Hipnoza

një gjendje e rritjes së pranueshmërisë ndaj sugjerimeve dhe drejtimeve

Hipnoza (nga greq. "ipno-s" - gjumë, dhe perëndia greke e gjumit Hipnos) është një gjëndje e hamendësuar e ndërgjegjes së ndryshuar dhe karakterizohet nga një sugjestionimshmëri të lartë. Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore tek njerëzit nëpërmjet përdorimit të sugjestionit gojor. Me ndikime kuptohet një mendim (ide) apo komunikim bartës i një mendimi që nxjerr një përgjigje të fshehur ose të njohur nga personi pa ndërmjetësinë e aftësive të larta kritike.

Photographic Studies in Hypnosis, Abnormal Psychology (1938)
Një ushtrim hipnotizmi në fund qindvjeçarin e XI. Riçard Berg

Hipnoza nuk është e zbatueshme tek të gjithë njerzit, megjithëse disa njerëz përjetojnë nën hipnozë një rritje të të ndikuarit dhe ndjenjës nënshtruese të një gjendjeje të tjetërsuar të ndërgjegjes.

Nën gjëndjen e hipnozës njeriu është pasiv, dhe krejtësisht nën ndikimin e kërkesave të mjedisit të jashtme. Ndryshimi i mënyrës se të sjellurit, vepruarit, shijuarit, ndijuarit dhe menduarit, realizohen nga personi vetëm nën komandën e hipnotizuesit.

Historia

Redakto

I pari i cili në shekullin e XIX shfrytëzoi hipnozën për qëllime terapeutike ishte mjeku francez Jean Charcot, nxënës i të cilit ishte edhe Froidi.

Teknikat dhe pasojat

Redakto

Ka shume lloje teknikash të mësuara që kanë vetem nje qellim. Të hipnotizojne njerëzit. Një njeri mund të hipnotizoje pa dashje por disa e bëjne me qellim. Pas një seance hipnotizimi personi i hipnotizuar mund të ketë crregullime në funksionimin e aparatit kognitiv të tij. Mendohet se nëse një seance hipnoze nuk është përfunduar duke e sjelle personin në gjendjen normale të funksionimit të tij normal, atëherë tek ky person mund të shfaqen shenja të humbjes së kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë. Kjo teknikë e përdorur nga Jean Charcot ndihmonte në lehtësimin e krizave trupore të cilat nuk kishin burime organike. Kështu Jean Charcot zbuloi se pacientët e tij të spitalit Saint Anne, kishin një përmirësim të ndjeshëm pas trajtimit me hipnoze. Freudi i cili mësoi këtë teknike nga Jean Charcot zbuloi se njerëzit nën hipnozi kishin më shumë lehtësi në evokimin e gjendjeve emocionale dhe të cilat i perkisnin fëmijërisë së hershme. Freudi nëpërmjet teknikës së hipnozës zhvilloi teorine e tij të "Shoqërimeve të lira" të mendimeve.

Zbatimet

Redakto

Hipnoterapia

Redakto

Fjala hipnoze vjen nga greqishtja "hypnos", qe do te thote "gjume" - nje emertim orientues, pasi hipnoza eshte nje gjendje e te qenet i mprehte, teper i perqendruar e zgjuar. 90% e njerezve jane te hipnotizueshem, 20% e tyre vlejne si "teper te hipnotizueshem". Vendimtare eshte se sa shume njeriu i lejon perbrenda vetes sugjerimet e hipnotizuesit: cdo hipnotizim eshte ne fund te fundit nje "vete hipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance" (shqip. trens). Hipnoza mund te vihet ne perdorim te shumanshem; Pervec se ne "shfaqjet hipnotizuese" qe kane marre pak si nam te keq hipnoza mund te perdoret per luftimin e dhimbjeve, si per shembull per te shkulur nje dhemballe te pjekurise, ose ne rastin e dhimbjeve kronike te kurrizit. Nderkohe mjeket perdorin gjendjen "trance" ne shume fusha: Para se gjithash dentistet e perdorin hipnozen per nderhyrje operuese. Hulumtuesit e trurit kane zbuluar se si hipnoza menjanon dhimbjen.

Me ndihmë shëmbëllimesh rezonance magnetike janë zbuluar dy rajone të trurit të cilat vendosin se sa të pakëndshme e ndjejmë dhimbjen: Së pari një rajon me emrin "Korja e përparme rripore" simbolikisht (ACC). Ajo përpunon ndjenjat dhe sjell si pasoje atë që ne e ndjejmë dhimbjen si "vuajtje" ose "sfilitje". Rajoni i dytë, i ashtuquajturi "Bërthama bajameje" (shkc. amygdala), prodhon friken.

Nje seance hipnoze kalon permes tre hapash:

1. Hapja Hipnotizuesit e shfaqjeve parapelqejne te flasin pikesepari ne menyre urdheruese ("Une do te numeroj tani deri me tre: Syte e tu po rendohen, ti ndjehesh i lodhur"). Terapistet parapelqejne te punojne pikesepari embelsisht ne menyre shtendosese ("Ti ndjen frymen tende, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecen permes nje peizazhi te bukur sa s'ka"). Te dyja metodat sherbejne per te menjanuar kritiken, per t'i folur nenvetedijes dhe per ta bere dike te ndikohet lehte nga sugjerimet e metejshme.

2. Gjendja trance Perkunder pikepamjes se perhapur ne nuk fleme gjate hipnozes, por jemi te zgjuar dhe te perqendruar. Nese maten rrymat e trurit (EEG) gjate gjendjes trance atehere do te verehen vale alfa te perforcuara - nje shenje per perqendrim te madh. I hipnotizuari ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur keto te ishin realiteti. Per te verifikuar qe kemi te bejme me nje gjendje trance futet ne pune testi i ngritjes ne ajer: dora ngrihet ne menyre te pavullnetshme. Pervec kesaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymemarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Ne trance vihet tek dukuria e "shkeputjes": Ndarja e vetedijes nga trupi. Njeriu si te thuash leshon trupin dhe kundron vetveten nga siper. Meqenese njeriu nuk e njejteson me veten me trupin dhe ndjenjat atehere ai nuk ndjen me as dhimbje.

3. Kthimi ne gjendjen fillestare Tani i hipnotizuari do te merret serish mbrapa ne realitet - tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me cokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadale dhe me fjale te matura. Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shume gjate gjendjes trance saqe shpesh ka nevoje per minuta te tera per t'u normalizuar serish.


Autosugjestioni

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto