Halim Ahmeti (Mulla Halimi)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Halim Ahmeti-Mulla Halimi u lind në fshatin Cernicë të Gjilanit. Vdiq më 1942. Ishte hoxhë me ide përparimtare në periudhën e tij kohore, mikpritës e bujar, njeri me virtyte të larta njerëzore, si dhe atdhetar e luftarak. Ishte bashkëluftëtar besnik i Idriz Seferit. [1]
Halim Ahmeti (Mulla Halimi) | |
Emri | Halim |
Mbiemri | Ahmeti |
Lindur në | Cernice / Gjilan |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | Imam - Mulla Halimi |
Biografia
RedaktoMulla Halimi rrjedh nga familja e madhe patriarkale Hoxhaj e Cernicës me tradita fetare e kombëtare. Paraardhësi i tij Mehmeti pothuaj para dy shekujsh e gjysmë u vendos në Cernicë. Djali i tij quhej Mustafë, kurse nipi Selman. Ali Qehaja ishte djali i Selmanit. Mulla Ahmeti dhe Mulla Memishi ishin njerëz përparimtarë të asaj ane dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të Ali Qehajës.
Fshati Cernicë ka pesë lagje: Hoxhajt, Bllacajt, Gërxhollët, Porajt (Poriçtë) dhe Smakajt (Smakiçtë). Ka edhe pak muhaxhirë me mbiemër Vranovci. Lagjja e Hoxhajve ka edhe një bark, i cili njihet si paralagje e Cernicës, i quajtur Vrapçiq, ku ishte vendosur i vëllai i Ali Qehajës. Për këtë arësye lagjja e Hoxhajve dhe Vrapçiqi nuk martohen ndërmjet veti.
Prej këtyre dy vëllezërve, Mulla Ahmetit dhe Mulla Memishit krijohet një lagje e tërë (Lagjja e Hoxhajve), e cila përbëhet prej 130 familjeve.
Mulla Ahmeti kishte shtatë djemë: Rexhepin, Iljazin, Salihun, Halimin, Zejnullahun, Bajramin dhe Hysenin. Mulla Memishi kishte dy djemë: Imerin dhe Jasharin. Mulla Halimi ishte djali i katërt i Mulla Ahmetit.
Mulla Halimi për tiparet e tij njerëzore gëzonte respekt në lagjen e Hoxhajve, në fshatin Cernicë dhe në gjithë Anamoravën. Ai çmohej dhe nderohej edhe nga raja- serbët e vendit. Si Imam i fshatit ishte afër popullit dhe ishte i sensibilizuar me hallet dhe dhimbjet e tij.
Njerëzit kërkonin nga ai shumëherë këshilla dhe ndihmë për zgjidhjen e ngatërresave pronësore, zënkave e konflikteve të tjera.
Shtëpia e Mulla Halimit ishte qendër mikpritëse e bujare për miq e dashamirë. Oda e tij ishte përherë e hapur për mysafirë, nevojtarë e udhëtarë të rastit.
Arsimimi
RedaktoMulla Halimi jetoi në një kohë kur mësimi në shkollën shqipe nuk ishte i lejuar. I lejuar ishte mësimi fetar nëpër medreset e kohës i organizuar nga Perandoria Osmane. Për këtë arësye Halim Ahmeti, ashtu si paraardhësit e tij, mbaroi shkollimin fetar dhe me këtë e mori titullin Mulla Halimi.
Shumë anëtarë të kësaj familje mbaruan medreset dhe u bënë hoxhollarë. Të gjithë këta ishin intelektualë të kohës. Në bazë të këtij profesioni, lagjja e kësaj familje në Cernicë e mori emrin Lagjja e Hoxhajve, si dhe mbiemrin e familjes. Lagjja e Hoxhajve ka pri në këtë drejtim arsimor jo vetëm në fshatin Cernicë, por edhe në rrethinë.
Prej lagjes së Hoxhajve i pari që u shkollua ishte Mulla Ahmeti, i cili punoi si hoxhë në Cernicë. Djali i tij i parë Rexhepi (Mulla Rexha) pasi shkollohet bëhet hoxhë në Gjilan. I biri i Mulla Rexhës, Mulla Shaipi shkollohet dhe bëhet myfti, gjykatës fetar në Gjilan (gjer më 1952), i cili pesë vjet rresht ka qenë edhe kryetar komune (1915).
Sipas të dhënave të Nezir Hoxhës nga Cernica: “Ky (Mulla Shaipi) ishte aq i aftë sa që edhe vetë serbët ia kishin zili. Një serb nga Gjilani, Gate Veleshani, duke i parë aftësitë e Mulla Shaipit, thotë në një rast: "Sikur të kishte mësuar në gjuhën serbe do ta kishte zëvendësuar edhe vetë Krajlin!"
Mulla Halimi kishte katër djemë: Ademin, Muharremin, Ramizin dhe Idrizin. Ademi, djali i madh i Mulla Halimit ishte gjatë viteve 1929-1934 kryetar i komunës së Parteshit. Më 1934 kryetar komune në Partesh u zgjodh i biri i tretë i Mulla Halimit, Ramiz Cernica.
Mulla Halimi i edukonte dhe këshillonte brezat e rinj se dituria nuk merret vetëm në një gjuhë. Pa marrë parasysh se në cilën gjuhë të jepet mundësia të mësosh, shfrytëzoje rastin dhe mëso. Ai ishte mësues i Mulla Idriz Gjilanit.
Veprimtaria fetare e atdhetare
RedaktoMulla Halimi u lind dhe u rrit në një periudhë historike, kur po ushtrohej gjenocid i paparë mbi popullatën shqiptare të pambrojtur nga territoret e Nishit, Toplicës, Pllanës së Madhe, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës, Leskocit, Vrajës etj.
Vuajtjet dhe përjetimet e kolonave të pafundme me muhaxhirë shqiptarë, të cilët u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre etnike në njërën anë, dhe në anën tjetër solidariteti i pjesës dërrmuese të popullatës së Kosovës, e në veçanti solidariteti i babait të tij Halim Ahmetit, ndikuan në zhvillimin dhe formimin e personalitetit të tij njerëzor dhe kombëtar.
Mulla Halimi mori porcionin ushqyes-edukativ me ndjenja kombëtare nga familja e tij, si dhe nga rrethanat politiko-shoqërore të kohës. Po këtë porcion edukativ e përcolli ai te brezat e rinj në familje dhe rrethinë. Pasardhësit e familjes së tij e ruajtën me respekt, kujdes, nderim e konsideratë këtë porcion edukativ me këshillat e tij njerëzore e kombëtare. Ata nuk u pajtuan asnjëherë me robërinë dhe i kundërshtuan në forma të ndryshme pushtetit okupues.
Mulla Halimi, Ramiz Cernica (i biri) dhe Raif Halimi (nipi i tij) përbëjnë tri gjenerata në vazhdimësi të pandërprerë lufte kundër robërisë së huaj. Kundërshtarë të këtij pushteti okupues ishin edhe pasardhësit tjerë të familjes Hoxha si Kadri Halimi, Imer Halimi, Ramadan Hoxha, Shemsedin Hoxha, Nazmi Hoxha, Arban Hoxha... etj. Kjo familje së bashku pothuaj një shekull burg i mbajti në burgjet e pushtetit okupues barbar.
Mulla Halimi edhe pse hoxhë dhe i biri i hoxhës, kur atdheut i kanosej rreziku nga hordhitë osmane-xhonturke nuk ndenji pasiv. Ai e përkrahu moralisht dhe fizikisht Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ishte njëri ndër luftëtarët më besnikë të strategut legjendar Idriz Seferit, të cilin e njihte personalisht. Mori pjesë aktive së bashku me nipin e tij Shyqri Ahmetin në luftërat e Drenogllavës e të Kaçanikut të vitit 1910. Këtu plagoset dhe zihet rob. Nga pushteti turk u dënua me 8 vjet burg.
Tre vëllezërit e tij Zejnullahu, Bajrami dhe Hyseni morën pjesë më 1912 në luftën e Kumanovës, për të mbrojtur trojet shqiptare nga okupatori serb. Zejnullahu bie dëshmor, kurse Bajrami plagoset. Më 1944 Rasim Hoxha, djali i dytë i Hysenit, duke luftuar kundër forcave partizane serboçetnike bie dëshmor.
Mulla Halimi vdiq më 1942, duke ua trashëguar brezave të rinj shembulltyrën e krenarisë dhe qëndrueshmërisë së pamposhtur dhe etjen për liri.
Referimet
Redakto- Afërdita Halimi-Cernica: “Raif Halimi-Cernica, veteran i luftës dhe i demokracisë në Kosovë”, Eurorilindja Tiranë, 2000
- Mr. Nuridin AHMETI, ULEMATË DHE KRYENGRITJET Arkivuar 22 gusht 2015 tek Wayback Machine, Ardhmeria Online, http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/ulemate-dhe-kryengritjet/ Arkivuar 22 gusht 2015 tek Wayback Machine
- Ibrahim Kadriu: “Ramiz Cernica, simbol i bashkimit kombëtar”, Grafoprint Prishtinë, 2011
- Nuridin Ahmeti, Toleranca fetare në Vilajetin e Kosovës dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (1908-1912), Student of Story, 29 shkurt 2016, http://www.studentofstory.com/?p=1514 Arkivuar 10 prill 2017 tek Wayback Machine dhe Zani i Naltë, 29 shkurt 2016, http://zaninalte.al/2016/02/toleranca-fetare-ne-vilajetin-e-kosoves-dhe-shpallja-e-pavaresise-se-shqiperise-1908-1912/
- Islam Osmani, Në Përvjetorin e 67 të vdekjes së kolosit të Anamoravës Mulla Idris Gjilani (1901-1949), Rajonipress, 27.11.2016, https://www.rajonipress.com/shfleto-artikujt.php?id=60803[lidhje e vdekur]