Helen Parkhurst (7 mars 18871 qershor 1973)[1] ishte një arsimtare, publiciste, pedagoge e shquar, ideatore e Dalton Planit, themeluese e Shkollës Dalton dhe moderatore e emisionit "Bota e fëmijës me Helen Parkhurst" në Rrjetin Televiziv ABC.[2] Parkhurst bashkëpunoi me psikologun Jean Piaget dhe pedagogët John Dewey dhe Horace Mann. Ajo dha kontribut të konsiderueshëm për një filozofi të arsimit përparimtar duke theksuar zhvillimin e "fëmijës në tërësi".

Biografia

Redakto

Helen Parkhurst u lind më 7 mars të vitit 1887 në Durand, Wisconsin, SHBA. Babai i saj, James Henry Parkherst, zotëronte një tavernë dhe merrej me rritje kuajve, ndërsa nëna e saj, Ida Parkherst, ishte përgjegjëse për edukimin e mirë të fëmijëve të saj. Helen Parkherst ndoqi mësimet shkollën e mesme Durand. Studimet i vazhdoi në Kolegjin Shtetëror të Mësuesve në Wisconsin të cilin e përfundon në vitin 1904. Nga ky vit e deri në vitin 1912 punoi si mësimdhënëse në disa shkollë fillore publike në Wisconsin. Në vitin 1912 kthehet në Kolegjin Shtetëror të Mësuesve në Wisconsin për të punuar si mësimdhënëse. Në vitin 1914 Parkhurst shkoi në Romë për një trajnim tremujor me pedagogen e shquar italiane Maria Montessori. Kur Montessori shkon në SHBA në vitin 1915 për të prezantuar metodën e saj në Panairin Botëror të Arsimit në San Francisko, Parkhurst vepron si asistentja e saj. Deri në vitin 1918 , Parkhurst ishte përfaqësuesi më i rëndësishëm i Montessorit në Shtetet e Bashkuara.

Në shtator të viti 1919 Parkhurst filloi punën në shkollën e saj në New York. Menjëherë pas kësaj, Parkhurst gjithashtu vuri në praktikë idetë e saj në një shkollë për djem me aftësi të kufizuara fizike në shtetin e Masaçusets. Kjo funksionon aq mirë sa që shoqja e saj Murray Crane, anëtar i bordit dhe njëra nga donatoret kryesore të kësaj shkolle, i kërkon asaj të prezantojë metodën e saj edhe në Shkollën e Mesme për djem dhe vajza në qytetin Dalton , Massachusetts. Kjo ndodh në shkurt të viti 1920 kur fillon eksperimentet e suksesshme të saj në këtë shkollë e cila më vonë do të njihet si Shkolla e Daltonit. Pikërisht nga këtu rrjedh edhe emri i koncepsionit arsimor të saj i njohur si Plani Dalton.

Parkhurst më vonë drejton hartimin e kurrikulave arsimore. Ajo vazhdon të punojë me fëmijë dhe bën programe të ndryshme radiotelevizive, përfshirë regjistrimet gramafonike. Ajo gjithashtu interviston fëmijët. Eleanor Roosevelt e admiroi punën e saj dhe e mbështeti atë në vitin 1939 me zgjerimin e shkollës së saj në New York.[3] Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, idetë për reformën arsimore u lanë pas dore. Më 1942 Parkhurst dorëzon menaxhimin e shkollës. Pas kësaj, nuk u dëgjua shumë për Planin e Daltonit në Shtetet e Bashkuara, megjithëse Shkolla e Daltonit në Nju Jorku ekziston ende.

Jashtë Shteteve të Bashkuara, idetë e saj janë veçanërisht të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Kinë dhe Japoni. Këtë të fundit ajo e viziton të paktën katër herë dhe madje merr një çmim perandorak. Në vitin 1952 ajo viziton Holandën dhe në vitin 1957 merr një mirënjohje nga Holanda.

Liria arsimore

Redakto

Helen Parkhurst nuk e përcakton “lirinë arsimore” si vetëvendosje absolute të studentit, por përkundrazi si një vetë përcaktim i studentit në lidhje me një detyrë. Nëse merret parasysh ndryshimi midis dy kuptimeve të "lirisë" - "lirisë për" dhe "lirisë nga" - në klasat e Planit Dalton zakonisht flitet për të parën: "liri për ". Nuk mund të mos merret parasysh se që të dy kuptimet e konceptit të lirisë janë gjithashtu plotësuese: liria për të shprehur mendimin personal do të thotë edhe liri nga shtypja. Por liria nënkupton gjithashtu edhe respektimin e lirisë së njerëzve të tjerë, që do të thotë se liria personale kufizohet përsëri. Nuk ka diçka të tillë si liri e pakufizuar, madje as në Metodën Dalton. Me termin " liri", Helen Parkhurst nënkupton lirinë që lejon dhe madje kërkon zgjedhjen personale, vendimin personal. Ky lloj i lirisë gjithashtu përfshin përgjegjësinë e njeriut për të tjerët kur zgjedh diçka. Prandaj, edhe fëmija gradualisht duhet të mësojë këtë lloj lirie.[1]

  • Education on the Dalton Plan, 1922,
  • Beauty, an interpretation of art and imaginative life, 1930,
  • Cathedral, a gotic pilgrimage, 1946,
  • Studies in the history of ideas, 1925 (bashkë autore),
  • Exploring the Child's World, 1951.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Eichelberger, Harald. "Der Daltonplan nach Helen Parkhurst". www.eichelberger.at (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2019. Marrë më 9 mars 2020.
  2. ^ Parkhurst, Helen (1922). Education On The Dalton Plan. New York: E. P. Dutton & Company. fq. 15–16. Marrë më 2007-12-01. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Dalton School (web.archive.org)". Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2007. Marrë më 11 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)