Herman Gmeiner (23 qershor 1919 – 26 prill të 1986) ishte një filantropist, humanist dhe pedagog i shquar austriak dhe themelues i SOS Fshatrave te Fëmijëve.

Hermann Gmeiner
(1919 - 1980)
Lindi23 qershor, 1919
Vdiq26 prill, 1980
KombësiaAustriakë
ProfesioniHumanist, Pedagog,

I lindur në një familje të madhe fermerësh në Vorarlberg (tani në Austri), Gmeiner ishte një fëmijë i talentuar dhe fitoi një bursë për të ndjekur mësimet në gjimnaz. Nëna e tij vdiq kur ai ishte ende një djalë i vogël dhe motra e tij më e madhe, Elsa mori për detyrë të kujdesej për vëllain më të vogël.

Duke qenë se edhe ai vet i kishte përjetuar tmerret e luftës si një ushtar në Rusi, ai u përball me izolime dhe vuajtje të shumta të luftës, me fëmijët jetimë dhe fëmijët e rrugës, si një fëmijë i një punëtori të mirëqenë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në bindjen e tij që ndihma kurrë nuk mund të jetë efektive për aq kohë sa fëmijët duhet të rriten pa një shtëpi të tyre, ai ishte i vendosur për zbatimin ides së tij për SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Me vetëm 600 Shilinga Austriake (përafërsisht. 40 dollarë amerikanë) në xhep Herman Gmeiner themeloi Shoqatën e SOS Fshatrave të Fëmijëve në vitin 1949, dhe në të njëjtin vit vuri gurthemelin e të parit SOS Fshatit të Fëmijëve në Imst, në Tirol të Austrisë. Puna e tij me fëmijët dhe zhvillimin e Shoqatës SOS Fshatrave të Fëmijëve  e mbante Herman Gmeinerin aq të zënë sa që ai më në fund vendosi të ndërpresë studimet e tij për diplomë mjekësore.

Në dekadat në vazhdim ai ishte në mënyrë të pandashme i lidhur me angazhimin e tij për një familje me fëmijën në qendër të kujdesit, koncept ky i bazuar në katër shtylla kryesore: një nënë, një shtëpi, vëllezër e motra, dhe një fshat. Duke u fokusuar ekskluzivisht në nevojat e fëmijëve të braktisur, pjesa tjetër e biografisë së tij është pothuajse e njëjta histori e SOS Fshatrave të Fëmijëve. Ai ka shërbyer si Drejtor Fshati në Imst, duke organizuar zhvillimin e mëtejshëm të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Austri, ashtu siç ndihmoi dhe mbështeti ngritjen e SOS Fshatrave të Fëmijëve në shumë vende të tjera të Evropës.

Në vitin 1960 SOS-Kinderdorf International u themelua në Strasburg si organizatë ombrellë për SOS Fshatrat e Fëmijëve me Herman Gmeiner si president i parë i saj. Në vitet në vijim aktivitetet e SOS Fshatrave të Fëmijëve përhapen përtej Evropës. Kampanja e ashtuquajtur "kokrra e orizit" siguroi fonde të mjaftueshme për të mundësuar themelimin e të parit SOS Fshatit të Fëmijëve jashtë Evropës, siç ishte SOS Fshati në Daegu, Kore në vitin 1963, dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në kontinentet e Amerikës dhe të Afrikës.

Nga viti 1985 si rezultat i punës së Herman Gmeinerit, kishte një total prej 233 SOS Fshatrave të Fëmijëve në 85 vende të botës. Në shenjë mirënjohjeje ndaj shërbimeve të tij për fëmijët jetimë dhe të braktisur, Gmeiner mori edhe çmime të shumta dhe u nominua disa herë për Çmimin Nobel për Paqe. Megjithatë, ai gjithmonë e theksonte se ajo ishte vetëm në sajë të mbështetjes së miliona njerëzve të cilët e kishin ndihmuar.

Herman Gmeiner vdiq në Innsbruck në vitin 1986. Ai u varros në SOS Fshatin e Fëmijëve në Imst.

Organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve është aktualisht aktive në 132 vende dhe territore. 438 SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe 346 SOS Youth Facilities ndihmojnë më shumë se 60,000 fëmijë dhe të rinjë në nevojë, me një shtëpi të re. Më shumë se 131,000 fëmijë dhe të rinjë marrin pjesë në SOS Kopshte, SOS Herman Gmeiner Shkolla dhe SOS Qendra të Formimit Profesional. Rreth 397,000 njerëz përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga SOS Qendrat Mjekësore, si dhe 115,000 njerëz nga shërbimet e ofruara nga SOS Qendrat Sociale. SOS Fshatrat e Fëmijëve ndihmon edhe në situatat e krizave dhe fatkeqësive përmes programeve emergjente. Në klinikën emergjente në Mogadishu (ofrohen 260,000 kontrolle dhe trajtime brenda një viti) është një shembull i madh afatgjatë i projektit të ndihmave dhe lehtësimeve.

Thënie nga Herman Gmeiner

Redakto
  • "Çdo gjë e madhe në botë bëhet e vërtetë, vetëm kur dikush bën më shumë se sa ai duhet të bëjë."[1]
  • "Të gjithë fëmijët e botës janë fëmijët tanë."

Veprat

Redakto
  • Përshtypjet, Mendimet, Besimet – SOS Fshatrat e Fëmijëve [Eindrücke, Gedanken, Bekenntnisse], 1979.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Fisher, Claudia; Christine, Vallaster (1 pri 2010). Connective Branding: Building Brand Equity in a Demanding World. John Wiley & Sons. fq. 329. ISBN 9780470740873. Marrë më 2 dhjetor 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime

Redakto
  • Herman Gmeiner. Babai i SOS Fshatrave të Fëmijëve (Der Vater der SOS-Kinderdörfer) nga Hansheinz Reinprecht-Molden, Verlag Taschenbuch, Mynih, 1984.
  • H. Schreiber/W. Vyslozil: SOS Fshatrat e Fëmijëve - Gjetja e Rrënjëve, SOS-Kinderdorf International, Innsbruck, Austri, 2003.

Lidhje të jashtme

Redakto