Henri VIII

mbret i Anglisë në shekullin e 16
(Përcjellë nga Henry VIII)


Henri VIII (28 qershor 1491 - 28 janar 1547) ishte mbret i Anglisë nga 21 prill 1509 deri në vdekjen e tij. Ai u bë Lord dhe më pas mbret i Irlandës madje pretendonte edhe Mbretërinë e Francës. Henri ishte monarku i dytë i Dinastisë Tudor, pasues i babait të tij, Henri VII. Ai dikur kishte shumë gra dhe i tradhtonte ato radhë pas radhe. Gjithsesi ai synonte Mbretërinë e Francës edhe pse ishte Lord. Gratë e tij ishin: Katerina e Aragonit, Anne Boleyn, Jane Seymour, Ana e Klevezit, Catherine Howard dhe Catherine Parr. Ai nuk kishte fëmijë të ligjshëm, por Henri kishte si pasues Eduardin e VI. Dy vajzat e tij ishin Elizabeta I dhe Meri I. Ai pati nje perplasje me kishen e Romes kur u nda me Katerinen e Aragonit dhe donte te martohej me Anne Boleyn. Katerina kishte bere nje vajze, Merin I dhe ishte shume e vjeter per te bere femije te tjere. Anne ishte mamaja e Elizabetes I. Ajo u dyshua se kishte tradhtuar Henrin, kështu që e ekzekutuan në kullë. Henri pastaj u martua me Jane Seymour, e cila lindi djalin e vetem te Henrit i cili mund te qeveriste vendin kur i ati te vdiste. Jane vdiq pak pas lindjes se Eduardit VI. Eduardi vdiq kur ishte 16 vjec. Me pas, Henri martua me Anen e Klevezit. Ajo nuk ishte e bukur dhe dinte muzike, prandaj u divorcua me Henrin (Henri e dashuronte muziken). Me vone ai u martua me Catherine Howard. Ajo u ekzekutua sepse u gjet e dashuruar me nje burre tjeter. Catherine Parr ishte gruaja e fundit e Henrit VIII. Ajo dinte shume gjuhe dhe u kujdes per Henrin derisa ai vdiq me 1547.

Henri VIII

Mbretërimi: 21 prill 1509 - 28 janar 1547 (37 vite, 282 ditë)
Kurorëzim : 24 qershor 1509 (17 vjeçar)
Paraardhës: Henri VII
Pasues: Eduardi VI

Bashkëshorte: Katerina e Aragonit
Anne Boleyn
Jane Seymour
Ana e Klevezit
Catherine Howard
Catherine Parr
Dinastia: Dinastia e Tudorëve
Babai: Henri VII
Nëna: Elizabeta e Jorkut
Ditëlindja: 28 qershor 1491
Vendlindja: Greenwich Palace, Greenwich
Ditëvdekja: 28 janar 1547 (55)
Vendvdekja Palace of Whitehall, Londër

Besimi: Kristian (Anglikan)

Kardinal Tomas Uollsi - Lord Kancelari i Henrit (1515-1529)

Redakto

Uollsi ishte një diplomat që në fillim të mbretërimit të Henrit kishte shumë fuqi në lidhjet e mbretit, me fe, në politikën e jashtme, dhe gjithashtu në politikën e brendshme.

Uollsi dhe qeveria - politika e brendshme

Redakto

Në lidhjet e brenshme, Uollsi u tregua mjaft i aftë dhe inteligjent, edhe pse jo cdo veprim i solli sukses. Gjyqi i fshehtë (Star Chamber), kriua nga Henri VII në 1487 për t'i denuar denuar kriminelët dhe njerëz pa ligj, u fortsua nër administrimin e Uollsit. Kur ishte Henri VII mbret, vetëm 12 raste gjykate/vjet u lejuan në gjyqin e fshehtë, kurse në Uollsi, ky numër u rritë dhe 120 raste gjykate/vjet u lejuan.

Uollsi dhe kisha katolike

Redakto

Uollsi nuk ishte vetëm lord kancelari i mbretit, por ishte edhe kardinal, dhe legatë i Papës. Megjithatë, Uollsi nuk e tregoi vetën si njeri fetar me sjelljet e tij. Në fakt, ai kishte dy fëmi me dashnorën e vete të lindur jashtë martesës, një veprim që katolicizmi nuk lejon. Kjo ishte jo vetëm problem për reputacionin e tij, por edhe problem sepse antiklerikalizmi nër mbretërimit e Henrit u zhvillua, shkaku i korrupcionit e kishës.

Uollsi dhe politika e jashtme

Redakto

Veprimet e Uollsit në politikën e jashtme ndoshta i solli më shumë sukses se veprimet e tij në politikën e brendshme. Gati menjëherë Uollsi e tregoi aftësinë dhe inteligjencën e vetë, kur në 1513 fushata e Uollsit në France përfundoi me sukses të madh - ai e kishte pushtu Tournain. Në 1518 Uollsi e siguroi traktatin e Londrës, një aleancë mes 24+ shtete kundër Osmaneve. Në 1520 Uollsi e organizoi një takim mes mbretët e Francës (Francis I) dhe Anglisë (Henri VIII) në Fushën e Leckës së Arit (anglisht Field of the Cloth of Gold, frëngjisht Camp du Drap d'Or). Edhe pse në fund kjo nuk solli paqe mes Anglisë dhe Francës, si deshiroi Uollsi, se në 1522 shpërthej lufta mes këto dy shtete, takimi ishte një sukses për Uollsin në nivel personal dhe diplomatik; ai arriti të organizoi një takim mes dy shtete armik me qëllimin e mbajtjës së paqës. Duke marrë parasysh se Henri VIII ishte një mbret luftëtar që kishte si idhull Henri V dhe e respektonte atë për fitorën e tij në luftën e azinkorit, që Uollsi arriti të bej këtë takim ishte mjaft për të treguar aftësinë e tij në lidhjet e politikës.