Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (anglisht: Harry Potter and the Deathly Hallows) është vepra e shtatë e serisë së veprave Harry Potter të shkrimtares angleze J. K. Rowling. Libri është hedhur në shitje më 21 korrik 2007 në mesnatë, dhe ka thyer rekordet botërore. Dhuratat e Vdekjes në një mënyrë është vazhdimësia e librit të gjashtë Princi Gjakpërzier, sepse Harri Poter e vazhdon detyrën shumë të rëndësishme që ia ka lënë profesor Urtimori: t’i gjej dhe t’i shkatërroj Horkruksët e mbetur të Lordit Fluronvdekje.

Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes
Harry Potter
Kopertina e librit
AutorJoanne K. Rowling
Titulli origjinalHarry Potter and the Deathly Hallows
PërkthyesAmik Kasaruho
ShtetiBritania e Madhe
GjuhaAnglisht
SeriaE shtatë
BotoiBritania e Madhe Bloomsbury
Shtetet e Bashkuara të Amerikës Scholastic
Kanadaja Raincoast
ShqipëriaShtëpia Botuese Dituria
FaqeBritania e Madhe 607
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 759
Shqipëria559
Paraprihet ngaHarry Potter dhe Princi Gjakpërzier 

Përmbajtja

Redakto

Përgjithësisht libri pritet në fillim që të shfaq sa më shumë informata në lidhje me Horkruksët e fshehur të Lordit Floronvdekje ose Voldemortit, dhe shkatërrimit të tij final, por faktikisht libri merr kahje krejtësisht tjetër në martesën e Billit dhe Flërit ku Ksenofilius Lovgud duke e mbajtur një stemë me një simbol të çuditshme, zgjon kureshtjen e Hermiona Granxherit e cila me ndihmën e librit (The Tales of Beedle the Bard) për Tregimet e Tre Vëllezërve që ia kishte lënë në testament Albus Urtimori, zbulon se ekziston një e fshehtë në lidhje me këtë simbol. Pasi takojnë Ksenofilius Lovgudin (babain e Lunës), ai ua qartëson se njëri nga tregimet në libër flet për tre vëllezër dhe Dhuratat e Vdekjes të cilat janë tri : Shkopi i Shtogut, Guri i Ringjalljes dhe Manteli i Padukshmërisë. Këtu gjithçka ndryshon, dhe kuptohet se ajo çfarë dëshiron më shumë se çdo gjë në këto çaste Fluronvdekja, është Shkopi i Shtogut i cili të bën të pamposhtur në çdo aspekt. Harri gjatë gjithë librit lufton për te gjetur të gjithë Horkrukset, por edhe kontrollimin e mendjes së Fluronvdekjes, dhunti të cilën e kishte fituar pasi Fluronvdekja kishte dështuar ta vriste. Harri kupton se Fluronvdekja dëshiron një nga Dhuratat e Vdekjes, dhe në fund bien në duart e tij pikërisht tri Dhuratat e Vdekjes : Shkopi i Shtogut, të cilin ia ka marrë Drako Mallfoit dhe i cili faktikisht është Shkopi i Shtogut sepse fuqitë e tij merren vetëm kur zotëruesi i Shkopit çarmatoset, dhe këtë gjë e ka bërë Drako Mallfoi në librin e gjashtë Princi Gjakpërzier. Pastaj Harri ka Mantelin e Padukshmërisë të cilin ia ka kthyer Albus Urtimori në librin e parë Guri Filozofal, edhe Gurin e Ringjalljes, të cilin Albus Urtimori ia ka fshehur në Topthin e Artë dhe ia ka lënë në testament, duke ia ka lënë të shkruar në formë enigmatikë “Hapem në mbyllje” çka do të thotë se vetëm atëherë kur Harri do të jetë i gatshëm për të vdekur dhe kur ta kuptoj se është një Horkruksë i Fluronvdekjes, Topthi i Artë do të hapet dhe do ta tregoj Gurin e Ringjalljes. Harri Poter dhe Shenjtërit e Vdekjes përmban mese 52 vdekje gjithsej, duke përfshirë personazhe kryesore sikurse Severus Pitoni, Remus Lupini, Nimfadora Tonks, Fred Uezli dhe më i rëndësishmi Lordi Fluronvdekje të cilin Harri e quan në çastet e fundit të betejës Tom Ridëll.

"Unë hapem kur mbyllem" : kjo është një nga shumë enigmat e lëna nga Urtimori me të cilën Harry Potter do të merret në këtë libër të fundit. Edhe vetë saga, me të arritur në fund, hapet me surprize në botë të reja, në të shkuarën dhe në të ardhmen : hedh dritën e mrekullimit mbi detaje, personazhe dhe ngjarje që mendonim se i njihnim, duke na zbuluar sekrete dhe nënkuptime të thella. Bashke me Harryn, në kërkimin e tij për të vërtetën, rikalojmë me mend aventurat që i në pamje të parë duket se i kemi jetuar më parë, rijetojmë fakte të vogla dhe ngjarje të mëdha, duke ndjekur fillin e vetëdijes që shpaloset dhe rritet në një turmë skenash kulmonte, humbje dhe fitime. Përfundimi, i fuqishëm dhe delikat, plot me dritë dhe avull, të sjell nepsin për të rilexuar të gjithë serinë nga fillimi, për të arritur në mbylljen e rrethit.

Kurrë më parë, siç ka bërë në këtë libër, J. K. Rowling, tregon aftësinë e saj mahnitëse për t'i zënë në befasi lexuesit, për të ushqyer një zjarr që, edhe pse dhjetë vjet nga lindja e tij, nuk resht se na mrekulluari.

Thashethemet që Harry, Roni ose Hermione vdesin nuk janë të vërteta. Është e vërtetë që Fred Weasley vdes ndërsa Xhorxhit ia prejnë veshin. Ana e errët dhe profecia zhduken. Severus Snape bëhet drejtor i Hogwartsit. Është personazh pozitiv, shumë besnik ndaj Urtimorit dhe tragjik. Vdes. Grabitqarët marrin fund. Wormtail bën vetëvrasje. Gjithashtu edhe personazhi i dashur Mad Eye Moody vritet. Bellatrix Lestrange, ndër Hamortët që vrau më së shumti kundërshtare, vritet nga më e buta dhe e kujdesshmja, Molly Weasley. Harry vazhdon jetën e tij me bashkëshorten Ginny Weasley dhe me fëmijët : James Potter, Albus Severus Potter dhe Lily Potter. Roni martohet Hermionën dhe lindin një vajze.

Kapitujt

Redakto

Libri është i ndarë në 36 kapituj si më poshtë.

Kapitulli 1: Ngjitja e zotërisë së Errët
Kapitulli 2: In Memoriam
Kapitulli 3: Nisja e Dërslive
Kapitulli 4: Shtatë Harri Poterat
Kapitulli 5: Luftëtari i rënë në betejë
Kapitulli 6: Lugati me pizhame
Kapitulli 7: Testamenti i Albus Urtimorit ...
Kapitulli 8: Dasma
Kapitulli 9: Një vend për t'u fshehur
Kapitulli 10: Rrëfimi i Kriçerit
Kapitulli 11: Ryshfeti
Kapitulli 12: Magjia të bën të pushtetshëm
Kapitulli 13: Komisioni për regjistrimin e njerëzve me gjak babanacësh
Kapitulli 14: Vjedhësi
Kapitulli 15: Hakmarrja e Qipullit
Kapitulli 16: Gufalla e Godrikut
Kapitulli 17: Sekreti i Batildës
Kapitulli 18: Jeta dhe gënjeshtrat e Albus Urtimorit
Kapitulli 19: Drenusha e argjendtë
Kapitulli 20: Ksenofilius Lovëgudi
Kapitulli 21: Rrëfenja e tre vëllezërve
Kapitulli 22: Dhuratat e vdekjes
Kapitulli 23: Vila e Mallfojve
Kapitulli 24: Mjeshtri që punonte shkopinjtë magjikë
Kapitulli 25: Vila Guaska
Kapitulli 26: Banka Gringot
Kapitulli 27: Struka e fundit
Kapitulli 28: Pasqyra që mugnonte
Kapitulli 29: Diadema e humbur
Kapitulli 30: Largimi i Severus Pitonit
Kapitulli 31: Beteja e Hoguortsit
Kapitulli 32: Shkopi Magjik me Dru Shtogu
Kapitulli 33: Përralla e Princit
Kapitulli 34: Përsëri pylli
Kapitulli 35: King's Kros
Kapitulli 36: E meta e planit

Lordi Fluronvdekje fuqizohet edhe më tepër !

Redakto

Fillimi i librit hapet me paraqitjen e Pitonit dhe një hamorti tjetër, të cilët janë duke shkuar për ta takuar Lordin Fluronvdekje për t’ia bartuar disa informata. Pitoni e informon Fluronvdekjen saktë lidhur me nisjen e Poterit nga Privet Drajvi. Pastaj ngjarja kalon te Harri Poteri, i cili ngatërrohet me një filxhan çaji në prag të derës dhe mënon se është një ndër teket e Dadlit për ta kurthuar, por pastaj e merr vesh se Dadli e ka bërë në shenjë përkujdesje ndaj Harrit. Ndoshta Marrosësit kanë ndikuar në Dadlin që të ndryshoj paksa ? Sidoqoftë, Dërslit kishin vendosur që ta pranonin ofertën e Urdhrit të Feniksit për t’i strehuar në një vend më të sigurt, sepse Harri druhet se sikurse Fluronvdekja që i ka torturuar gjer në vdekje prindërit e tij, do t’ia bëjë të njëjtën gjë edhe Dërslive. Ata pranojnë, pas disa hamendjeve, dhe Harri ndahet nga ta thuaja përgjithmonë, sepse në vijim e pret një aventurë shumë e rrezikshme, për jetë a vdekje.

Shtatë Poterët

Redakto

Kur Dërslit largohen nga shtëpia, Harrin vijnë për ta marrë shumë persona, të cilët Harri i ka shumë për zemër : Roni, Hermiona, Hagridi, profesor Mësysh Mudi, Fredi, Xhorxhi, Flëri, Billi, zoti Uezli e shumë të tjerë. Këta kanë bërë plan që t’i krijojnë shtatë Potera, duke e pirë Shurupin Shumëlëngjesh me përbërje të Harrit, dhe duke u shndërruar shtatë persona në formë të Harrit. Mirëpo Harri nuk pranon, sepse kjo mund të jetë gjë shumë me rrezik për ta, por askush s’e dëgjon dhe kërkojnë nga Harri që t’ua jap ca flokë për ta mbaruar shurupin. Të shtatë Poterët, gjashtë prej të cilëve janë të rremë shndërrohen, dhe nisen për t’u larguar nga Privet Drajvi bashkë me Harrin e vërtetë, por fatkeqësisht informata e Pitonit që ia kishte dhënë Fluronvdekjes kishte qenë e saktë dhe Hamortët i sulmojnë në ajër. Bëhet luftë e madhe, madje edhe vetë Fluronvdekja përfshihet në përleshje, por dështon që ta vrasë Harrin sepse sërish shkopat e tyre magjikë nuk funksionojnë karshi njëri-tjetrit siç duhet. Në këtë betejë profesor Mësysh Mudi e pëson dhe vdes, ndërsa Severus Snape i pret veshin padashur George Uezlyt.

Plani për hulumtimin e Horkruksëve

Redakto

Harri mbërrin shëndoshë e gjallë në Shtrofkën ku banon Roni, shoku i tij, dhe aty fillojnë ta bëjnë planin e hulumtimit të Horkruksëve. Harri nuk kërkon nga Roni dhe Hermiona që të vijnë me të, por ata veç ishin përgatitur kohë më parë për t’i qëndruar pranë. Diskutojnë për personin mister i cili kishte marrë një ndër Horkruksët e Fluronvdekjes, që përdorte akronimin R.A.B., dhe mundësinë për ta gjetur Horkruksin që kishte marrë ai në raste se nuk e kishte shkatërruar.:P

Testamenti i Urtimorit

Redakto

Papritmas vjen për vizitë në shtëpinë e Ronit, Ministri i Magjisë Ulërimsi, dhe i njofton Harrin, Ronin dhe Hermionen se Urtimori u kishte lënë në testament vetëm atyre tri gjëra : Ronit një Deluminator, Harri Topthin e Artë të Kuidiçit dhe Hermionës një libër me përralla.

Horkruksi në duart e "zhabës"

Redakto

Pastaj Billi dhe Flëri martohen, por fatkeqësisht Hamortët i sulmojnë dhe këtu fillon beteja e madhe. Harri, Roni dhe Hermiona arratisen, dhe shkojnë në shtëpinë e Sirius Blekut, nunit të ndjerë të Harrit. Aty qëndrojnë për ca kohë, dhe krejt papritur Harri zbulon se R.A.B., personi misterioz, është vëllau i Siriusit ! E pyet menjëherë xhuxhin e shtëpisë, Kriçerin, se a mos dinte ndonjë gjë lidhur me Regulus Blekun, dhe Horkruksin që kishte marrë nga Fluronvdekja, dhe Kriçeri i tregon gjithçka zotërisë së tij Harri Poterit, madje edhe vetë Kriçeri kishte qënë i përfshirë në këtë mesele. Regulus Bleku dikur kishte ndërruar mendje për atë që kishte bërë, dhe e kishte vjedhur Horkruksin e vërtetë duke e zëvendësuar me një tjetër të rremë. Harri e pyet Kriçerin në mos e di se ku ndodhet Horkruksi, por Kriçeri i tregon se e ka vjedhur Mundungus Fletçeri. Harri kërkon nga Kriçeri që të shkoj, ta gjej dhe ta sjell menjëherë këtu Mundugusin nëse është e mundur, dhe Kriçeri thotë se është e mundur dhe u bindet urdhrave të zotërisë së tij. Pas disa ditëve, Kriçeri kthehet në shtëpi së bashku me Mundungusin, por fatkeqësisht ai s’e ka më Horkruksin sepse ia kishte shitur një gruaje me fytyrë sikur zhabe ! Harri menjëherë e kupton kush është ajo, shpirtkazma Dolores Umbrixh.

Pastrimi i gjakpërzierëve

Redakto

Harri, Roni dhe Hermiona bëjnë plan që të futen në Ministrinë e Magjisë për ta gjetur Dolores Umbrixhin dhe për t’ia marrë në cilëndo mënyrë Horkruksin, dhe duke përdorur Shurupin Shumëlëngjesh, shndërrohen në tri punonjës të Ministrisë së Magjisë, dhe kështu arrijnë të futen brenda Ministrisë pa asnjë problem. Në Ministrinë e Magjisë ndodhin gjëra të kobshme, vriten magjistarët të cilët janë gjakpërzier apo kanë prejardhje nga familje babanacesh, dhe ajo që i merr në pyetje është pikërisht Doloresi ! Harri arrin të futet në sallë ku maltretohen të gjorët gjakpërzier, dhe e sulmon Doloresin duke e kalamendur dhe ia merr Horkruksin qafore që e kishte vënë rreth qafës.

Arratisja e Ronit

Redakto

Më shumë sekrete zbulohen, dhe Rita Skiter i fut hundët në punët e Albus Urtimorit duke ia shpalosur disa të vërteta të pathëna, të cilat tronditin Harrin. Urtimori në moshën e Harrit, kishte planifikuar që të mbisundonte mbi babanacet së bashku me Grindelualdin, për të cilin Urtimori kishte pasur më shumë se ndjenja miqësore. Sidoqoftë, Harri e harron punën e Urtimorit sepse shoku i tij ngushtë Roni e lë vetëm në mal, dhe arratiset sepse s’mundet ta duroj më këtë gjendje të pa planë. Roni dëshpërohet dhe i duket e kotë ajo çfarë po bëjnë ata, andaj kërkon që ata të kthehen në shtëpi dhe t’i lejnë Horkrukset, por Harri kurrsesi nuk pranon dhe Roni hidhërohet e largohet, duke e lënë të vetëm Harrin me Hermionën.

Gufalla e Godrikut

Redakto

Harri dhe Hermiona shkojnë në Gufallën e Godrikut për ta vizituar shtëpinë e prindërve të tij, dhe varret e tyre. Në varrin e prindërve të tij e gjen të shkruar “Armiku i fundit që duhet shkatërruar, është vdekja”, dhe Harri e keqkupton dhe mendon se edhe prindërit e tij kishin menduar njëjtë sikurse Hamortët për ta mbisunduar vdekjen, por Hermiona ia shpjegon se më atë çfarë kanë menduar prindërit e tij ishte pikërisht mbisundimi ndaj frikës për vdekjen. Pastaj Harri takon Batilda Bagshotin, e cila ka shkruar Historinë e Hoguortsit, dhe jeton në Gufallën e Godrikut, por për çudi ajo asnjë fjalë së nxjerrë nga goja në prani të Hermionës dhe i kërkon Harri që të flasin sy më sy të vetëm. Harri pranon, dhe shkon lartë në dhomën e saj për të biseduar, por fatkeqësisht ajo nuk ishte Batilda e vërtetë, por gjarpëri i Fluronvdekjes Nagini i cili kishte marrë formën e Batildes, dhe për këtë arsye s’kishte mundur të fliste në prani të Hermionës, sepse ajo nuk e merr vesh gjuhën e gjarpërishtes kurse Harri po, dhe ai s’do ta merrte vesh kurrë se me cilën gjuhë po i fliste. Harri shpëton, por Hermiona pa dashje, me një shorti ia ndanë në dy pjesë shkopin magjikë të Harrit !

Shkatërrimi i Horkruksit të parë

Redakto

Harri i dëshpëruar që s’ka më shkop magjikë, e merr nganjëherë atë të Hermionës. Duke menduar se si ta shkatërroj Horkruksin e parë që kishin marrë, e sheh një patronus në formë drenushe, dhe e ndjek pas. Patronusi drenushë e çon të një pellg brenda të cilit ndodhet Shpata e Godrig Grifartit. Harri hidhet në pellg, por uji veç që s’e ngrin sepse jashtë bën shumë ftohtë. Ndoshta do të kishte mbaruar jetën aty, po të mos e kishte shpëtuar ai që e nxori jashtë ! Ishte Roni, i cili i doli në ndihmë bash në çastin e duhur. Harri ia jap Ronit Shpatën që kishte nxjerrë nga pellgu, dhe i thotë se ti e meriton ta shkatërrosh Horkruksin e parë. Roni duke u matur ta shkatërroj, Horkruksi si duket e ndjenjë se po i vije fundi, dhe krijon shëmbëlltyra të Harrit dhe Hermionës të cilat i flasin Ronit se janë kënaqur pa të, se janë bërë dashnor e të tjera, dhe Roni në fillim ngel si i ngurtësuar duke mos ditur çfarë të bëjë, nga njëra anë i mbërthyer nga xhelozia dhe nga ana tjetër nga miqësia për Harrin, vendos që t’i mëshoj Horkruksit dhe e shkatërron. Harri i thotë se fjalët që sapo u thanë janë të pavërteta, dhe Roni i beson dhe gjithçka kthehet në normale.

Shenjtërit e vdekjes

Redakto

Një ndër tri gjërat që kishte lënë Urtimori, ishte libri me përralla që i takonte Hermionës, dhe ajo aty e zbulon se në një përrallë që fletë për tre vëllezërit, shihet një simbol të cilin ia kishin parë edhe Xenofilius Lovëgudit në stemë, dhe vendosin që të shkojnë dhe ta takojnë e t’u tregoj gjithçka din për të. Xenofiliusi i tregon trios se Tregimi për Tre Vëllezërit flet për Dhuratat e Vdekjes të cilat janë : Shkopi i Madh, Guri i Ringjalljes dhe Manteli i Padukshmërisë. Madje Xenofiliusi këmbëngul duke thënë se të trija këto ekzistojnë, ndërsa Hermiona e kundërshton tërësisht ! Harri bëhet kureshtarë të mësojë më shumë për to, dhe kupton se ai që i posedon të trija bëhet njëfarë Mjeshtri i Vdekjes, të cilin askush s’mundet ta mposhtë. I kujtohen ëndrrat që kishte parë së fundmi me Fluronvdekjen, dhe kupton se atë që po kërkonte tani Fluronvdekja, ishte pikërisht Shkopi i Madh ! Dhe Harri ndërron mendje, më s’dëshiron t’i kërkojë Horkurksët, por Dhuratat e Vdekjes, mirëpo Hermiona e bind duke i treguar se po të kishin pasur rëndësi, Urtimori do t’i kishte treguar, dhe pikërisht Urtimori kishte kërkuar nga Harri që t’i kërkonte vetëm Horkruksët dhe asgjë tjetër.

Shtëpia e Mallfojve

Redakto

Duke qëndruar të strehuar në pyll nën një stendë të tre shokët, Harri pa dashje e përmend emrin e Fluronvdekjes dhe për fat të keq ai emër ishte bërë Tabu dhe kush e përdorte ishte e njëjtë sikur të kapej në radar. Harri, Roni dhe Hermiona kapen nga disa Hamortë menjëherë, dhe dërgohen në Çifligun e Mallfojve. Atje Hermiona torturohet tepër nga Belatriks Lestejnxhi, ndërsa Harri dhe Roni qëndrojnë të ndryrë në bimsë së bashku me disa persona të tjerë që i njohin : Lunën, shitësin e shkopinjve magjikë Ollivanderin, dhe disa të tjerë. Harri rastësisht kupton se e ka marrë me vetë një copëz të pasqyrës së thyer të cilën ia kishte dhuruar Siriusi para se të vdiste, dhe në të e sheh të reflektuar një sy të kaltër i cili ia shkel syrin, dhe Harri çuditet sepse i duket sikur i Urtimorit. I lutet që t’i ndihmoj kushdo qoftë, dhe pas disa çasteve në bimsë Trupëzohet Dobi, xhuxhi shumë i dashur shtëpiak. Ai arrin t’i nxjerrë jashtë Ronin dhe Harrin, por për t’u larguar duhet që ta marrin edhe Hermionën, dhe duke rrezikuar me vështirësi të mëdha e kapin Hermionën, dhe Harri e gjen një shkop magjikë aty pranë i cili qëllon të jetë i Drako Mallfoit, e merr dhe së bashku me Dobin, Ronin dhe Hermionën trupëzohen te vila e Billit dhe Flërit. Por Dobi në çastin e Zhdukjes nga Çifligu i Mallfojve ishte goditur nga Belatriks Lestrejnxhi me thikë, dhe ndërron jetë. Harri e varros Dobin, dhe ia shkruan sipër varrit “Këtu shtrihet trupi i Dobit, xhuxhit të lirë”.

Banka e Gringotit

Redakto

Gjatë torturave që kishin përjetuar në Çifligun e Mallfojve, Harri dëgjon Belatriksin duke e përmendur bankën Gringot dhe kupolën e saj edhe kupton se aty duhet të ndodhet ndonjë thesare i çmuar i Fluronvdekjes për të cilin natyrisht ai askujt s’i kishte treguar se çfarë ishte – një Horkruksë ! Harri, Roni dhe Hermiona prapë duke përdorur Shurupin Shumëlëngjesh dhe Mantelin e Padukshmërisë futen në bankën Gringot, ku Hermiona shndërrohet në pamje të Belatriksit sepse për fat të mirë gjatë torturave që ia kishte bërë Belatriksi Hermionës, ajo kishte arritur t’ia shkul disa flokë të cilat i hynë në punë për Shurupin Shumëlëngjesh dhe shndërrimin në pamje të saj. Arrijnë te futën me sukses në kupolën e Belatriksit dhe e gjejnë Horkruksin e Fluronvdekjes, por i zbulojnë se janë vjedhës dhe nuk i lejnë që të largohen goblinët. Por Harri rrezikon dhe e kap njërin prej dragonjve aty pranë, i cili qëllon të jetë i verbër, dhe i thotë Ronit e Hermionës që të hipin sipër. Së bashku, thejnë muret e bankës dhe arratisen.

Beteja e Hoguortsit

Redakto

Kështu Horkruks pas Horkruksi, Harri arrin t’i gjejë dhe i fundit që i nevojitet është ai në Hoguorts. Harri futet në shkollë me ndihmën e vëllaut të Urtimorit, Aberforthit, dhe Horkrusin e fundit e gjënë në Dhomën e Nevojave. Lufta fillon në Hoguorts, dhe Fluronvdekja më të mirë kërkon nga Harri duke e përdorur një shorti zëplotus që të dorëzohet dhe të dalë jashtë shkollës, në rast se nuk dëshiron që ta pësojnë edhe shokët e tij për faj të vet.

Shkopi i Madh

Redakto

Askush s’pranon që Harri të dal, dhe lufta fillon të zhvillohet. Hamortët thyejnë shkollën, të gjithë luftojnë. Fluronvdekja edhe njëherë i thotë Harrit se e pret në Pyllin e Ndaluar. Harri shkon, sepse e kupton se duhet të vdes. Horkruksi i fundit që duhet shkatërruar është Nagini dhe vetë Harri. Në Pyllin e Ndaluar Harri takon një shumë të madhe Hamortësh dhe Fluronvdekjen, edhe në vend vritet nga Fluronvdekja ! Por, në njëfarë bote tjetër, Harri takon Urtimorin me të cilin qartëson shumë gjëra dhe prapë kthehet në jetë, por të gjithë mendojnë se Harri ka vdekur ! Narcisa Mallfoi gënjen Fluronvdekjen se Harri Poter ka vdekur, ndërsa shfrytëzon rastin që ta pyes Harrin “A është Drako gjallë ?” dhe Harri i tregon se është gjallë. Dhe kështu, Fluronvdekja dërgon trupin e “pajetë” të Harrit në shkollë, dhe të gjithë ia plasin vajit. Por Harri pastaj lëvizë dhe fshihet nën Mantelin e Padukshmërisë. Fluronvdekja çmendet ! Harri zbulohet, dhe të gjithë prapë çuditen ! Fluronvdekja s’mundet ta besoj, dhe këtu Harri i tregon Fluronvdekjes se sa gabim e ka pasur, se Severus Pitoni kishte qenë njeri kokë e këmbë i Urtimorit, se atë e kishte vrarë me marrëveshje, dhe se Shkopin e Madh e kishte marrë pikërisht Harri, sepse ai që e kishte pasur i fundit Shkopin e Madh, ka qënë Urtimori, dhe fuqitë e Shkopit të Madh ia kishte marrë Mallfoi kur e ka çarmatosur Urtimorin, ndërsa Shkopin e Mallfoit e ka Harri ! Dhe Fluronvdekja në çast shpërthen në mëri duke e thënë shortinë e vrasjes “Avada Kedavra” drejt Harri, kurse Harri e thotë shortinë çarmatosëse, dhe shkopi i Fluronvdekjes fluturon nga dora e tij, shkon në dorën e Harrit, dhe shortia vrasëse e Fluronvdekjes i kthehet mbrapshtë dhe e vret vetë atë. Këtu edhe përfundon libri, dhe gjithçka i kthehet jetës normale.

I gjithë romani ndahet në dy pjesë kryesore : shoqërinë dhe vdekjen. Ngjarja fillon kur Harri kthehet me pushime të Dërslit. Ai përshëndetet me ta dhe në çastin kur ai largohet përgjithmonë nga Privet Drajv, sulmohet nga Hamortët. Këta arritën t'ia mbathnin por në çastin e fundit Alastor Mudi dhe Hedvigu vriten. Harri dhe Urdhri i Feniksit shpërngulën në Strofkë. Aty vjen Rufus Ulërimsi dhe i thotë Harrit, Ronit dhe Hermiones se testamenti i Urtimorit është hapur. Sipas testamentit, Roni trashëgonte Fikësin e Urtimorit, Hermiona trashëgonte librin "Përrallat e Bardi Bidell, ndërsa Harri Topthin e Artë që kishte kapur në ndeshjen e tij të parë të Kuidicit. Në dasmën e Flërit me Billin, Kingskli Shakellbollt lajmëron një lajm të tmerrshëm me anë të patronusit : Ministria dështoi, Ulërimsi ka vdekur dhe Hamortet po vijnë. Pas pak vijnë Hamortët dhe Harri, Roni dhe Hermiona shpërngulen në Grimolld Plejs numër 12, pra te familja Blek. Harri kupton se vëllau i Siriusit ishte një Hamort. Emri i tij ishte Regulus Arctulus Blek, pra kishte të njëjtat iniciale R.A.B. të cilat ishin të vendosur të Horkruksi i rreme. Horkruksin e vërtete e kishte marrë Regulusi.

Në kërkim të Horkruksëve

Redakto

Harri urdhëron Kriçerin të shkoje e të gjejë Mundgusin sepse ai e ka marrë medaljonin nga shtëpia e Blekëve. Mirëpo ai ia ka shitur Doleres Umbrixh. Treshja hyn në Ministrinë e Magjisë të maskuar me Shurup Shumëlëngjesh, e marrin medaljonin por nuk mund ta shkatërrojnë. Rrugës për në Grimolld Plejs, Hermiona kupton që një Hamort po i ndjek dhe detyrohet të shkojë në pyllin ku ishte zhvilluar Finalja e Kupës Botërore në Kuidic, bashkë me Harrin dhe Ronin. Këta e marrin vesh se mënyra e vetme për shkatërrimin e Horkruksit është Shpata e Grifartit, por në këtë çast, Roni i thotë Harrit se është lodhur me këtë jetë në arratisje dhe do që të heqë dorë nga kërkimi i Horkrukseve. Megjithëse Hermiona nisi të qante, Harri nuk e ndalon Ronin që të ike dhe Roni zhduket në errësire. Kështu mendohej se mori fund shoqëria e Harrit me Ronin. Kalojnë ca muaj dhe më pas mendohet se Shpata është në valutën e Belatris Lestrejnxhit por më pas zbulohet se nuk është origjinale. Vendndodhja e saj nuk dihet. Harri me Hermionën shkojnë të Gufalla e Godrikut duke shpresuar se Urtimori e ka fshehur shpatën atje. Ata ndalen nga Fluronvdekja dhe gjarpri i tij Nagini. Gjatë ikjes shkopi i Harrit thyhet. Një natë një patronus drenushe e udhëheq Harrin te shpata e vërtete e Grifartit, ku Harri desh mbytet, por shpëtohet nga Roni, i cili shfaqet papritur. Pastaj Roni e shkatërron me shpatë Horkruksin.

Dhuratat e Vdekjes

Redakto
 
Simboli i të Shenjtërve të Vdekur.

Treshja shkon te Ksenofilius Lovegud, i ati i Lunës dhe e pyesin për disa simbole që iu kanë paraqitur disa herë në Librin që Urtimori ia ka lënë Hermionës. Ksenofilius u shpjegon se këto shenja paraqesin tre objektet legjendare dhe të shenjta të vdekjes : Elder Wand (Shkopi magjik i Shtogut), Resurrection Stone (Guri i Ringjalljes) dhe Invisibility Cloak (Manteli i Padukshëm). Harri beson se Manteli i Padukshëm është një Hokrust. Ndërkohë Hamortët kanë zënë Lunën dhe i kërkojnë Ksenofiliusit të bashkëpunoje me ta. Ai i tradhton treshen mirëpo këta arrijnë të shpëtojnë. Harri harron paralajmërimin e Ronit për të mos e shqiptuar emrin e Fluronvdekjes dhe shqipton emrin e Fluronvdekjes, duke sjellë në çast Hamortet, të cilët e kapin rob bashke me Ronin dhe Hermionen dhe e çojnë te shtëpia e Drako Mallfoit. Në bodrumin e shtëpisë së tij ndodhej edhe Luna, Din Tomasi, zoti Ollivander dhe xhuxhi dashakeq i Gringots. Belatrisi e zë rob Hermionën dhe e torturon për informacion për ti treguar se ku e kanë gjetur shpatën e Grifartit. Në çastin e fundit vjen Dobi i cili më pas e liron atë edhe të tjerët. Bishtënxehti i gjen Harrin dhe Ronin por e mbyt vetën më pas në aksident. Ata i shkojnë në ndihmë Hermionës duke ia marr shkopin Drakos dhe Belatrisit. Vendosen në shtëpinë e Billit dhe Flërit. Atje Olivanderi i tregon se Shkopi i Vjetër ekziston dhe ai mund të iu jepte fund vuajtjeve. Kur shkojnë në Gringot duke shpresuar se Belatrisi në valutën e saj ka fshehur një Hokrust dhe kishin të drejtë. Aty ishte kupa e Helga Baldoskuqit. Floronvdekja është inatosur keq. Harri shpejtë kupton se një tjetër Hokrust është fshehur në Hoguart.

Beteja e Hoguortsit

Redakto

Me të arritur në Hogsmid takojnë vëllaun e Albusit, Aberfothin i cili përmes një kalimi sekret i fut në Hoguorts të sigurt. Hamortët sulmojnë por shkollën e mbrojnë : Urdhri i Feniksit, Ushtria e Urtimorit dhe Mësuesit e Hoguortsit. Roni dhe Hermiona hyn në Dhomën e Sekreteve duke marr një dhëmbë të balistikut të mbushur me helm gjarpri në mënyrë që ta shkatërrojnë Horkrukstin. Jashtë vdesin shumë vetë : Fred Uezli, Remus Lupin, Nimfadora Tonks, Kolin Krivi etj.

Më pas drejtohen për të Dhoma e Nevojave ku i ndjekin Drako Mallfoi, Tersi dhe Gojli. Tersi duke dashur ti vras shpreh shortin gabim dhe vranë veten dhe shkatërron Horkrustin. Harri e ndjek Fluronvdekjen dhe e sheh se i thotë Pitonit se meqë ai e ka vrarë Urtimorin është bërë ai Mjeshtri i Shkopit. Pra me vdekjen e Pitonit shkopi do i kaloj drejtpërsëdrejti Fluronvdekjes. Ai e urdhëron Naginin ta vras Pitonin dhe ai ikën. Pitoni pak para se të vdiste ia jep të gjitha kujtimet e tij Harrit. Ai e sheh besnikërinë e tij të patundur kundrejt Urtimorit dhe dashurin ndaj Lili Evans. Inati i kishte lindur pasi që Xhejmsi ishte martuar me Lilin. Urtimori i mallkuar nga unaza e kishte urdhëruar ta vras Pitoni dhe jo Mallfoi në mënyrë që shkopi të trashëgohet. Harri kupton dhe se ai patronusi i cili ia kishte treguar rrugën për tek Shpata e Grifartit ishte i Pitonit. Fluronvdekja i paditur meqë Harri ishte një Horkrust zbulon se Zotëria i Errët nuk vritet në qoftë se jeton Harri. Në kërkim të fatit Harri shkon në Pyllin e Ndaluar ku kupton se në Topthin e Artë që i la Urtimori ndodhet Gurin e Ringjalljes. Harri shpreh dëshirën që të vije shpirti i prindërve të tij, Siriusit dhe Lupinit të cilët i tregojnë kampin e Fluronvdekjes. Aty vritet nga Mallkimi Vrasës, Avada Kedavra. Harri nuk din nëse është i gjallë apo i vdekur kur më pas paraqitet Albus Urtimori. Ai i tregon se Fluronvdekja nuk vdes nëse gjaku i tij është edhe i Harrit por as Harri nuk mund derisa gjaku i tij është në trupin e Fluronvdekjes. Këtu i paraqitet mundësia të shkojë përpara apo të kthehet prapa. Harri zgjedh jetën. Ai ishte duke u bartur si trofe fitore. Pas ringjalljes ai mbulohet me Mantelin e Padukshëm. Nevili e nxjerr nga Kapelja Folëse shpatën dhe e shkatërron Naginin, Horkrustin e Fundit. Ndërkohë Moli Uezli sakrifikohet (por nuk vdes) për ta shpëtuar të bijën Xhinin. Në betejë Harri kupton se Lordi Fluronvdekje nuk e kontrollon Shkopin e Vjetër. Kur Mallfoi rrëzë kullës e çarmatosi Urtimorin edhe pse Pitoni e vrau atë shkopi zgjodhi Malfoin. Kur Harri ia mori Mallfoit shkopin ai u bë Mjeshtri i Shkopit. Kështu kur Fluronvdekja mallkoi me Avada Kedavrën dhe Harri me Ekspeliarmus u bë një lloj lidhje dhe kështu Shkopi i Vjetër duke u përpjekur që ta mbroj mjeshtrin e ktheu mallkimin andej nga ka ardhur duke e vrarë Fluronvdekjen. Pas betejës Harri shkon të portreti i Urtimorit duke i thënë se Mantelin e Padukshëm do ta mbaj por Relikt e Vdekjes nuk duhet të bashkohen. Ai, Gurin e Ringjalljes e fshehu në pyll, kurse Shkopin e Vjetër e kthehu dhe e fshehu te varri i Urtimorit mirëpo para se ta fsheh ai e rregulloj shkopin e vet magjik edhe pse Olivanderi mendonte se nuk ishte e mundur.

Epilog

Redakto

Kalojnë 19 vite pasi që Harri mundi Lordin Fluronvdekje dhe ai është martuar me Xhini Uezli dhe kishte tre fëmijë : Xhejms Siriusin, Albus Severusin dhe Lili Lunen. Albusi është në vitin e parë dhe brengoset se mos do të shkoj të Gjarpërblerti pasi që Severusi ishte një i tillë. Por Harri i thotë se Severusi edhe pse ishte një i tillë ai ishte një ndër njerëzit më të guximshëm që ka njohur. Kurse Lili nuk ka hyre akoma në shkolle, ndërsa Xhejmsi është kryeshkollar. Roni dhe Hermiona kanë dy fëmijë njëra quhet Rose kurse tjetri Hugo. Famulli i Harrit Tedi Lupin e dashuron Viktorja Uezlin (vajzën e Billit dhe Flërit). Mallfoi gjithashtu ka një djalë të quajtur Skorpios. Nevili është profesor i Herbologjisë në Hoguart dhe ka lidhje të ngushta me Harrin. Harri dhe Roni u bënë që të dy auror, bashke me Hermionen.

PS. Vajza e Billit dhe Flerit u quajt Viktoria, sepse lindi po në të njëjtën date me fitoren e plote mbi Hamortet.

Tregimi për tre vëllezërit

Redakto

Një herë e një kohë nga familja Peverel ishin tre vëllezër. Ata dolën jashtë për të shkuar në një vend mirëpo aty ishte një lumë dhe duhej ndërtuar një urë. Këta nuk e kishin të vështirë sepse ishin magjistarë dhe e ndërtuan të tre. Mirëpo në mes të urës ishte një shenjë. Kur u afruan të kalonin shenja u shfaq në trajtën e vdekjes dhe i pyeti se çfarë dëshironin. Vëllau i Parë i kërkoi një shkop nga i cili nuk do të mposhtej kurrë në duele. Vdekja i tha se nëse Shkopi nuk do të ishte më i tij, ai do të bëhej shërbëtor i Vdekjes. Ai pranoi dhe Vdekja nga Pema e Vjetër krijoj Shkopin e Vjetër dhe ia jep. Vëllau i Dytë ndryshe nga i pari kërkon një mënyrë për ti ringjallur të vdekurit. Vdekja pranon dhe ia plotëson dëshirën duke krijuar Resurrection Stone (Guri i Ringjalljes) dhe Vëllau i Tretë kërkon një mënyrë për të mos u parë nga shkon e vjen dhe atij i jep Vdekja, Mantelin e Padukshëm. Kështu, vëllau i madh fiton nëpër të gjithë duelet mirëpo një ditë Shkopi i vjedhet nga një magjistar tjetër dhe kështu Vdekja e merr si Shërbëtor të tij. Vëllau i Dytë me Gurin e Ringjalljes kërkon ta ringjallë të dashurën e tij mirëpo ajo kur i flet ky përmallohet dhe e vranë vetveten dhe bëhet shërbëtor i Vdekjes. Vëllau i vogël nuk tregohet naiv por e rruan mirë mantelin mirëpo kur ai ia len trashëgim djalit të tij Vdekja e merr edhe atë. Kështu krijohet Deathly Hallows ku me bashkimin e këtyre tre objekteve magjike krijohet Rregulli i Ri botërorë.