Krishti (nga greq. Χριστὸς - Hristos = i vajisuri) është titulli që iu dha Jezusit si mesia. Fjala keqkuptohet shpesh si mbiemri i Jezusit për shkak të përmendjeve të shumta Jezus KrishtiBibël. Ndjekësit e Krishtit u bënë të njohur si të krishterë sepse ata besonin që Jezusi ishte Krishti, ose Mesia, profetizuarTanak (Besëlidhjen e Vjetër). Shumica e judenjve nuk e pranojnë këtë besim dhe janë ende duke pritur ardhjen e Krishtit (Mesisë), ndërsa shumë të krishterë tani presin Ardhjen e Dytë të tij në të cilën mendohet që ai do të përmbushë profecitë e mbetura mesianike.

Përmendore kushtuar Krishtit, Brazil.

Fusha e teologjisë së krishterë që merret me studimin e njohjes, jetës, mësimeve dhe veprave të Jezusit quhet Kristologji.

Dallimet midis "Jezus", "Krisht" dhe "Perëndi" Redakto

Jezusi (hebr. Jeshua) është shpëtimtari, kurse Krishti (hebr. Mesia) është titulli i tij, i cili do të thotë Mbreti ose Përfaqësuesi i Perëndi Atit, por Jezusi është jo vetëm Mesia ose mbret i dinastisë davidike, por (sipas besimit të të krishterëve) edhe Mesia hyjnor, d.m.th, Personi i dytë i Trinisë, sepse Perëndia është prej naturës qëni trepersonale. Jezusin e kryqëzuan kryetarët çifutët pikërisht për këtë pretendim.

17Por Jezusi u tha: «Ati im është gjithnjë në veprim, ashtu edhe unë.» 18Pas kësaj ata ishin edhe më të vendosur ta vritnin. Në të vërtetë, Jezusi jo vetëm që kishte shkelur rregullin e së shtunës, por madje edhe pohonte se Perëndia ishte Ati i tij, dhe kështu barazohej me Perëndinë (Ungjilli sipas Gjonit 5,17)

57«Ti akoma nuk i ke as të pesëdhjetat dhe e paske Avrahamin?!» – i thanë çifutët që po e dëgjonin. 58Jezusi u përgjigj: «Ju siguroj se para se të lindte Avrahami, UNË JAM*.» 59Pastaj ata morën gurët për ta vrarë, por Jezusi u fsheh dhe u largua nga Tempulli. (Gjoni 8,57-59)

23Jezusi u përgjigj: «Ju jeni prej këtej, i përkisni tokës, kurse unë i përkas qiellit. Ju i takoni kësaj bote, kurse unë nuk jam prej kësaj bote. 24Prandaj ju thashë se do të humbisni për shkak të mëkateve tuaja. Në qoftë se nuk besoni se UNË JAM, do të humbisni për shkak të mëkateve tuaja.» (Gjoni 8,2-24)

13Por Mosheu iu përgjigj: ”Kur të shkoj tek izraelitët dhe t’u them: «Perëndia i të parëve më dërgoi te ju», ata do të më pyesin: «Si quhet ai?» Atëherë çfarë t’u them atyre?” 14Perëndia tha: ”UNË JAM! Ja çfarë duhet t’u thuash: Ai që quhet UNË JAM më dërgoi te ju. 15Thuaju izraelitëve se unë, Zoti, Perëndia i të parëve të tyre, Perëndia i Avrahamit, Jichakut dhe Jaakovit, të dërgova tek ata. Ky është emri im përgjithmonë: me këtë emër duhet të më quajnë të gjithë brezat e ardhshëm (Dalja 3,13-15)

32Por Jezusi u tha: «Në emër të Atit tim kreva para jush shumë vepra të mira. Për cilën prej tyre doni të më vritni me gurë?» 33Ata u përgjigjën: «Nuk do të të vrasim me gurë për vepra të mira, por sepse shan Perëndinë. Hiqesh si Perëndi, megjithëse je veçse njeri.» (Gjoni 10,32)

62Pastaj kryeprifti u ngrit në këmbë dhe e pyeti Jezusin: «Nuk ke asgjë për të thënë kundër këtyre padive?» 63Por Jezusi heshti. Kryeprifti tha: «Unë po të përbetoj me emrin e Perëndisë që vepron: A je ti Mesia, Biri i Perëndisë?» 64Jezusi iu përgjigj: «Po. Ju siguroj se pas pak do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtë të të Gjithëfuqishmit (Zot). Gjithashtu, do ta shihni se si do të vijë mbi retë e qiellit.» 65Pastaj kryeprifti grisi rrobat e veta e tha: «Kjo është blasfemi!* Nuk na duhen më dëshmitarë! Ju e dëgjuat vetë. 66Çfarë vendimi nxirrni ju?» «Meriton vdekjen!» – thirrën ata (Ungjilli sips Mateut 26,62-65) *sharje kundër Zotit.

Del i qartë nga marrja në pyetje se Jezusi pretendonte jo vetëm të ishte mesia (kjo nuk ishte blasfemi) por edhe Mesia hyjnor dhe për këtë e dënuan me vdekje.

Pikëpamja e krishterë Redakto

2000 vjet më parë, u realizua plani i shpëtimit i Perëndisë për të gjithë njerëzit. Për shkak të mëkatit tonë, vetë Zoti erdhi në tokë duke marrë trajtë njerëzore, një trup njerëzor për të marrë mekatet tona, duke vdekur në kryq. Dhe u ringjall pas tre ditësh. Jezusi ishte dhe është Zot, i cili mund të ndryshoje jetën tende përgjithmonë...

Pikëpamja hebraike Redakto

Pikëpamja islame Redakto

Shiko edhe Redakto