Stefan Tvrtko I (serbokroatisht: Stjepan/Stefan Tvrtko, Стефан/Стјепан Твртко; rr. 1338 – 10 Mars 1391) ishte i pari Mbret i Bosnjës.[1] Një anëtar i Shtëpisë Kotromanić, ai e pasoi xhaxhain e tij Stefan II si Ban i Bosnjës në vitin 1353. Pasi ai ishte i mitur në atë kohë, i ati i Tvrtkos, Vladislavi, shkurtimisht sundoi si regjent, i ndjekur nga nëna e Tvrtkos, Jelena. Në fillim, Tvrtko zuri te grindej me klerin Kishes Katolike, por më vonë gëzoi marredhenie të përzemërta me të gjitha komunitetet fetare në mbretërinë e tij. Ai ia doli qe ti pushtoi edhe disa te Perandorise Serbe në vitin 1373, pas vdekjes së sundimtarit te saj të fundit, Uroshi i Dobët. Në vitin 1377, ai u vetë kurorëzua si Mbret i Bosnjës dhe Serbisë, duke pretenduar se ishte trashëgimtar edhe i Dinastise se shuar serbe Nemanjiqë.

Monedhë e Tvrtkos
Stema e Tvrtkos I
Bosnja në kohën e Tvrtkos I në vitin 1390

Tvrtko I

Redakto

Tvrko I ishte i biri i Vladislav Kotomaniqa-rit dhe Jelene Shubiqeve-s. Principatën e trashëgoi nga gjyshi Stjepana II më 1353. Vitin e par pas vdekjes së gjyshit i ndihmoi i ati, dhe pas vdekjes së të atit 1354 e ndihmoi e ëma e tij energjike. Tvrtko vie në fuqi gjatë kohës kur krali hugarez Lajoshi i Madhë luftonte kundër Mleqanëve për Dalmacinë, dhe kundër Rashkës. Si vazal i hugarezëve, Tvrtko së bashku me të ëmën më 1355 ndërmerr një fushat për të kthyer qytete dalmatine kundër Mleqanëve. Hungarezët e pa kënaqur me qeverisjen e tij të kësaj pjese vendosin që të ja marrin pjesën nga Hum-i deri në Neretvë si mirazë për të bijën e Stjepana II, a për të shoqen e kralit Lajoshi. Përderisa më 1363, hungarezët tentuan edhe njëherë që ta ngushtojnë ai ju përgjegj atyre me ushtri. Me këtë rrastë hungarezët i dërgojnë dy armarta kundër Bosnjës, mirëpo që të dja dështojn: njëra udhëhiqej nga Krali Lajoshi, që u lëshua tek qytet i Sokolit dhe tjetra tek Srebrnikom-i. Pas këtyre sukseseve, Tvrtko i nxitur nga e ëma e tij provon që të fuqizojë pushtetin qendror gjë që shkaktoi pakënaqësi e që më 1366 u shndërrua në lëvizje. Në krye të saj ishte i vëlau i tij Vuk-u. Kjo lëvizje u shndërrua në kryengritje të hapur dhe në pranverë të 1366 Tvrtko dhe e ëma e tij largohen nga Bosnja, ndërsa si princ i Bosnjës shpallet i vëllau i tij Vuk-u. Si rrjedhë e këtyre ngjarjeve Tvrtko i drejtoet kralit hungarezë dhe me ndihmën që merr nga ai kthehet në fuqi. Gjatë 1366 dhe 1367 Tvrtko ja arrin që ta qetësoj gjendjen në tërë Bosnjën ndërsa i vëllai i tij iku në Dubrovnik. Nga aty, Vuk-u tentoj që të përfitoj nga Papa dhe nëpërmjet tij oborrin hungarez, mirëpo në këtë drejtim nuk kishte sukses.

Me vdekjen e Carit të Rashkës Urosh-it 1371 vdiq edhe trashëgëmija mashkullore e dinastisë së Nenanjës. Me ramjen e kralit Vukashin-i në betejën e Maricës 1371 nuk kishte më zot të Rashkës. Si rrjedhë e këtyre ngjarjeve d.m.th me krijimin e boshllëkut në hapësirën e Rashkës, Tvrtko pretendon të depërtoj dhe dominoj edhe në këtë hapësirë. Ai lajmërohet se ishte nipi i Jelisavete-s, bija e kralit Dragutin, e cila ishte e dhënë për gjyshin e tij Stjepana Kotromana. Në bazë tëtt kësaj ai ishte Nemanja-së nga ana e trashëgimisë femërore dhe më këtë ishte trashëgimtar i kurorës së Rashkës.

Me knaz Lazarin kishe mardhënje të mira. Në atë kohë knaz Lazari sundonte Moravinë perëndimore dhe ky sikurse Tvtro balafaqohej me zhupanin agresivë Nikol Altomanovi-n, zgjedhja e të cilit shtrihej nga Rudniku deri në det, nëpër Drin, Gacak, Bileqe dhe Trebinje. Nikola e kishte ndihmuar të vëllan e Tvrtkos haptasi në kryengritjen e lartpërmendur, kishte luftuar kundër Dubrovnikasve dhe Lazarin e kishte larguar nga Rudnik-u. Kishte preendime të depërtonte në Prizren dhe të shpallej mbrojtësi kryesor i kishës serbe. Trupat e bashkuara të Tvrtkos dhe Lazarit më 1377 ja arrijnë që të mundin Nikol Altomanoviq-in dhe të shkatërrojnë regjimin e tij. Duke e mbrojtur bashqen e vet, fisniku boshnjak ja arriti që të shtrij sundimin e tij mbi tokat Rashkës. Si sundues i tokave të dikurshme gjermane, Tvrtko me punën e tij e pranojë që të lidhet me traditat shtetërore të tyre. Për këtë për të edhe nuk ishte e vështirë që të kuptojë këshilltarin e tij Vlatka-në i cili e bindi që vetë atij Tvrtkos i takonte kurora mbretror e Rashkës. Për këtë edhe e kurorëzon veten kral i hapësirës së re. Kurorëzimi u bë në vjeshtën e 1377-ës sigurisht në Mitrovdan në manastirin e Mileshevi-t, vendi i kultit personal të Shën Savës, themeluesin e kishës krishtere të Rashkës. Kurorëzimi u bë me kurorën e shtëpisë mbretërore të Rashkës, Bosnjës dhe Primorjes e pjesëve perëndimore dhe njëherit i japi vetit emrin popullor, emrin simbolik që e bartin gjithë fisnikët e Rashkës - Stefan. Kurorzimin e Tvtkos e pranuan Dubrovnikasit dhe Mleqanët, dhe ata e ngritën në hierarkinë e udhëheqjes duke i ofruar ceremoniale të shtëpisë mbretërore.

Pas vdekjes së kralit hungarez Lajoshi i Madhë 1382, kralica hungareze me qëllim që të përfitonte mbështetjen e Tvrtkos ja jep atij qytetin e Kotorit më 1385. Tvrtko duke u nisur nga ajo që Bosnja do të fitonte daljen në det dhe do të shpërthente bllokimin dubrovnikas, më 1382 themeloi qytetin e Ri (Novi) si dëshmi e presences boshnjake. Me arritjet e para të anijeve tregtare në vendbanimin e ri filluan edhe vështërsit e para. Dubrovniku që logarsite tregtimin dhe transportin e kripës si monopol të vetin, e shikonte "tvrđavu" si konkurencë të rrezikshme për vete.

Me fitimin e Kotorit më 1385 Tvrtko nuk ishe i kënaqur, por mendonte të merrte tërë Dalmacinë. Qyteti i parë ishte Klis-i 1387 (qerdhe e familjes së Shubiqevëve). Aksionet e tij më vonë u orijentuan kundër marshimit otoman në Kosovë, Rashkë dhe Bosnje. Një armat otomane ishte ra më 1388 në Bileq. Në betejen e Kosovës më 1389 Tvrtko i dërgon si ndihmë Lazarit një pjesë të armatës nën udhëheqjen e vojvodës Vlatkom Vukoviqit, fituesit të luftimeve në Bileq. Repartet boshnjake nuk kishin pësuar shumë dhe vojvoda Vlatko i dërgon Tvrtkos lajme për fitore të anës krishtere. Nuk ka dyshim që Tvrtko në betejën e Kosovës kishte hyrë si kral i serbëve pasi që edhe ishte i kurorëzuar si i tillë. Ai ishte i sigurt që repartet e tija dhe fuqit e fisnikëve serbë kishin korrur fitore të mahe në betejën e Kosovës. Në bazë të kësaj sigurie ai i dërgoj lajme të mira shteteve tjera krishtere për fitoren e të krishterve. Si kundrpërgjegje është dalluar ajo e Firencës, e stilizuar nga umanisti Koluca Salutatijanë të cilël shprehen falenderimet e gëzimet kralit të Bosnjës.

Në pranverë të 1390 Tvrtko merr Splitin, Trogirin, Shibenikun dhe ishullin Braq, Hvarin dhe Krqulen. Kështu Tvrtko kishte futur nën zgjedhjen e tij me të vërtet gjitha qytete dalmatine përpos Zarës dhe pjesën më të madhe Kroacisë. Për sundimin e tij të shkurt në Dalmaci (9 muaj) është ruajtur shumë pak. Në dokumente latine për herë të parë paraqitet më 10 qershor 1390 me titullin krali i Rashkës, Bosnjës Dalmacisë, Kroacisë dhe Primorjes. Pas sukseseve në jetën e tij ai ka vdekur mars të 1391.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Cambridge Medieval History Series, f. 1719.

Lidhje të jashtme

Redakto