Armiqësia
Armiqësia shihet si një formë e sjelljes agresive të ngarkuar emocionalisht. Në të folurit e përditshëm, përdoret më shpesh si sinonim për zemërimin dhe agresionin.
Ajo shfaqet në disa teori psikologjike. Për shembull, është një aspekt i neurotizmit në NEO PI, dhe është pjesë e psikologjisë së ndrëtimit vetjak, të zhvilluar nga Xhorxh Kelli.
Armiqësia/mikpritja
RedaktoPër gjahtarët grumbullues, çdo i huaj nga jashtë grupit të vogël fisnor ishte një burim i mundshëm armiqësie.[1] Në mënyrë të ngjashme, në Greqinë e lashtë, çdo komunitet ishte në një gjendje armiqësie, të fshehtë ose të hapur, me çdo komunitet tjetër - diçka e zbutur vetëm shkallë-shkallë nga të drejtat dhe detyrat e mikpritjes.[2]
Tensionet midis dy poleve të armiqësisë dhe mikpritjes mbeten një forcë e fuqishme në botën e shekullit të 21-të.[3]