qëndrimin e sri guru Nanak Dev Xhiut (1469–1539) në vitet 1506–1507 në Dhaka. Besohet se është ndërtuar me nismën e një misionari sikh të quajtur Almast, dërguar nga guruja i gjashtë sikh, Hargobind Singh (1595-1644), gjatë sundimit të perëndorit mogul Xhahangir. Ndërsa disa të tjerë besojnë se ajo u ndërtua nga guruja i nëntë sikh, Teg Bahadur Singhu (1621-1675) dhe se nga aty mbahej komunikim me gurdvarat e tjera sikhe në Bengal, Bihar dhe Orissa.[1] Megjithatë shumica beson se ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1830.
Nga viti 1915 deri në vitin 1947, Sri Çandraxhjoti shërbeu si granthi i gurdvarës. Pas vitit 1947 gurdvara u la pas dore dhe pothuajse u braktis. Megjithatë, në vitet 1971–1972, pas pavarësisë së Bangladeshit, ajo u riparua dhe rivitalizua. [1]
Ndërtesa e tanishme e gurdvarës u rinovua në vitet 1988–1989 dhe u ndërtua veranda e jashtme për mbrojtjen dhe ruajtjen e saj me kontributet e marra nga ndjekësit e sri guru Nanak Dev Xhiut në Bangladesh dhe vende të tjera. Punimet u kryen nën mbikëqyrjen e Sardar Harban Singhut.
Arkitektura
RedaktoKjo është një ndërtesë historike dhe konsiderohet si pjesë e trashëgimisë kombëtare të Bangladeshit, megjithëse çmohet më tepër nga besimtarët e Sikhizmit. Ajo është vendi kryesor i takimit për anëtarët e këtij besimi. Në të kaluarën ajo kishte një hyrje nga veriu, një hendek dhe një terren varrimi në jug, si dhe në perëndim një ujëmbledhës me shkallë betoni për tju afruar.[1] Veranda "parkarma" është ndërtuar në të katër anët e ndërtesës zanafillore për të mundësuar mbrojtje.
Vendi i lutjeve njihet si darbar sahib dhe ka hyrje në të gjitha anët, ndryshe nga vendet e tjera të adhurimit. Përveç kësaj në tempullin kryesor ndodheshin disa dhoma për strehimin e besimtarëve. Në tërësi, kishte nëntë dhoma. Në veri-lindje të tempullit kryesor ndodhet një zyrë dhe në perëndim ndodhej rezidenca e granthit (priftit).[1] E gjithë ndërtesa është ngjyrosur plotësisht në ngjyrë të bardhë.
Gjendja e tanishme
RedaktoMirëmbajtja dhe kujdestarit zhvillohet nga Komiteti i Menaxhimit të Gurdvarave të Bangladeshit, që ka nën patronazh gurdvarat e gjithë vendit. Komiteti i menaxhimit përfshin anëtarë vendas dhe të huaj. Pas rinovimit të viteve 1988–1989 është në funksion dhe gjendje të mirë.
Në pjesë të ndryshme të Bangladeshit ndodhen edhe tetë ose nëntë gurdvara mnë të vogla. Komiteti i Menaxhimit të Gurdvarave të Bangladeshit drejton punët e këtyre gurdvarave me mbështetje financiare nga besimtarët, vizitorët e huaj, donatorët dhe grantet nga Qeveria e Bangladeshit.[1]
Ritualet dhe reliket e gurdvarës
RedaktoGurdvara Nanak Shahi është e hapur për të gjithë, pavarësisht rracës, fesë, kastës apo gjinisë. Çdo ditë, në Gurdvarën Nanak Shahi zhvillohen lexime nga libri i shenjtë i besimit sikh, "Guru Granth Sahibi" si dhe recitohen lutje. Çdo të premte nga ora 11:00 e paradites deri në orën 13:00 të drekës zhvillohet asambleja. Granthi kryesor lexon nga Granth Sahibi dhe në vazhdim këndohet kirtan dhe lutje për mbi dy orë. Në këtë ditë, në mëngjes dhe pas lutjes, shërbehet ushqim falas i njohur si "langar". Sikhët e konsiderojnë këtë si një mënyrë për të përmirësuar kuptimin mes njerëzve.[1]
Në skajin verior të Darbar Sahibit të gurdvarës, mbi një platformë druri mbahet një kopje e librit të shenjtë të sikhëve, Guru Granth Sahibi. Përveç kësaj aty ruhen dy bire (reçesione) të shkruara me dorë të "Guru Granth Sahibit", prej 45.72 centimetres (18.00 in) me 30.48 centimetres (12.00 in) me 1336 angë (faqe). Nën Granth Sahibin, në një kuti qelqi ruhen një palë sandale druri, që besohet se i përkasin gurusë Teg Bahadur Singh.[1]
Galeri pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e f g h Sambaru Chandra Mohanta (2012). "Gurdwara Nanak Shahi". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
Bibliografia
Redakto- Sufi Mostafizur Rahman; Kamrun Nesa Khandakar; Shohrab Uddin Showrov (2007). "Architecture". përmbledhur nga Sufi Mostafizur Rahman (red.). Archaeological Heritage. Cultural Survey of Bangladesh Series (në anglisht). Asiatic Society of Bangladesh. fq. 345–46. OCLC 298612813.
- Sambaru Chandra Mohanta (2012). "Gurdwara Nanak Shahi". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
Lidhje të jashtme
Redakto- "Gurdwara Nanak Shahi Dhaka". roopnagar-city.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2001.