Haki Tefik Tirana (Lindi Tiranë, 24 qershor të vitit 1880 - Vdiq Tiranë në 2 janar 1958) ka qenë figurë politike dhe ministër i shtetit shqiptar.

Biografia

Redakto

Haki Tefiku lindi në Tironë më 24 qershor të vitit 1883 në një familje qytetare vendase. I ati i tij, Teufik Tefiku, një intelektual i njohur, ju përkushtua ndjeshëm edhe formimit intelektual të djemve të tij.

Pas arsimit fillor dhe plotor, të përfunduar po në Tironë, ai e dërgoi Hakiun për të kryer shkollën e mesme në Gjimnazin e Selanikut, praktikë e ndjekur në atë kohë edhe nga shqiptarë të tjerë. Falë aftësive të treguara, Hakiu shkoi edhe më tej në përgatitjen e tij.

Në vitin 1907, përfundoi studimet e larta për shkencat politike e juridike në Universitetin e Stambollit, diplomim me të cilin ai kthehet për të punuar në Atdhe.

Angazhimet e para ishin në detyrën e gjykatësit, ndërsa më tej, si nënprefekt në disa nga krahinat e vendit. Karriera e tij, si funksionar i lartë i shtetit dhe si politikan, bëhet më e dukshme pas luftës së parë botërore. Deri në vitin 1923, me periudha të shkurtra kohore, ai ishte prefekt i Elbasanit, nënprefekt i Tironës dhe përsëri prefekt i Elbasanit. Në qeveritë disa ditore të Qazim Koculit dhe të Hasan Prishtinës (1921), kishte, përkatësisht, portofolin e ministrit të Arsimit e të Punëve Botore; ndërsa në qeverinë e Fan Nolit, atë të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë.

Me ndjenjat e tij atdhetare si politikan, Haki Tefiku ka disa momente kulmore. Ai është ndër themeluesit e Partisë Radikale Demokrate, në të cilën ëdhe në organin e saj, gazetën “Xhoka”, luajti rol mjaft të rëndësishëm; më 27 dhjetor 1923 u zgjodh sekretar i përgjithshëm i grupit ”Xhoka” më tutje, më 1 maj 1924, përfaqësues i Prefekturës së Tironës në mbledhjen e Opozitës në Vlorë etj..

Situatat politike të pafavorshrne e detyrojnë Hakiun që, në vitin 1925, të vendoset përfundimisht në Stamboll. Falë përgatitjes së tij, ai punoi me mjaft sukses në Konfederatën e Industrisë, së pari si jurist dhe më vonë në detyrën e inspektorit të përgjithshëm të saj. Vdiq po atje, në 2 janar 1942. Pasardhësit e tij, të diplomuar në Universitetet e Stambollit, kanë gjithashtu karrierë të shkëlqyer intelektuale.

E bija, Zerin, kishte mbaruar Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë Angleze; i biri, Teufik, kimist, që arriti deri në detyrën e Presidentit të Departamentit të gazit në Stamboll dhe tjetri, Hashim, inxhinier ndërtimi, gjithashtu në një funksion të lartë, ishte President i departamentit të ndërtimit të hekurudhave turke.

Në vitin 1995, Sali Berisha, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e ka dekoruar Hakiun me ”Medalje për veprimtari patriotike”.

Shih edhe

Redakto

https://tirona.website

https://web.archive.org/web/20190624201800/https://tirona.website/haki-tefiku-2/

https://web.archive.org/web/20190624202048/https://tirona.website/haki-tefiku/

Burime

Redakto