Historia e Gjermanisë

Gjermania në hartën e Evropës.

Gjermania nuk ekzistonte si shtet I bashkuar dhe I pavarur gjer në 1871. Trojet Gjermane shiheshin si rajone të ndara nga njëra-tjetra dhe secili rajon kishte historinë dhe kulturën e tij.

Një nga luftërat e para dhe ndër më të mëdhatë të periudhës së sundimit romak ishte ajo e pyllit të Teutoburgut, ku forcat gjermane I bënë rezistencë dhe mposhtën ato romake.

Fiset gjermanike

Redakto
 
Zgjerimi i fiseve gjermanike

Në jug, lindje dhe perëndim në shekullin e parë  Par.K., ata erdhën në kontakt me fiset KelteGaulit si dhe me fiset g anian, Baltike, dhe SllaveEvropën Lindore. Pak dihet për historinë e lashtë Gjermanike, përveç bashkëveprimeve të tyre me Perandorinë Romake, nga hulumtimet etimologjike dhe arkeologjike.[1]

Nën sundimin e Augustit, "Publius Quinctilius Varus" filloi të pushtonte Germania-n (një term i përdorur nga Romakët për të definuar një territor nga Lumi Rin tek Malet Urale), dhe në këtë periudhë fiset Gjermanike i mësuan taktikat luftarake të Romës derisa ruanin identitetin e tyre të klanit. Në vitin 9 pas erës sonë, tri legjione Romake të udhëhequra nga Vari u mposhtën nga udhëheqësi i klanit Kerusk ArminiBetejën e pyellit Teutburg. Si rezultat, Gjermania moderne, prej Rinit tek Danubi, mbeti jashtë Perandorisë Romake. Në vitin 100 pas Krishtit, fiset Gjermanike filluan të vendoseshin përgjatë Rinit dhe Danubit, duke okupuar pjesën më të madhe të asaj çfarë sot njihet si Gjermania moderne. Në shekulli III erdhën shumë fise Gjermanike perëndimore: Alamanni, Frankët, Chatti, Saksonët, Frisianët, Sicambri, dhe Thuringii. Rreth vitit 260, Popujt Gjermanikë depërtuan kufijtë Romakë të Danubit dhe hynë në tokat e kontrolluara nga Romakët.[2]

Mbretëria e Frankëve

Redakto
 
Mbretëria e Frankëve.

Në vitin 407 Frankët duke kaluar lumin Ren arritën të merrnin nën kontroll dhe të stabilizonin gjendjen në Gjermani. Mbretëria e Frankëve zgjati për shumë vite në mënyra të ndryshme. Nën sundimin e Karlit të Madh , I cili pushtoi Bavarinë në 788 dhe Sasoninë e Ulët në 804 dhe shpallet Perandor në 800, mbretëria përfshinte Francën dhe Gjermaninë e sotme, pasi disa zona bënë kryengritje dhe nuk I vuri dot nën pushtet

Perandoria e Shenjtë Romake

Redakto
 
Perandoria e Shenjtë Romake.

Me vdekjen e pasardhësit të fundit të Karlit të Madh merr fund edhe dinastia e tij. Otoni I I Madh vjen në pushtet nga dinastia e Sasonëve dhe në vitin 962 shpallet Perandor. Perandoria që krijoi ai u quajt Perandoria e Shenjtë Romake Gjermane dhe mbizotëroi gjer në 1806 pas Revolucionit Francez dhe sukseseve të Napoleonit.

Pernadoria Gjermane

Redakto
 
Pernadoria Gjermane.

Sukseset e Prusisë ndaj Austrisë dhe ndaj Francës i sollën Gjermanisë statusin kombëtar por nën influencën e Prusisë duke lënë jashtë nga “loja” Austrinë.

Statusi I ri I solli Gjermanisë një qeverisje si monarki kushtetuese ku parlamenti kishte pushtetin legjistlativ. Por perandori kishte caktuar një kancelar I cili përfaqësontë pushtëtin ekzekutiv.

Periudha e Perandorisë solli një rritje të ndjeshme ekonomikë.

Republika e Weimarit

Redakto
 
Republika e Weimarit në vitin 1920.

Republika e Weimarit që vinte menjëherë pas luftës botërore ishte një përpjekje për vendosjen e stabilitetit në Gjermani. Por me gjithë përpjekjet kjo reëpublikë ishte e rrethuar nga problemet financiare. Shumë protesta dhe kryengritje u shtypën nga qeveria. Gjendja e keqe ekonomike e pushtoi Gjermaninë dhe dobësoi qeverinë e Weimarit. Në këtë çast del në skenë një aktor që tronditi gjithë botën, Adolf Hitler së bashku me partinë e tij, Partia Kombëtare Socialiste e Punëtorëve Gjermanë (NSDAP) ose Partia Naziste. Duke u mbështëtur në racizëm dhe premtimet se do t’i siguronin punë të papunëve Nazistët I dhanë goditjen përfundimtare qeverisë duke supozuar se kishin bërë një bashkëpunim me hebrenjtë dhe duke thënë se lufta e parë Botërore ishte humbur për shkak të një tradhëtimi të brendshëm.

Lindja dhe vdekja e Nacismit

Redakto

Pasi fituan zgjedhjet,nazistët erdhën në krye të Gjermanisë dhe Adolf Hitler u shpall Kancelar nga presidenti Paul von Hidenburg30 janar të vitit 1933. Me vdekjen e Hidenburg (gusht 1934) Hitleri emërohet President por pa lënë postin e Kancelarit. Kështu ai e shpalli veten Führer(shef)i Gjermanisë. Menjëherë pas kësaj Hitleri dhe partia e tij zhdukën institucionet demokratike dhe partitë opozitare.

Në gjashtë vite sundim nazistët përgatitën vendin për luftën e dytë Botërore dhe miratuan ligjet diskriminuese për hebrenjtë dhe grupet e tjera me origjinë jogjermane. Hitleri filloi menjëherë spastrimin e Gjermanisë nga hebrenjtë në mënyrat më çnjerëzore. Një politikë e tillë u ndoq edhe për romët, homoseksualët dhe Dëshmitarëve të Jehovajit.

Pasi mori nën kontroll Austrinë në 1938 vazhdoi me Çekosllovakinë në 1938 dhe mori tokat Çeke sitë mbrojtura nga Gjermania. Por në 1945, Gjermania së bashku me aleatët e saj, Italinë Fashiste dhe Perandorinë Japoneze, munden nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Sovjetik. Lufta e Dytë Botërore që erdhi si pasojë e Gjermanisë solli një shkatërrim të Europës, milione njerëz të vdekur (6 milionë ishin hebrenj) dhe ndarjen e Gjermanisë më anë të murit të Berlinit.

Gjermania pas luftës

Redakto
 
Gjermania pas luftës.

Në vitet shtatëdhjetë, Gjermania filloi një epokë të re. Feminizmi(lëvizje për të drejtat e gruas), ambjentalizmi dhe antinacionalizmi u bënë pjesë e indentitetit të Gjermanisë.Që nga viti 1968 Rote Armee Fraktion shkaktoi terrorizën në Gjermaninë Perëndimore. Muri i Berlini ra në vitin 1989 dhe më 3 tetor të vitit 1990 Gjermania u ribashkua.

Burimet

Redakto
  1. ^ Jill N. Claster: Medieval Experience: 300–1400. NYU Press 1982, p. 35. ISBN 0-8147-1381-5.
  2. ^ The Cambridge Ancient History, vol. 12, p. 442. ISBN 0-521-30199-8.