Hida Viloria
Hida Viloria (lindur në 29 maj 1968) është një shkrimtare latino-amerikane, autore e librit me titull “Born Both: An Intersex Life” si dhe aktiviste për të drejtat e komunitetit interseks, me origjinë nga Kolumbia dhe Venezuela. Viloria është themeluese dhe drejtuese e organiazatës “Intersex Campaign for Equality”.
Edukimi
RedaktoViloria lindi në Nju-Jork, nga prindër emigrantë nga Venezuela dhe Kolumbia. I ati i saj,mjek me profesion ndërsa mamaja një mësuese shkollash, vendosën ta regjistrojnë atë si vajzë, pa e nënshtruar atë ndaj kirurgjive të panevojshme të seksit, të njohura ndryshe si gjymtim gjenital interseks, të cilat rekomandoheshin asokohe për fëmijë interseks me variacion gjenital si të sajin.
Viloria ndoqi Universitetin Wesleyan në Connecticut nga viti 1986 deri në 1988 si dhe u diplomua me medalje ari nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley në 1998, me një program studimor ndërdisiplinor në degën e "Gender and Sexualities study".