Herci
(Përcjellë nga Hertz)
Herci (origj. Hertz; simboli Hz) është njësi matëse e frekuencës që rrjedhë nga Sistemit Ndërkombëtar. Emrin e ka marrë për nder të fizikanit gjerman Heinrich Rudolf Hertz, i cili dha kontribut në fushën e elektromagnetikes.
1 Hz = s-1 = 1/s
Herc përkufizohet thjeshtë "një për sekondë"; 100 Hz "njëqind për sekondë". Njësia mund të përdorët për çfarëdo ngjarje fizike me përsëritje periodike. Akrepi i sekondave në një orë, për shembull, lëviz me frekuencën 1 Hz.
Më parë është përdorur njësia ekuivalente cikle për sekondë (cps).
Shumëfishat
RedaktoShumëfishat dhe nënfishat e hercit formohen me parashtesa si të gjitha njësitë tjera SI.
Shëmbujt
Redakto- 50 apo 60 Hertz(Hz), elektromagnetikë – frekuenca e rrymës alternative e furnizuar nga kompanitë elektrike
- 261,626 Hertz(Hz),akustikë – nota muzikore Do qendrore
- 440 Hertz(Hz), akustikë – përdorur për të akorduar instrumentet muzikore
- 104 kilohertz(kHz),elektronikë – shpejtësia e orës së mikroprocesori të parë komercial, Intel 4004 (1971)
- 88-108 Megahertz(MHz), elektromagnetizëm – frekuenca e transmetimit radiofonik FM
- 2-4 Gigahertz(GHz), elektronikë – shpejtësia e orës të mikroprocesorëve më të fundit
- 460 Terahertz(THz), elektromagnetizëm – frekuenca e dritës së kuqe
- 30 Petahertz (PHz), elektromagnetizëm – rrezet X