Hersjana Matmuja (Kukës, 1990). E lindur në Kukës vjen në Tiranë në moshën 8-vjeçare dhe angazhohet në Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, nga ku ngjitet me korin e fëmijëve në korin e operës “Don Zhuani”.

Hersi Matmuja (2014)
Hersi, 2014.

Më pas, vazhdon studimet për Kanto në Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe në vitin 2009 fillon studimet në Konservatorin “Santa Cecila” në Romë.

Hersi Matmuja është fituesja e Festivalit të 52-të Radio Televizionit Publik Shqiptar me këngën “Zemërimi i një nate”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë nga Genti Lako.