Hafiz Ismet Dibra ka qenë një veprimtar fetar dhe shkrimtar shqiptar.[1]

Biografia

Redakto

Ai lindi në vitin 1886 në qytetin e Dibrës, të Perandorisë Osmane, sot Maqedonia e Veriut. Fillimisht studioi në vendlindje, e më pas në medrese, ku fitoi titullin e nderit hafiz. Ai jetoi dhe studioi për disa kohë në Kostandinopojë, por më pas u largua për në Shqipërinë e sotme. Aty zhvilloi një veprimtari të gjerë arsimore e fetare te shqiptarët. Gjatë kongresit të parë të shqiptarëve myslimanë në Tiranë në mars të vitit 1923, ai u zgjodh kryetar i bashkësisë islame. Lëndët fetare i ka dhënë në një medrese në Tiranë, ndërsa ka mbajtur leksione edhe në vende të tjera. Veprat e tij fetare dhe filozofike u botuan në Tiranë dhe një përmbledhje e veprave të tij u botua nën kujdesin e Qendrës Islame Shqiptare në Detroit, SHBA në vitin 1933.

Hafiz Ismet Dibra u arrestua gjatë sundimit komunist në Shqipëri në moshën 60-vjeçare dhe u dënua me 12 vjet burg për bindjet e tij fetare. Vdiq në vitin 1955 në Tiranë në moshën 69-vjeçare. [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Xhemail Çupi. "Hafiz Ismet Dibra". Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2014. Marrë më 31 janar 2014.
  2. ^ Haxhi Hafiz Ismet Dibra. I Arrestuar Për Bindje Fetare.