Ashureja
(Përcjellë nga Hashure)
Ashurja apo Ashyréja është një ëmbëlsirë që gatitet me grurë të zier, niseshte, fiq e rrush të thatë, pak groshë e bathë, arra të grimcuara përsipër, duke u ëmbëlsuar me sheqer apo mjaltë, por edhe me musht në mungesë të këtyre. Shënohet se në krahinën e Devollit është njohur si ashurash e gatitur me grurë të zier dhe sheqer, arra të grimcuara dhe beharëra përsipër.
Ëmbëlsira e merr emrin nga dita me rëndësi në fenë islame, me prejardhje nga fjala arabe ashr (dhjetë) gatuhej ditën e dhjettë të muajit hënor Muharrem, ditën e përkujtimit të rënies shehit të Hysejn ibn Aliut në betejën e Qerbelasë. Sipas tarikateve alevijte në mbarë botën islame si dhe në viset shqiptare, ashureja përgatitej pasi ndiqeshin dhjetë ditët e matemit.[1]
Referime
Redakto- ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 43–44, 624.