Historia e Bosnjës dhe Hercegovinës

(Përcjellë nga Historia e Bosnjës)

Bosnja dhe Hercegovina është njëri nga vendet historike në Evropë, me histori pothuajse të pandërprerë si një njësi gjeopolitike që nga Mesjeta e deri më sot. Ndërmjet viteve 1180 dhe 1463 ajo ishte një mbretëri e pavarur; nga viti 1580 deri në vitin 1878 ishte një "Ejalet" në kuadër të Perandorisë Osmane); nga viti 1878 deri në vitin 1918 ishte brenda Perandorisë Austro-Hungareze; dhe nga viti 1945 e deri në vitin 1992 ishte një Republikë Federale në kuadër të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Përmbledhje e shkurtër

Redakto

Bosnja dhe Hercegovina, të cilës nganjëherë burimet i referohen thjesht si Bosnja, është një vend në Evropën Juglindore në Gadishullin Ballkanik. Ajo ka pasur ka qenë e banueshme në vazhdimësi që nga Epoka Neolitike. Në periudhat më të hershme historike ajo ishte e banuar nga Ilirët dhe mbase edhe nga Keltët. Krishterimi në Bosnje dhe Hercegovinë arriti që në shekullin I, dhe në shekullin IV vendi u përfshi në kuadër të Perandorisë Romake Perëndimore. Pas kësaj Bosnja pushtohet nga fiset gjermane dhe më pas nga sllavët në shekullin VI. Në vitin 1136, Bela II i Hungarisë pushtoi Bosnjen dhe krijoi titullin "Ban i Bosnjës" si titull nderi për djalin e tij Ladislaus II të Hungarisë. Gjatë kësaj kohe, Bosnja u bë praktikisht autonome dhe përfundimisht u shpall një mbretëri në vitin 1377. Perandoria Otomane e pushtoi në vitin 1463 dhe i cili zgjati mbi 400 vjet. Ata bënë ndryshime të mëdha në sistemin politik dhe administrativ, prezantuan reformat në administrimin e tokës, klasat dhe dallimet fetare. Një seri kryengritjesh e përfshiu Bosnjen në vitin 1831, e cila arriti kulmin me rebelimin e Hercegovinës, një kryengritje e përhapur fshatare, në vitin 1875. Konflikti përfundimisht i detyroi osmanët t`i dorëzonin administrimin e vendit Perandorisë Austro-Hungareze nëpërmjet Traktatit të Berlinit të vitit 1878. Themelimi i Mbretërisë Jugosllave në vitin 1929 solli rindërtimin e rajoneve administrative në gjithë territorin e Mbretërisë, e cila qëllimisht i shmangej të gjitha ndarjeve në linjat historike dhe etnike dhe hoqi çdo gjurmë të identitetit bosnjan. Mbretëria e Jugosllavisë u pushtua nga forcat naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe Bosnja iu aneksua Shtetit të Pavarur të Kroacisë (NDH), gjë që çoi në persekutim dhe gjenocid të përhapur gjerësisht. Në dekadën e fundit të shekulli XX, u zhvillua Lufta në Bosnje 1992 - 1996 e cila shkaktoi qindra mijëra viktima dhe rreth 2 milion refugjatë. [1] [2] [3] [4]

Shih edhe

Redakto

Bibliografia

Redakto
  • Bataković, Dušan T. (1996). The Serbs of Bosnia & Herzegovina: History and Politics. Dialogue Association. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Marko Attila Hoare (2007). The History of Bosnia: From the Middle Ages to the Present Day. Saqi. ISBN 978-0-86356-953-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Markus Koller; Kemal H. Karpat (2004). Ottoman Bosnia: A History in Peril. University of Wisconsin Press. ISBN 978-0-299-20714-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Noel Malcolm (2002). Bosnia: A Short History. Pan. ISBN 978-0-330-41244-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Mauro Orbini:Il Regno de gli Slavi hoggi corrottamente detti Schiavoni
  • Mauro Orbini:Краљевство Словена
  • Matthew Parish, A Free City in the Balkans: Reconstructing a Divided Society in Bosnia, London: I.B.Tauris, 2009
  • Ed Vulliamy, The War is Dead, Long Live the War: Bosnia: the Reckoning Bodley Head (London 19 April 2012) ISBN 978-1-84792-194-9

Referime

Redakto
  1. ^ Wilkes, J. The Illyrians, Oxford Press, 1996; 2000
  2. ^ Malcolm, Noel (1994). Bosnia A Short History. New York University Press. ISBN 0-8147-5520-8.
  3. ^ Imamović, Mustafa (1996). Historija Bošnjaka. Sarajevo: BZK Preporod. ISBN 9958-815-00-1
  4. ^ Riedlmayer, Andras (1993). A Brief History of Bosnia-Herzegovina Arkivuar 18 qershor 2006 tek Wayback Machine. The Bosnian Manuscript Ingathering Project.