Khalid bin Ali bin Abdan al Ablaji al Ghamdi (Arabisht: خالد بن علي بن عبدان الأبلجي الغامدي) është imam dhe hatib në Xhaminë e Shenjtë. Prejardhja e tij është nga Beni Hashim të Kurejshëve dhe prej al Hasan bin Khalifa Ali bin Ebi Talib. Titulli i tij "El Ghamdi", është prej përkatësisë me fisin Ghamed.

Biografia

Redakto

Khalid El Ghamdi lindi dhe u rrit në Mekë. Ai shkoi në Universitetin Umm el-Kura, në kolegjinë e davetit, dega e Kuranit dhe Sunnetit, dhe u mësua nën mbikqyrjen e dijetarëve të ndryshëm, përfshirë Shejh Muhammed Salih el Habib, Shejh Muhammed el Mouhtar el Shankiti dhe Shejh Muhammed el Hader el Nexhi.

Ai ka diplomën bachelor prej Universitetit Umm el-Kura, dega e Kuranit dhe Sunnetit, dhe ai poashtu ka diplomën masterkëndimin e Kuranit dhe poashtu ka doktoraturë të filozofisë në degën e interpretimit dhe shpjegimit.

Para se të bëhet imam i Xhamisë së Shenjtë, ai ishte imam i xhamive të ndryshme. Ai ishte imam në xhaminë Sheikha bin Abul Rahman El Saud, pastaj në xhaminë e El Hejfit në Mina.

Referimet

Redakto