Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Herbert W. Franke (lindur më 14 maj 1927, Vjenë - v. 16 korrik 2022, Egling) ishte një shkencëtar austriak. dhe shkrimtar. Ai konsiderohet të jetë një nga autorët më të rëndësishëm gjermanë të fantashkencës. Ai është gjithashtu aktiv në fushën e futurologjisë, speleologjisë si dhe grafikës kompjuterike apo artit dixhital.










Biografia

Redakto

Franke studioi fizikë, matematikë, kimi, psikologji dhe filozofi në Vjenë. Ai mori doktoraturën në fizikën teorike në vitin 1950 mbi bazën e një disertacioni mbi optikën elektronike.

Shkrimet e tij janë përkthyer dhe botuar në Bullgari, Danimarkë, Francë, Britani e Madhe, Holandë, Itali, Japoni, Jugosllavi, Meksikë, Poloni, Rumani, Suedi, Spanjë, Bashkimin Sovjetik (Rusi), Hungari dhe SH.B.A. Romani "Ypsilon Minus" dhe disa tregime utopike u botuan gjithashtu në RDGJ.