Filmi Heshtja e Lornës është një prodhim belg në të cilën trajtohen situata nga jeta e Mërgatës.

Përmbatja Redakto

Lorna, kosovarja e re (Arta Dobroshi) jo vetëm që ëndërron, por edhe lufton për ta sendërtuar planin e vet që, së bashku me shokun e saj Sokolin ta hapë një kafene në qytetin Lutih të Belgjikës. Ajo është e martuar me një përdorues droge me emrin Claudy, martesë kjo vetëm formale, e aranzhuar nga një ndërmjetësues kriminel i quajtur Fabio, me të vetmin qëllim që ajo të mund të bëhet shtetase e Belgjikës.

Ky është edhe parakusht që të fitohet paraja e vërtetë, ngase Fabio ka tashmë një shtetas rus si zgjedhje, i cili është i gatshëm të paguajë shumë të mëdha parash për t´u martuar me një belge dhe për t´u bërë gjithashtu shtetas i Belgjikës. Në këtë rast, Claudi është pengesë që duhet larguar disi.

Një divorc i Lornës prej tij do të merrte shumë kohë, derisa vdekja e një përdoruesi droge pas një mbidoze do të ishte më afër mendsh për planin e ndyrë të Fabios. Pikërisht tani, Claudy është në terapi rehabilituese dhe fillon t´i kthehet Lornës. Por, Lorna nuk mund t´i ndihmojë. Ndërsa Fabio bën trysni dhe klienti i tij rus nuk ngushëllohet.