Henri Marie Ducrotay de Blainville
Henri Marie Ducrotay de Blainville (12 Shtatorë1777 – 1 Maj1850) ishte një zoolog dhe anatomist francez.
Henri Marie Ducrotay de Blainville | |
---|---|
Lindi | |
Vdiq | 1 maj 1850 (72 vjeç) |
Kombësia | Francezë |
Karriera shkencore | |
Fushat | |
Institucionet | Collège de France Akademia Franceze e Shencës |
Jeta
RedaktoBlainville lindi ne Arques,afër Dieppe.Në rini shkojë në Paris për të studjuar art,por menjëherë u apasjonua mbas historisë natyrore.Tërhoqi vëmëndjen e Georges Cuvier,për të cilin disa herë zevëndosojë si profesor në Collège de France dhe Athenaeum Club,Londër.Në 1812 u ndihmua nga Cuvier për të zënë pozicionin e asistentit të profesorit të anatomisë dhe zoologjisë në Fakultetin e Shkencës në Paris.Në fund,raporti mes dy burrave u përkeqësua,një situacion që përfundoj me armiqësinë e dy burrave.
Në 1825 Blainville u pranua si anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave,dhe në 1830 u zgjodh si tradhëgues i Jean-Baptiste Lamarck në karrigen e historisë natyrore në muze.Dy vite më vonë,me vdekjen e Cuvier,mori karrigen e anatomisë krahasuese,për të cilën u tregua nje trashgimtarë i zoti i mësuesit së tij të meparshëm.Në 1837 u zgjodh si anëtar i huaj i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencës. Me 1 Maj 1850 vdiq në një vagon treni për shkak të një apopleksie(emoragji cerebrale) në Embarcadère du Havre(sot Gare Saint-Lazare) në Paris.
Ka qënë autori taksonomik i shumë specieve zoologjike ,të zhdukura dhe jo;një nga eponimet e tija ështe Mesoplodonti i De Blainville-it (Mesoplodon densirostris).
Në fushën e Herpetologjisë ,adoptoj propozimin e Pierre André Latreille për të ndarë amfibët nga zvarranikët,dhe në 1816 krioj nje menyre unike rregullimi të nën-grupeve,duke përdorur organet gjenitale si kriter kryesor.Përshkroj shumë specje të reja zvarranikësh.
Blainville refuzoj iden e evolucionit.Ishte një kritik i ides të Lamarck-ut të evolucionit por,ngjashmërisht si Lamarck,propozoj një zinxhir kriesash.
Në 1822 shpiku fjalën paleontologji.
Trashëgimia
RedaktoBlainville është përkujtuar me emrin shkencor të një zhapiku të Amerikës veriore , Phrynosoma blainvillii.
Shkrime të përzgjedhura
Redakto- Sur les ichthyolites, ou, Les poissons fossiles(1818) - Mbi "ichthyolites", ose peshqit fosile.
- De l'organisation des animaux, ou Principes d'anatomie comparée (1822) - Mbi organizimin e kafshëve,ose principet e anatomisë krahasuese.
- Manuel de malacologie et de conchyliologie(1825-1827) - Manual malacologjie and konkologjie.
- Cours de physiologie générale et comparée(1829) - Kurs fizjollogjie gjenerale dhe krahasuese.
- Manuel d'actinologie, ou de zoophytologie(1834) - Manual aktinologjie [studimi i efekteve kimike të dritës të shikueshme dhe ultravjollcë] ose zoofitologji.
- Ostéographie ou description iconographique comparée du squelette et du système dentaire des mammifères récents et fossiles(1839–64) - Osteografi ose përshkrime krahasuese ikonograficale të skeleteve dhe dhëmbëvs të gjitarëve të gjallë dhe të zhdukur.