Ibrahim Kadriu
Stampa:Infobox personbox Ibrahim Kadriu lindi më 8 janar 1945 në Zheger të Gjilanit. Shkollën fillore e ekreu ne vendlindje në vitin 1959 kurse atë të mesmen e mësuesisë në Gjilan me 1964. Studimet universitare i kreu në Prishtine, ai ka një opus të gjerë të krijimtarisë letrare mbi 40 vepra. Pas dy viteve të punës si pedagog, më 1968 ka filluar punën e rregullt të gazetarit në të përditshmen "Rilindja", gazetar e redaktor i kulturës dhe reporter i lirë. Në "Rilindje" i ka vazhduar puna gjer në dhjetor të vitit 1999 kur (në detyrën e redaktorit) kalon në të përditshmen "Zëri" ku edhe sot punon. Që nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta aktivisht merret me letërsi. Sot ai jeton dhe vepron ne Prishtinë.Gazetar dhe redaktor në gazetën Rilindja dhe tash redakton robrikën e kulturës në të përditshmën Zëri, Prishtinë. Shkrimtarë shqiptarë, anëtar i Pen Qendra e Kosovës (klubit) Prishtinë. Botime të tjera: Dhurata letrare, libër leximi për kl. VII(1987), shumë herë i ribotuar, "555 arsye për të qeshur", libër me mahi, me pseudonim I. Karadaku (1995), "444 arsye për të qeshur", libër me mahi, me pseudonim I. Karadaku (1997) .
Autor i përkthyer në gjuhë tjera:
Pjesë nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janë botuar edhe në frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht, anglisht.
- | "Koprena vremena" , serbokroatisht,
- | "Lekovit izvor" roman (1982), botimi serbokroatisht (1987),
- | "Na ramas timp pentru sarbatori" (S'mbet kohë për kremte),vëllim poetik në gjuhën rumune, Bukuresht, 2005.
- | "Dreni dhe Drenusha", novelë, ilustracion shqip-norvegjisht, 2005;
Çmimet letrare
RedaktoPër veprimtari letrare ka marrë mirënjohje të ndryshme, si:
- |Çmimin "Shtjefën Gjeçovi," për poezi,
- |Çmimin e nëntorit (të Prishtinës) për skenarin e serisë televizive ("I ikuri"), 1980 RTP, "Fidani", realizuar sipas romanit "Pas kthimit",
- |Çmimin e vendlindjes,
- |Çmimin "Agim Ramadani",
- |Çmimin vjetor “Ymer Elshani”,
- |Çmimin vjetor të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
- |Dramatizimet dhe ekranizimi i romanit "Pas kthimit" Radio Tirana e ka realizuar edhe si radiodramatizim të cilin (në disa vazhdime) e ka emituar gjatë viteve të tetëdhjeta.
Veprat
Redakto- | "Netët e Karadakut", poezi (1969);
- | "Qyteti i luleve", tregime (1970),
- | "Pranvera shikon nga bregu", vjersha (1972),
- | "Diçka po ndodh", poezi (1972)
- | "E lumi rridhte", novelë dhe tregime (1973),
- | "Armendi", poemë (1974),
- | "Pas kthimit", roman (1975), ribotoi "Naim Frashëri",(1985),
- | Hapësirë bot. Rilindja, Prishtinë, 1977
- | "Shpëtimtarët", novelë dhe tregime (1978),
- | "Kohë e të korrave", roman (1979),
- | "Troku" , poezi, (1980),
- | "Kroi i ilaçit", Tregime (1980),
- | Ethet e një dimri bot. Rilindja, Prishtinë, 1983
- | Poezi (Veli i kohës) - (1984),
- | "Zogjtë fluturojnë vetë", roman (1986),
- | "Fjalori i mbrapsht", poezi, (1986),
- | "Epoka në figura", roman (1987),
- | "Nëna", novela, (1988),
- | Tregime, përzgjedhje lektyre (1988),
- | Pastaj harrohet bot. Rilindja, Prishtinë 1989
- | "Më shumë se lojë", roman (1990),
- | "Qerrja e dritës", roman (1990),
- | "Loja e fundit", roman (1993),
- | "Përrallorja", novelë dhe tregime (1996),
- | "Vite me plagë", roman (1998),
- | "Spirale muzgu", roman (2002),
- | "Shqiptarja e gjithë botës", roman, ribotim i UEGEN-it, Tiranë, 2003,
- | "Qerrja e dritës"; "Shtëpia e fantazmave",Ribotim i romaneve, 2004;
- | Qeni me tenxhere", poemë, 2005,
- | “Çuni i kohës së Lekës”, roman, (2006),
- | “Frymëmarrje në shtjellë”, vëllim poetik (2007),
- | “Kalorësi i Karadakut”, roman, (2007),
- | “Në Vajhall” (dy vëllime), roman (2008),
- | “Dy plus Dy”, dy drama dhe dy novela (2008).
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |