Haveli është një term i përgjithshëm i përdoru pë një shtëpitë dhe banesat qytetare në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh zakonisht një e tillë me domethënie historike dhe arkitekturore. Fjala haveli rrjedh nga arabishtja haveli, që do të thotë "ndarje" ose "hapësirë private" e bërë publike nën Sundimin Mogul dhe e shkëputur nga ndonjë traditë arkitekturore.[1][2] Më vonë, fjala haveli filloi të përdorej si term i përgjithshëm për stile të ndryshme të banesave rajonale, shtëpive qytetare dhe tempujve që gjenden në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh.[3]

Patwon Ji ki Haveli, Jaisalmer, Raxhastan, Indi

Historia

Redakto
 
Imazhe të skalitura strukturash shumë-katëshe dhe ballkonesh të Perandorisë Maurjane, shekulli i III p.e.s.

Shtëpitë tradicionale me oborr në Azinë Jugore janë ndërtuar sipas parimeve të lashtë të Vastu shastras,[4] që pohon se të gjitha hapësirat dalin nga një pikë e vetme, që është qendra e shtëpisë. Oborret janë një veçori e përbashkët në Arkitekturën e Azisë Jugore. Dëshmitë më të hershme arkiologjike të shtëpive me oborr në rajon datojnë që nga vitet 2600–2450 p.e.s.[5] Shtëpitë tradicionale në Azinë e Jugut janë të ndërtuara përreth oborrit dhe të gjitha veprimtaritë e familjeve vërtiten përreth chowkut ose oborrit. Për më tepër, oborri shërbente si një pus ndriçimi dhe një për të përmbushur një strategji efektive ajrimi në klimën e nxehtë dhe të thatë të Azisë Jugore. Gjatë periudhës mesjetare, termi Haveli u përdor për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat nën Perandorinë Mogule dhe mbretëritë Rajputana. Më vonë, termi i përgjithshëm haveli u identifikua me shtëpitë dhe banesat qytetare të klasës tregëtare.[6]

 
Shtëpi qytetare Haveli me dritare Jharokha

Karakteristikat

Redakto
  • Aspektet socio-kulturore: Chowku ose oborri shërbente si qendra e ceremonive dhe ritualeve të ndryshme. Bima e shenjtë tulsi vendosej këtu dhe adhurohej përditë për të sjellë begati për shtëpinë.
  • Siguria dhe privacia: Chowku, herë pas herë, i ndante zonat për burrat dhe gratë duke u mundësuar atyre më shumë privatësi.
  • Klima: Duke trajtuar hapësirën boshe në dizajnin e ndërtesës për tiu përgjigjur klimës vendore. Qarkullimi i ajrit i shkaktuar nga ndryshimet në temperaturë përdorej nëpërmjet ajrimit natyror të ndërtesës.
  • Veprimtaritë në kohë të ndryshme: Përdorimi i oborrit gjatë ditës, kryesisht nga gratë, për të kryer punët e tyre dhe ndërveprimi me gratë e tjera në hapësira private të pambuluara. Banesat e klasës tregëtare kishin më shumë se një oborr.
  • Artikulimi i hapësirës: Në Mor chowk, Pallati i Qytetit të Udaipurit, gjendet koncepti i oborrit si një sallë kërcimi. Në mënyrë të ngjashme, në havelë, një oborr ka mjaft funksione, zakonisht të përdorur për dasma dhe festime.
  • Materialet: tullat e pjekura, gurët ranorë, mermeri, druri, stukoja dhe graniti janë materialet e përdorura zakonisht. Aspektet dekoruese janë të ndikuara nga kulturat dhe traditat vendore.

Të gjitha këto elemente bashkohen për të formuar një rrethim që i jep oborrit një ndjesi rregulli dhe sigurie. Format arkitekturore të ndërtimit të havelit ka evoluar në përgjigje të klimës, stilit të jetesës dhe disponueshmërisë së materialeve. Në klimat e nxehta ku freskimi është një nevojë, ndërtesat me oborre të brendshme konsideroheshin më të përshtatshmet. Ajo vepronte si një teknikë e përsosur freskimi, ndërsa lejonte gjithashtu edhe dritën brenda. Harkada përgjatë oborrit, ose muri i lartë rreth tij i mbanin brendësitë e ndërtesave të freskëta. Shumë prej havelëve të Indisë dhe Pakistanit u ndikuan nga Arkitektura e Raxhastanit. Ata zakonisht përmbajnë një oborr shpesh me një krua në qendër. Qytetet e vjetra të Agras, Lucknowt dhe Delhit në Indi dhe Lahore, Multani, Peshawari, Hyderabadi në Pakistan kanë shumë shembuj havelësh të Stilit Arkitekturor të Raxhastanit.

Haveli të famshëm në Indi

Redakto
 
Haveli në Phalodi, Rajputana

Termi Haveli u aplikua për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat. Në pjesën veriore të Indisë. Havelit për zotin Krishna janë mbizotërues me ndërtesa të stërmëdha si banesa. Havelit janë të shquar për afresket e tyre që paraqesin imazhet zotash, kafshësh, skena nga kolonizimi britanik dhe rrëfenja të jetës së hyjnive Rama dhe Krishna. Muzika këtu ishte e njihur si Haveli Sangeet.

 
Reliev që paraqet forma të hershme të dritareve Jharokha, shekulli i I i e.s.

Më vonë këto arkitektura tempullore dhe afresket u imituan ndërsa u ndërtuan banesa individuale të stërmëdha dhe tani fjala është popullore për të përcaktuar vetë banesat. Midis viteve 1830 dhe 1930, marwarët ndërtuan[7] godina në vendlindjen e tyre, Shekhawati dhe Marwar. Këto ndërtesa u quajtën haveli. Marwarët pajtuan artistë për ti pikturuar ato ndërtesa që u ndikuan rëndë nga Arkitektura Mogule. Havelit ishin simbole të statusit për Marwarët ashtu si dhe për shtëpitë për familjet e tyre të mëdha, duke mundësuar siguri dhe rehati në mbylljen nga bota e jashtme. Havelit e mbyllura nga të gjitha anët kishin një portë të madhe kryesore.

 
Dhomë pritjeje në Samode Haveli në Jaipur, Rajputana, Raxhastan

Havelit tipikë në Shekhawati konsistonin në dy oborre — një i jashtë për burrat që shërbente si një vend hyrjeje i gjerë dhe i brendshme, zona e grave. Havelit më të mëdhenj mund të kenë deri në tre ose katër oborre dhe ishin dy ose tre katësh. Shumë havelë tashmë janë të zbrazët ose mirëmbahen nga një rojë (zakonisht një burr i vjetër). Ndërsa shumë të tjerë janë shndërruar në hotele dhe vende turistike tërheqëse. Qytezat dhe fshatrat e Shekhawatit janë të famshëm për afresket e tyre të bukura në muret e havelëve të tyre madhështorë, saqë janë duke u bërë tërheqje të rëndësishme turistike. Havelit brenda dhe përreth Fortesës së Jaisalmerit (e njohur gjithashtu si Fortesa e Artë), e vendosur në Jaisalmer të Raxhastanit, nga të cilat tre më mbresëlënëset janë Patwon Ki Haveli, Salim Singh Ki Haveli dhe Nathmal-Ki Haveli, meritojnë të vihen në pah. Këto ishin shtëpi të rafinuara të tregëtarëve të pasur të Jaisalmerit. Skalitjet ekstravagante në gurë ranor me detaje të pafundme dhe pastaj përpikmërisht bashkuara në modele të ndryshme secili më i harlisur se tjetri u pajtuan për tu vendosur që të tregonin statusin dhe pasurinë e pronarit. Përreth Jaisalmerit, ata janë skalitur në mënyrë tipike nga guri i verdhë ranor. Ata shpesh janë të karakterizuar nga pikura murore, afreske, jharokha (ballkone) dhe qemere.[8][9]

 
Haveli në Mandawa, Rajputana të Raxhastanit

Patwon Ji ki Haveli është më i rëndësishmi dhe më i madhi, ashtu si dhe i pari i ndërtuar në Jaisalmer. Ai nuk është një havel i vetëm por një kompleks prej 5 havelish të vegjël. I pari në radhë është gjithashtu edhe më popullori dhe është i njohur si Patwa Haveli i Kotharit. I pari mes tyre u pajtua dhe ndërtua në vitin 1805 nga Guman Chand Patwa, atëherë një tregëtar i pasur stolish dhe brokash të rafinuara që është më i madhi dhe më i stërholluari. Patwa ishte një njeri i pasur dhe një tregëtar i shquar i kohës së tij dhe kështu mund ta përballonte ndërtimin e godinave të veçanta për secilin nga pesë djemtë. Këto u përfunduan në një shtrirje prej 50 vjetësh. Të pesta godinat u ndërtuan në 60 vitet e para të shekullit të XIX.[10] Patwon Ji Ki është i shquar për pikturat e tij zbukuruese murore, jharokhat (ballkonet) e skalitura në mënyrë të stërholluar në gurin e verdhë ranor, portikët dhe harkadat. Megjithëse vetë ndërtesa është bërë prej guri të verdhë ranor, portiku kryesor është në ngjyrë kafte.

Haveli të famshëm në Pakistan

Redakto
 
Saad Manzili, haveli i Amir Habibullah Khan Saadit në Kamalia, Pakistan

Në Pakistan ka një numër havelish historikisht dhe arkitektonikisht të rëndësishëm, shumica e të cilëve janë të vendosur në provincën e Punxhabit dhe të ndërtuar gjatë Periudhës Mogule.

 
Haveli i Nau Nihal Singhut, nipi i maharaxhait Ranjit Singh në Punxhab, Lahore
 
Janjua Haveli i Haji Abdul Haq Janjuas në Malowal, distr. Guxhrat në Pakistan

Poshtë është një listë e disa prej havelëve me rëndësi arkitekturore dhe historike në Pakistan:

  • Haveli Awais Meer në qytetin e rrethuar me mure të Lahores.
  • Kapoor Haveli në Peshawar
  • Haveli dhe muzeu i Fakir Khanas, në Lahore.
  • Mubarak HaveliLahore
  • Haveli Asif Jah në Lahore.
  • Haveli Wajid Ali Shah në Lahore.
  • Choona Mandi HaveliLahore.
  • Haveli Nau Nihal Singh në Lahore.
  • Haveli Barood Khana në Lahore.
  • Lal Haveli ose Chandu Di HaveliLahore.
  • Haveli Man Singh në Jhelum.
  • Lal Haveli në Rawalpindi.
  • Saad Manzil në Kamalia.
  • Khan Club në Peshawar.
  • Waziristan Haveli në Abbottabad, shtëpia e Osama bin Ladenit
  • Janjua Haveli në Malowal, distrikti Guxhrat në Pakistan.
  • Haveli Mubashar Ali Janjua, në Matore, Kahuta, Rawalpindi.

Havelit në kulturën popullore

Redakto

Haveli është gjithashtu titulli i një romani të Suzanne Fisher Staples që është fituese e çmimit Newbery Honor me romanin e saj Shabanu: Daughter of the Wind. Rrëfimi merr fill në një havel të modës së vjetër në LahorePakistanit.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "haveli - definition of haveli in English from the Oxford dictionary". Oxforddictionaries.com. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2018. Marrë më 19 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Sarah, Tillotson (1998). Indian Mansions: A Social History of the Haveli. Orient longman. fq. 72. ISBN 0-900891-91-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bahl, Vani. "Haveli — A Symphony of Art and Architecture". The New Indian Express. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2016. Marrë më 19 janar 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Jagdish, Gautam (2012). Disenchanting India: Organized Rationalism and Criticism of Religion in India. abhinav publications. fq. 72. Marrë më 17 gusht 2006. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Morris, A.E.J. (1994). History of Urban Form: Before the Industrial Revolutions (bot. Third). New York, NY: Routledge. fq. 31. ISBN 978-0-582-30154-2. Marrë më 20 maj 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Bahl, Vani. "Haveli — A Symphony of Art and Architecture". The New Indian Express. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2016. Marrë më 19 janar 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "History - Chittorgarh". Rajasthan Infoline. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2016. Marrë më 19 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Havelis of Jaisalmer - Havelis in Jaisalmer Rajasthan - Jaisalmer India Havelis". Rajasthan-tourism.org. Marrë më 19 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Jaisalmer Havelis, Famous Haveli in Rajasthan India, Heritage Haveli Tours in Rajasthan India". Shubhyatra.com. Marrë më 19 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Patwon Ki Haveli - Patwonji Ki Haveli Jaisalmer - Patwon Ki Haveli In Jaisalmer Rajasthan". Jaisalmer.org.uk. Marrë më 19 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto